Autor: AD

Policia e Shkupit ka shqiptuar 102 sanksione ndaj shoferëve brenda vetëm gjashtë orësh, gjatë kontrolleve të zhvilluara në komunikacion. Kontrollet synojnë rritjen e sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave rrugore. Policia pritet të vazhdojë kontrollet për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur disiplinën e pjesëmarrësve në komunikacion.

Read More

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Në orën 10:00, Sa’ar do të takohet me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në orën 11:00 është parashikuar takimi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në orën 12:00 me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës janë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në disa fusha, përfshirë tregtinë, sigurinë kibernetike, inovacionin, energjinë, shëndetësinë, bujqësinë dhe menaxhimin e ujit. Gjatë vizitës pritet gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjeve…

Read More

Policia ka identifikuar një 37-vjeçar nga Shkupi, i cili drejtonte motorin në mënyrë të rrezikshme, duke lëvizur mbi një rrotë në bulevardin “Partizanski Odredi”. Rasti u zbulua pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shihej drejtuesi i motorit “Suzuki” duke rrezikuar sigurinë e tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Gjatë bisedës me policinë, 37-vjeçari pranoi se më 3 tetor e kishte drejtuar motorin pa patentë shoferi dhe se pamjet i kishte publikuar në TikTok. Prokuroria Publike në Shkup është njoftuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të…

Read More

Shkruan: Pashk Dushi Presidentja e re e Kosovës, zonja Justina Shiroka-Pula, është vajza e Simon Shirokës, argjentarit dhe zejtarit më të hershëm e më të njohur të filigranit në Kosovë. Përveç tjerash, i ati i saj, kishte edhe dyqanin e optikës, që fitonte mjaft të holla. Ai ishte artdashës i pasionuar.Zotëri Simoni kishte prejardhje nga Shiroka e Shkodrës, ashtu sikurse edhe bashkëshortja e tij poashtu shkodrane, Antoneta, të cilët nga Shkodra u vendosën në Kosovë dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre, kryesisht në Prizren e në Prishtinë.Çifti bashkëshortor (bashkëshorti i saj, gjakovari Blerim Pula, sivjet ka ndërruar jetë) i kanë 4…

Read More

Pas incidentit të 7 tetorit në Shkup, gjashtë policë do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedurë disiplinore. Mesazhi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme është i qartë: uniforma nuk është mburojë për shkeljet e ligjit! Pas shqyrtimit të incizimeve, deklaratave të dëshmitarëve dhe kontrolleve të brendshme, janë konstatuar parregullsi në veprimet e punonjësve policorë. Zv/ministri thekson se përgjegjësia nuk do të ndalet te suspendimi. Në koordinim me prokuroritë kompetente, po vazhdon ekspertiza dhe dokumentimi i provave për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi penale. “As uniforma, as funksioni dhe as përkatësia nuk e përjashtojnë askënd nga zbatimi i…

Read More

Mbështetja për VMRO-DPMNE-në ka rënë me 4,7 pikë përqindjeje gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa LSDM-ja nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë rënie për të rritur ndjeshëm rejtingun e saj. Sipas analizës së portalit Inbox7, bazuar në tri sondazhe të realizuara nga agjencia „Market Vision“ për MKD.mk, mbështetja për VMRO-DPMNE-në ka rënë nga 24% në mars, në 20,5% në qershor dhe 19,3% në shtator. Ndërkohë, LSDM-ja kishte 4,9% mbështetje në mars, u rrit në 6,2% në qershor, por në shtator ra sërish në 5,6%. Megjithëse dallimi mes dy partive është ngushtuar nga 19,1 në 13,7 pikë përqindjeje, VMRO-DPMNE vazhdon të…

Read More

Periudha negative e Vinicius po ecën përkrah momentit të tensionit që po përjeton Reali i Madridit dhe që në një farë mënyrë do ta shoqërojë deri në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve ndaj Romës. Braziliani shënoi ndaj Villarrealit golin që do të çonte rezultatin në 2-0, por që më pas u anulua dhe vetë Vinicius u ndëshkua me karton të kuq pasi tërhoqi nga flokët Saliba, me Realin e Madridit që gjithsesi arriti të fitojë këtë ndeshje. Gjithçka ndodhi në një kundërsulm të nisur nga Jude Bellingham që e çoi brazilianin te goli që do të mbyllte…

Read More

1. Rasti “SOPOTI”, 11 shqiptarë të pafajshëm u dënuan me 156 vite burg. Të gjithë u torturuan. Njërin, nga torturat, kërcënimet për jetë dhe rrahjet çnjerëzore, e detyruan të bëhet “dëshmitar i mbrojtur”. NATO alarmoi se ata ishin të pafajshëm. Institucionet këtë veçmë e dinin, por shqiptarët duhej të paraqiteshin si fajtorë në sytë e botës. Vetëm pas presionit të fortë ndërkombëtar, rasti u zbardh dhe ata dolën të pafajshëm. Por ata që e montuan, vazhduan punën. Madje avancuan ndjeshëm në karrierë. Asnjë përgjegjësi për një fshat të marrë në qafë. Asnjë përgjegjësi për jetët dhe familjet e shkatërruara. PARTIA…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, që përfshin të ardhurat nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale. Gazeta britanike përmend edhe Dukagjin Lipën, babain e këngëtares si menaxher i kompanisë në fjalë. Sipas Daily Mail, kjo shumë i bie afërsisht 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e kompanisë së saj vlerësohet në rreth 73 milionë funte. Sukses të madh financiar ka shënuar edhe turneu i saj botëror “Radical Optimism”, i cili përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth…

Read More

Policia ka identifikuar A.A., 37 vjeç nga Shkupi, i cili më 3 tetor drejtonte një motoçikletë “Suzuki” në një rrotë në bulevardin “Aradhat Partizane”, duke rrezikuar sigurinë në trafik. Ngjarja ndodhi pranë Sallës Universale, në vendin ku humbi jetën Frosina Kullakova. Policia veproi pas publikimit të videos më 10 tetor dhe e identifikoi drejtuesin me ndihmën e sistemit “Qyteti i Sigurt”. Gjatë bisedës me policinë, 37-vjeçari pranoi se drejtonte pa patentë shoferi dhe se kishte publikuar disa video në TikTok. Ndaj tij do të ngrihen dy kallëzime penale: për drejtim të papërgjegjshëm të automjetit dhe rrezikim të sigurisë në trafik…

Read More