Autor: AD

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me shoqërimin e Gani Gecit në Polici, pranë stacionit të B92 në Prishtinë. Burime të Nacionales brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Geci nuk është arrestuar, por është shoqëruar vetëm për sqarim. Shoqërimi i Gecit vjen pas incidentit me gazetarin Lirim Mehmetaj. Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci pas një postimi kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Mehmetaj kishte deklaruar se familjarë të Gecit i kishin kërkuar të hiqte ose ndryshonte postimin e tij, gjë që ai kishte refuzuar. Gazetari kishte bërë…

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka përshëndetur vendimin për mbylljen e një kapitulli me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe të tre kapitujve me Malin e Zi, të cilët pritet të formalizohen ditën e martë. Gjithashtu, presidenti i Këshillit Evropian deklaroi se ditën e martë BE-ja do të hapë grupe të reja negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë. “Përshëndes vendimin e sotëm të Shteteve Anëtare të BE-së për të hapur dy grupe të tjera negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë. Ne mezi presim të hapim të gjitha grupet e mbetura sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, përshëndes vendimin për…

Read More

Grupi i këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë akuzon komunën për tentim të tjetërsimit të pronës publike përmes një projekti të partneritetit publiko-privat. Sipas AKI-së, projekti përfshin parcelën prej 6.768 metrash katrorë, ku ndodhet stacioni i zjarrfikësve. Partia pretendon se komuna do të vinte në dispozicion pronën publike dhe do të paguante edhe 7,77 milionë euro, ndërsa partnerit privat do t’i takonin 40 për qind e kompleksit. AKI kërkon tërheqjen e menjëhershme të propozimit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike.(tetova1.mk)

Read More

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i hartuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës. Duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit të Venecias, hartuesit e raportit vërejnë se “paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë”. Sipas tyre, një situatë e tillë “mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur…

Read More

Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Shaheen dhe Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga e ngarkuara me punë të përkohshme Bell, senatorët u takuan me Presidenten Shiroka Pula dhe Kryeministrin Kurti, ku ambasada ka publikuar edhe fotografi. Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

Read More

NGA SKËNDER MUSLIU Kush po i fryen zjarrit?!Protestat janë e drejtë fundamentale e demokracisë për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesave legjitime, sikurse edhe ato që i organizoi për 21 ditë PAN-i dhe OVL-UÇK-ja me «degët» e tyre «Liria ka emër» dhe «Jo në emrin tim», për të shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin e Aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale kundër H. Thaçit, K. Veselit, J. Krasniqit dhe R. Selimit. Protestat e paralajmëruara paqësore u bënë edhe të dhunshme, për çka fajin kryesor e kanë ideatorët dhe organizatorët, respektivisht politikanët e PDK-së, AAK-së, Nismës dhe OVL-UÇK-së, të sponsorizuara nga medie mercenare, të cilët…

Read More

Janë hapur kreditë studentore, nga të cilat mund të përfitojnë rreth 500 studentë. Ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se skema e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë mbështet pagesën e tarifës së studimit, por kredia mund të përdoret edhe për qiranë, ushqimin apo transportin. “Një nga elementet kryesore të saj është mbulimi i normës së interesit nga Buxheti i Shtetit, dhe studentit i mbetet një normë interesi prej vetëm 0.5%.  Kredia mund të përdoret qoftë  për të mbuluar  tarifën e studimit, ashtu edhe për kostot e jetesës, sepse e dijmë që për studentë që vijnë nga qytete…

Read More

Imer Abdili, i riu me prejardhje nga fshati Sllupçan i Kumanovës, është një shembull i suksesit të të rinjve shqiptarë në diasporë, të cilët përmes përkushtimit, punës dhe ambicies arrijnë të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme akademike dhe profesionale. I lindur në vitin 2000 dhe me vendbanim në St. Gallen të Zvicrës, Imer Abdili ka ndërtuar një rrugëtim të admirueshëm në fushën e ekonomisë dhe financave. Rrugëtimin e tij akademik e nisi në Universitetin e Zürich-ut, ku përfundoi studimet Bachelor në drejtimin Banka dhe Financa. I vendosur për të avancuar më tej njohuritë dhe përgatitjen profesionale, ai vazhdoi studimet…

Read More

Gani Geci ka bërë të ditur se, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt, në restorantin “Garden” është zhvilluar një takim mes Ismet Mehmetajt, babait të Lirim Mehmetajt, vëllait të tij Rinorit dhe Gani Gecit. Sipas njoftimit të publikuar nga Gani Geci në rrjetet sociale, familjet janë pajtuar dhe janë zotuar se nuk do të merren më me njëra-tjetrën, as përmes shkrimeve dhe as në paraqitjet televizive. Ky zhvillim shënon një hap drejt uljes së tensioneve dhe përfundimit të përplasjeve publike mes palëve, pas ndërmjetësimit të dy figurave të njohura, Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt. (INA)

Read More

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka folur me superlativa për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si një nga liderët më të shquar dhe më të vlerësuar në botën e sotme. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Sa’ar thekson se pati kënaqësinë të takohej me Edi Ramën në Tiranë. Më tej, Sa’ar falënderon Ramën për angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorit. Postimi i Sa’ar: Më bëri kënaqësi të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. Kryeministri Rama e ka udhëhequr…

Read More