Qeveria e Turqisë të shtunën zyrtarisht ndaloi aksesin në platformat e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Ligji u publikua sot pas miratimit të projektligjit nga Parlamenti turk në prill të vitit të kaluar. Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 nëntor. Platformat e mediave sociale do të duhet të “marrin masat e nevojshme teknike dhe administrative, përfshirë verifikimin e moshës”, për të zbatuar rregullat e reja, thuhet në ligj. Sistemi i verifikimit të moshës do të funksionojë me një “token” të lëshuar nga qeveria, sipas nenit 7 të ligjit. Ligji përfshin gjithashtu dispozita për të miturit…
Autor: AD
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e rebelëve Huthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili ka shkaktuar disa viktima dhe qindra të plagosur. Kryeministri Edi Rama në një postim në X shkruan: “Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra sulmet e rebelëve Huthi kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” të Riadit. Ne qëndrojmë fort me Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe popullin e saj. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e të vrarëve dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe…
Kimet Jusufi nga Universiteti i Tetovës dhe Veland Ramadani nga Universiteti i Evropës Juglindore janë dy shqiptarët që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë, sipas listës së Universitetit Stanford dhe Elsevier për vitin 2026. Maqedonia e Veriut këtë vit numëron gjithsej 11 shkencëtarë në listën globale të studiuesve më të cituar për një vit të vetëm, ndërsa në vlerësimin që përfshin ndikimin shkencor gjatë gjithë karrierës janë renditur 15 studiues. Në mesin e 11 shkencëtarëve të përfshirë në listën e vitit 2026, Kimet Jusufi nga Universiteti i Tetovës renditet më së…
Sot, 11 tetor 2026 (e diel) në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë dy ditë më parë në Livoç të Ulët të Gjilanit. E dhimbshme, motër e vëlla që u vranë të premten, varrosen sot Lajme Gazeta Express 11/10/2026 7:29Sot, 11 tetor 2026 (e diel) në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë dy ditë më parë në Livoç të Ulët të Gjilanit. Njoftimi i plotë: I…
Kryeministri Edi Rama foli këtë të dielë për rigjallërimin ekonomik të zonave të ndryshme të Shqipërisë. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama ka treguar se si Malësia e Madhe dhe Përmeti kanë ndryshuar gjatë viteve të qeverisjes së tij. Slogani i këtij podcasti ishte “Më mirë një mur në Shqipëri sesa një pallat në vend të huaj”. Rama deklaron se nga dy vende të pashpresë janë kthyer në destinacione të Shqipërisë së re ndërkohë që sipas tij në bulevardin e Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe ekraneve. “Njëherë e një kohë por jo 100 vjet më…
Mbeturinat nga Kumanova do të transportohen dhe deponohen përkohësisht në deponinë e Drisllës në Shkup, pasi deponia lokale e Krastës është bllokuar. Këtë e kanë bërë të ditur Ndërmarrja Publike „Pastërtia dhe Gjelbërimi“ dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Ai falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Shkupit Orce Gjorgjievski dhe drejtuesit e Drisllës për mbështetjen në zgjidhjen e përkohshme të problemit me transportimin dhe deponimin e mbeturinave. Dimitrievski njoftoi se po punohet intensivisht për sanimin e deponisë së Krastës dhe për tejkalimin e situatës. Ai gjithashtu u kërkoi falje qytetarëve të Kumanovës për problemin me të cilin po…
Kalaja e Shkupit, sipas zotimit të autoriteteve, mund të jetë plotësisht e hapur për vizitorë dhe e mirëmbajtur, në vitin e ardhshëm. Gjatë vizitës në kala, krerët e institucioneve thanë se kanë siguruar mjete financiare dhe ka filluar rregullimi i hapësirave të gjelbra përreth. Muzeu Parahistorik dhe Muzeu i Periudhës Osmane në Kalanë e Shkupit pritet të kalojnë nëpër proces mirëmbajtjeje, adaptimi dhe sanimi. Autoritetet paralajmërojnë rikthimin në funksion të hapësirave muzeale, të cilat do t’u mundësojnë vizitorëve të njihen më nga afër me historinë e kalasë dhe të qytetit të Shkupit. “Janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 8…
Banorët dhe bujqit që duhet të kalojnë në lagjen “Dardania” në Tetovë përballen çdo ditë me rrezikun te nënkalimi i autostradës për të shkuar në tokat e tyre bujqësore. Megjithëse punimet për rregullimin e dy nënkalimeve në këtë lagje kanë nisur që në pranverë, ato ende nuk kanë përfunduar. Si pasojë, njëri nga nënkalimet mbetet tërësisht i bllokuar, duke i detyruar banorët ose të rrezikojnë jetën duke kaluar mbi autostradën Shkup-Gostivar, ose të bëjnë rreth 1.5 kilometra rrugë shtesë. Banorët shprehen të revoltuar nga stërzgjatja e punimeve dhe u bëjnë thirrje autoriteteve komunale që të përshpejtojnë procesin. “Këtu është shumë…
Objekte në mbarë vendin ndriçohen me të gjelbër për të përcjellë mesazhin e shpresës dhe shpëtimit të jetëve njerëzore. Disa objekte në Maqedoninë e Veriut janë ndriçuar me ngjyrë të gjelbër në shenjë solidariteti me dhuruesit dhe pranuesit e organeve, indeve dhe qelizave, me rastin e Ditës Evropiane të Dhurimit të Organeve, Indeve dhe Qelizave për vitin 2026. Nismës iu bashkuan disa komuna nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe institucione të tjera, duke përcjellë mesazhe të humanizmit, solidaritetit dhe shpresës për një jetë të re. Ministria e Shëndetësisë falënderoi të gjithë ata që mbështetën këtë nismë, duke theksuar…
Mbështetja për BDI-në dhe VLEN-in ka rënë gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa matja e fundit e publikuar nga MKD.mk tregon se dy subjektet shqiptare kanë barazuar rezultatin, me nga 4,2 për qind. Në mars, VLEN-i kishte 5,1%, kundrejt 4,8% të BDI-së. Në shtator, të dyja palët kanë shënuar rënie: BDI me 0,6 pikë përqindjeje, ndërsa VLEN me 0,9 pikë. Të dhënat ngrenë pikëpyetje për mbështetjen e dy blloqeve politike shqiptare dhe për besimin ndaj lidershipit të tyre. Ndërkohë, rreth 41% e të anketuarve nuk dinë për kë do të votonin, nuk do të votonin ose nuk kanë dhënë përgjigje,…
