Autor: AD

Mauricio Sarri ka marrë këtë verë drejtimin Atalantës duke u munduar të nisë një cikël të ri me klubin zikaltër, i cili nuk gjeti qëndrueshmëri pas largimit të Xhanpiero Gasperinit. Por ai duhet të bëjë llogaritë me dy largime të rëndësishme nga skuadra, ato të Martin de Ron dhe Berat Gjimshitit. Për të parin, Sarri ka treguar në një intervistë për “L’Eco di Bergamo”, se nuk i kishte komunikuar asgjë para se të kërkonte largimin drejt Romës. E ndryshme kishte qenë situata me Gjimshitin, të cilin me sa duket trajneri i njohur e kishte dashur si pjesë të ekipit. “Personalisht…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski për Protokollin me Bullgarinë, duke vënë në pikëpyetje arsyet e kritikave ndaj tij. Osmani rikujtoi se dokumenti ishte miratuar unanimisht nga Qeveria dhe kishte marrë mbështetjen e 67 deputetëve në Kuvend. Ai përmendi edhe një dokument të vitit 2019, të nënshkruar nga një ministër maqedonas, për të cilin, sipas tij, nuk ngrihen të njëjtat kundërshtime. „Çfarë ndryshoi – protokolli apo përkatësia etnike e ministrit që e nënshkroi?“, pyeti Osmani. Ai akuzoi se debati ngre pikëpyetje për mënyrën se si trajtohen qytetarët në bazë të përkatësisë etnike, duke shtuar se…

Read More

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, dhe deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, kanë dënuar rastin e raportuar të dhunës ndaj dy të rinjve nga Saraji gjatë një kontrolli policor, duke kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi në rast se konstatohen shkelje. Elmazi ka shprehur shqetësimin për ngjarjen dhe solidaritetin me familjarët e të rinjve, duke theksuar se policia duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të veprojë në përputhje me ligjin. “Policia duhet të jetë gjithmonë mburojë e qytetarit, simbol i sigurisë, profesionalizmit dhe zbatimit të ligjit, kurrsesi burim frike apo pasigurie për të rinjtë tanë”, ka deklaruar Elmazi.…

Read More

Trajneri Silvinjo ka folur sërish për të ardhmen. Braziliani që drejtoi për tre vite e gjysmë Kombëtaren e Shqipërisë mendon se është gati që të rikthehet në futbollin e klubeve. Prioritet për Silvinjon mbetet Europa, megjithatë nuk i mbyll derën eksperiencave të tjera. Intervista ndërkohë është dhënë për “Flashscore”. Pas një periudhe kaq të gjatë me një kombëtare, a e shihni veten duke u rikthyer në futbollin e klubeve? Cili është plani për kapitullin e ardhshëm të karrierës? “Nga ana profesionale dhe personale, ndihem shumë i përgatitur për hapin e radhës. Në stafin tim kam brazilianë, një argjentinas, një italian…

Read More

Bullgaria nuk pranon rihapjen e negociatave për kushtet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe kërkon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2022. Ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Çamova, deklaroi në Parlament se Sofja nuk pranon ndryshimin e detyrimeve të dakorduara dhe as shtyrjen e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese deri pas anëtarësimit në BE. Ajo kërkoi që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen pas takimit të saj me homologun maqedonas, Timço Mucunski, në Sofje, më 8 tetor. Takimi nuk solli afrim të qëndrimeve për çështjet që po e bllokojnë procesin eurointegrues. Shkupi kërkon…

Read More

Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria do të përgatisin një nominim të përbashkët për përfshirjen e Rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ministrat e Kulturës të tri vendeve nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u zotuan për bashkëpunim më të madh në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të këtij rajoni ndërkufitar. Dokumenti u nënshkrua nga ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejmani, ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni, dhe ministri shqiptar i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Sipas Sulejmanit, synimi nuk është vetëm njohja ndërkombëtare e Prespës, por…

Read More

Kanë filluar testimet për provimin e jurisprudencës, në një kohë kur vazhdon debati për mundësinë që kandidatët shqiptarë ta japin këtë provim edhe në gjuhën shqipe.Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar një zgjidhje ligjore për këtë çështje, por mbetet të shihet se kur dhe si do të zbatohet ajo në praktikë.Kërkesa për provimin e jurisprudencës në shqip është shndërruar në një nga temat kryesore të debatit publik, pas protestave të studentëve shqiptarë dhe premtimeve për ndryshime ligjore./Alsat.mk Artikulli paraprakSukses në skenën ndërkombëtare të filmit

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e sotme i pranishëm në qyetin e Fierit në kuadër të “Ripërtëritjes”, ku ka zhvilluar një takim me demokratët dhe qytetarët fierëakë. Gjatë fjalës së tij kreu i PD, theksoi se Shqipëria sot po pret që të shpërtohet nga demokratët. Ai tha se qytetarët do ta votojnë Partinë Demokratike vetëm kur të ngrihen në alrtësinë e detyrës. “Shqipëria kërkon dhe pret nga ne ta shpëtojmë atë. Sirenat e mjerimit, sirenat e shkretimit, sirenat e boshatisjes bien sot në të katër anët e vendit. Ligjin, të drejtën kushtetuese e ka marrë në dorë krimi. Qytetarët…

Read More

Nga Nick MILLER Si gjithmonë kur bëhet fjalë për bëmat e Cristiano Ronaldos, secili beson atë që do të besojë. A e publikoi javën e kaluar deklaratën e tij të pazakontë, ku shpjegonte pse ishte larguar nga grumbullimi i Portugalisë, sepse ndeshjet e kombëtares për këtë periudhë kishin përfunduar dhe ky ishte çasti i përshtatshëm për të thënë të vetën, pa ua shpërqendruar vëmendjen shokëve të skuadrës? Apo e bëri sepse e marta ishte mbrëmja kur Lionel Messi do të luante ndeshjen e lamtumirës me Argjentinën, në anën tjetër të botës? Të dyja duken të besueshme. Me 1740 fjalë të…

Read More

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku e cilëson këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Sipas Ramës, mbyllja e këtij kapitulli forcon perspektivën e vendit për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim. Postimi i plotë: SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E PARË.  Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Read More