Nga 15 nëntori 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete. Shoferët që nuk respektojnë rregullat rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh ose 25 pikë negative, sipas dispozitave ligjore. Për automjetet deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 mm. Si alternativë lejohen goma verore me profil të paktën 4 mm, por me zinxhirë bore për rrotat tërheqëse. Për automjetet 4×4 dhe ato mbi 3.500 kilogramë, gomat dimërore duhet të kenë profil të paktën 6 mm, ndërsa përdorimi i gomave verore kërkon zinxhirë sipas kategorisë…
Autor: AD
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pas shoqërimit në polici dhe intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda. Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci. Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar. Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi ai…
Hakerët kanë sulmuar sistemet e ftohjes në qindra supermarkete në Francë, duke rritur temperaturën e frigoriferëve dhe ngrirësve deri në 50 gradë Celsius. Sulmi ka shkaktuar prishjen e sasive të mëdha të ushqimit dhe, sipas raportimeve, edhe zjarre. Prokuroria në Paris njoftoi të hënën se një sulm i përmasave të mëdha kishte prekur sistemet e ftohjes të lidhura me internetin në disa prej zinxhirëve më të mëdhenj të shitjes së ushqimeve në Francë. Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka urdhëruar Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike të Francës (ANSSI) të nisë një hetim për incidentin. Sipas një zyrtari nga kabineti i kryeministrit,…
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit. Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë. “Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij
Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami tha se do të synojnë që shumë shpejt ta bëjne gati për miratim në Kuvend ligjin e ri për automjete. Bajrami tha se “shumë shpejt do të fillojë të punohet në këtë ligj”. “Ka qenë premtim zgjedhor që e kemi bërë për kohën e importit dhe për çështje të tjera, teknikalitete të tjera të ligjit për automjete”, tha ai në Tëvë1. “Besoj që do të jetë një ndër ligjet e para të reja që do t’i vijnë Kuvendit”, tha Bajrami. Ai tha se kufizimi me 10 vjet i importimit të veturave ka qenë “i pakiptimtë”.
Shqipëria zhvillon sot në Luksemburg Konferencën e 10-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale. Në konferencë merr pjesë kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministri irlandez, Thomas Byrne. Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin, politikat industriale dhe rritjen e konkurrueshmërisë…
Nga 225 persona që ndodhen në paraburgim në burgun e Reçit, vetëm 10 prej tyre janë për krim të organizuar dhe korrupsion. Këto shifra u sollën në vëmendje nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, e cila kundërshtoi argumentet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, sa i takon masës së sigurisë “arrest në burg”. “Kjo nuk vjen e izoluar, por në një sërë vizitash që do të vijnë me një raport, por edhe në një moment kur qeveria ka propozuar Kodin e ri të Procedirës Penale, duke përdorur si justifikim situatën…
Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke kritikuar njëkohësisht skenën politike në Serbi. “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë. Ai kritikoi ashpër situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!” Peternel theksoi se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj.
Opozita nuk e mbështet kërkesën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për zgjerimin e votimit elektronik për zgjedhjet lokale të 2027-ës. Kryetari i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve Ilirian Celibashi, zhvilloi takim me aktorët politikë teksa bëri me dije se Partia Demokratike është pozicionuar kundër shtimit të bashkive që do të votojnë në mënyrë elektronike. Gjithashtu u bë me dije se partitë e tjera mbështetën idenë, megjithatë rekomanduan zbatimin vetëm në disa bashki. Celibashi theksoi se po vlerëson qëndrimet e partive politike, si dhe aspektet e tjera që lidhen me votimin dhe numërimin elektronik, përpara se të marrë një vendim per zgjedhjet…
Ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, nesër i përfundon masa e arrestit shtëpiak, pas 60 ditësh nga dorëzimi i propozim-akuzës. Ndërkohë, ai kërkon edhe kthimin e pasaportës, duke ofruar prona në vlerë mbi 335 mijë euro si garanci. Gjykata Penale e Shkupit ende nuk ka vendosur për kërkesën, pasi pret mendimin e Prokurorisë. Ndërkaq, gjykimi për keqpërdorimet e dyshuara në Lotarinë Shtetërore vazhdon, ndërsa Grubi pritet të paraqitet në seancë pa shoqërim policor. Prokuroria e akuzon Grubin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke pretenduar se ka mundësuar blerjen e aparateve VLT në vlerë mbi 9,7 milionë euro, ndonëse ato nuk ishin…
