Dy shtetas të huaj, të cilët kishin humbur rrugën drejt majës së Piribegut në Malin Sharr, janë shpëtuar falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Kosova. Alarmi është dhënë në orën 08:22 përmes numrit emergjent 112, pasi alpinistët, të përballur me mot të keq, ishin strehuar në një objekt malor pranë kufirit Kosovë–Maqedoni e Veriut. Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ndërhyrja nga territori maqedonas ishte vështirësuar nga shiu dhe mjegulla, ndërsa arritja në këmbë kërkonte mbi gjashtë orë. Për këtë arsye, u kërkua ndihma e ekipeve kosovare, të cilat kishin qasje më të lehtë përmes Brezovicës. Pas koordinimit…
Autor: AD
Tri automjete, dy të markës „Seat“ dhe një „BMW“, janë përfshirë nga zjarri në Shkup, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rastin në polici e ka denoncuar një shtetas turk, 54-vjeçar, me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Të tria veturat kishin targa të Shkupit. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit e Shkupit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat se si janë përfshirë tri automjetet nga flakët nuk janë bërë të ditura.
Vendimi amerikan për të lejuar përkohësisht shitjen e naftës ruse nuk e ndryshon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Moskës. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, njoftoi se Berlini po punon me partnerët europianë për masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë. Reagimi vjen pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, e cila u shoqërua me një marrëveshje për furnizimin e tregjeve me naftë. Sipas njoftimeve, Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar një përjashtim të përkohshëm nga sanksionet për naftën ruse. Masa parashikohet të zgjasë gjashtë muaj, deri më 7 prill 2027, me synimin për të lehtësuar mungesat globale…
Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kërçovë, pasi vajza e tij kishte njoftuar policinë se prej disa ditësh nuk po arrinte të kontaktonte me të. Rasti është raportuar më 10 tetor, rreth orës 16:45. Policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka gjetur burrin të vdekur në banesën e tij. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Këngëtarja Blerina Matraku foli në emisionin “Goca dhe Gra” për marrëdhënien me kompozitorin Adi Hila. Ajo tha se i kishte besuar atij dhe nuk kishte qenë në dijeni që në banesë ishin vendosur kamera sigurie. Matraku tregoi se ndjenjat e saj kishin qenë të sinqerta dhe se Hilën e konsideronte një prej personave më të afërt e të besuar në jetën e saj. Ajo kishte dashur ta bënte të lumtur dhe t’i qëndronte pranë, edhe për shkak të ngarkesave profesionale me të cilat ai përballej. “E desha dhe e vlerësova shumë. E kisha vendosur mes njerëzve më të besuar, pas…
Hansi Flick pranoi se goli i hershëm i Anthony Gordonit ia lehtësoi shumë punën Barcelonës në fitoren 3-0 ndaj Getafes, në xhiron e tetë të sezonit në kampionatin spanjoll. Gazeta “Mundo Deportivo” publikoi vlerësimin e trajnerit pas ndeshjes, në të cilin ai lavdëroi nivelin e lojtarëve të tij pas pushimit ndërkombëtar. Flick i tha “DAZN”-it: “Mendoj se shënimi i golit të hershëm ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm sot, veçanërisht pas tri javësh pa luajtur”. Ai vazhdoi: “E vlerësoj shumë këtë fitore ndaj një skuadre si Getafe, e cila ka një nga repartet më të mira mbrojtëse në kampionatin spanjoll. Ne e…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar parregullsi në veprimet e policisë gjatë incidentit të 7 tetorit 2026, ku dyshohet se është përdorur forcë e tepruar fizike dhe janë shkaktuar lëndime trupore. Pas shqyrtimit të incizimeve, kontrolleve të kryera dhe deklaratave të dëshmitarëve, ndaj gjashtë zyrtarëve policorë do të iniciohet procedurë disiplinore, ndërsa është paralajmëruar edhe suspendimi i tyre nga puna. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në kuadër të MPB-së ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë ndërhyrjes policore. Ndërkohë, për denoncimet penale të paraqitura pranë institucioneve kompetente, prokuroritë kanë lëshuar urdhra për ekspertiza, të cilat janë në proces. Pas…
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më 10 tetor se ende nuk e di se çfarë e shkaktoi pneumoninë që vrau një punëtor rus të laboratorit në një qendër kërkimore kundër murtajës në Siberi këtë muaj dhe se nuk ishte regjistruar asnjë rast i murtajës. OBSH tha se rregullatori shtetëror rus raportoi se testet e punonjëses së laboratorit dhe atyre që ranë në kontakt me të dolën negative për patogjenët me rrezik të lartë të testuar, se kontaktet e saj ende nuk treguan simptoma dhe se nuk ishin identifikuar raste të tjera të lidhura me pneumoni të rëndë. “Bazuar në informacionin…
Nga nesër, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të aktivizohet edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve, kamerat do të fillojnë të funksionojnë në rrugët e rajonit që mbulohet nga SPB-ja e Ohrit. Sipas MPB-së, sistemi synon të identifikojë shkeljet rrugore, të rrisë disiplinën e shoferëve dhe të përmirësojë sigurinë në trafik. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi gjatë vozitjes.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se misioni i radhës i tij është që të bëhet kryeministër i vendit. Në një video të influencerit Khan, i cili është i njohur botërisht për pyetjet që iu bën njerëzve në rrugë “Çfarë bëni për të jetuar”, Rama shihet duke e dhënë këtë deklaratë. Video nuk dihet kur është xhiruar, por është publikuar mbrëmë (10.10.2026) në rrjetet sociale të influencerit Khan dhe aty shihet kryetari Rama duke ecur në rrugët e New York, bashkë me një person tjetër. Për një moment Khan e ndalon Ramën dhe e pyet se “Çfarë…
