Intervista e huazuar nga Bota sot Intervistoi: Albulena Muji Në prag të zgjedhjeve parlamentare, “Bota sot” sjell një intervistë me kandidaten e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, e cila vjen nga Sanxhaku. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk është vetëm një angazhim personal, por një përgjegjësi ndaj shqiptarëve të Sanxhakut, Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve kudo në Serbi. Në intervistë, Nuraj flet për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Sanxhak, veçanërisht frikën, pasigurinë dhe nevojën për një përfaqësim më të fuqishëm në institucionet e Serbisë. Një pjesë e rëndësishme e bisedës i kushtohet edhe rolit të grave shqiptare në…
Autor: AD
Babai i Ferid Muradit, Xhabir Murat Ejupi, ishte një emigrant shqiptar, i cili kishte kaluar më pak se një vit në shkollë. Megjithatë, ai kishte arritur të mësonte shtatë gjuhë dhe e kuptonte rëndësinë e jashtëzakonshme të arsimit. I biri, Ferid Murad, i lindur në SHBA, do të bëhej një nga shkencëtarët më të njohur në botë.Në vitin 1998, ai fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, së bashku me dy shkencëtarë të tjerë, për zbulimet lidhur me rolin e oksidit nitrik në komunikimin ndërmjet qelizave.Një histori e jashtëzakonshme që lidh rrënjët shqiptare, sakrificën e emigrimit dhe arritjet më të…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, se “herët a vonë flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, si dhe ndaj shfaqjes publike të Milan Radoiçiqit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujeva. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Konjufca thotë se ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë dëshmuar sërish, duke theksuar se një retorikë e tillë tregon se synimet e Beogradit nuk i përkasin vetëm së kaluarës. “Ambiciet e ripërtërira territoriale të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës u shfaqën hapur edhe një…
Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit të rrahjes brutale të dy shqiptarëve Ndërkohë, avokati i policëve të tjerë të përfshirë në rast i ka kërkuar Prokurorisë që t’u garantohet siguria klientëve të tij, pasi, sipas pretendimeve, ata kanë marrë kërcënime me vdekje. Sipas informacioneve paraprake, kërcënimet për sigurinë personale dyshohet se kanë qenë një nga arsyet që dy zyrtarët policorë janë larguar nga vendi. Ndërkohë, pritet që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të ndërmarrë masa për dy policët që dyshohet se kanë braktisur institucionin policor,…
Këngëtarja Blerina Matraku ka folur lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila. Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët. Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe…
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për herë të dytë ditën e sotme, pas komenteve që janë bërë në drejtim të tij në rrjetet sociale, pas votës pro reformës territoriale. Në reagimin e dytë, Braçe thekson se këto sulme janë të paguara, por pa përmendur emra. Sipas tij, këto sulme vijnë nga “këllira” më e madhe që ka politika sot. Braçe shkruan se ai ka dorëzuar fakte dhe dokumente që tregojnë se nga vijnë paratë e këtij oligarku të politikës, por deri më sot nuk ka parë asnjë reagim. Postimi i Braçes: PATRONAZISTET E OLIGARKUT NE SULM! E prisja, ka…
Aleanca për Shqiptarët ngre alarmin për rrezikun e përsëritjes së praktikave shumëvjeçare të anashkalimit të gjuhës shqipe dhe paraqitjes së njëanshme të historisë në projektet muzeore të Kalasë së Shkupit. ASH-ja mbështet restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por kundërshton çdo përpjekje për ta shndërruar këtë monument në një hapësirë ku historia prezantohet sipas interpretimeve selektive, ndërsa shqiptarët lihen në margjinat e saj. Nuk mjafton të restaurohen muret e Kalasë, nëse brenda tyre vazhdohet të deformohet historia! Aleanca kërkon që gjuha shqipe të jetë e pranishme në të gjitha emërtimet, tabelat, përshkrimet e eksponateve dhe materialet promovuese e digjitale. Po…
Presidenti amerikan, Donald Trump u ankua se nuk mori Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2026, një vit në të cilin nisi një luftë me Iranin. Në atë që duhej të ishte një tubim për kandidatët e tjerë republikanë në Sirakuzë, Nju Jork, presidenti amerikan i kushtoi një pjesë të gjatë të fjalimit të tij shprehjes së pakënaqësive ndaj Komitetit të Nobelit, raporton The Guardian. „Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga unë si presidenti juaj, duhej të kishin marrë Çmimin Nobel për Paqen, por nuk e morën. Dhe kjo është një njollë e pashlyeshme mbi shtetin e Norvegjisë…
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, ka ngritur shqetësimin për një rast të dyshuar të brutalitetit policor ndaj dy të rinjve, duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet dhe përgjegjësi për çdo shkelje eventuale. Lloga, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar se pamjet e incidentit ngrenë pikëpyetje serioze për respektimin e standardeve profesionale nga policia.Ai ka kërkuar që, nëse vërtetohet përdorimi i paligjshëm i forcës, të ketë shkarkime dhe përgjegjësi penale për personat e përfshirë. Ai ka kritikuar edhe përfaqësuesit e VLEN-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vënë në pikëpyetje reagimin dhe profesionalizmin e tyre. Deri më tani,…
Mbi 100 shitës në Bit Pazar të Shkupit janë zhvendosur në pjesë të tjera të tregut, pas rrënimit të tezgave të vjetra. Sipas drejtorit Agim Rushiti, punimet pritet të përfundojnë brenda 90 ditësh, kur tregtarët do të kthehen në vendet e tyre. Projekti parasheh edhe tualete publike dhe hapësira të reja parkimi./Alsat
