Autor: AD

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, e ka shënuar golin e 981 në karrierë. Superylli 41-vjeçar shënoi në ndeshjen kundër Nefchi Fargonas së Uzbekistanit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ronaldo e shënoi golin për 2:0 në minutën e 42-të. Me golin e shënuar të hënën mbrëma, Ronaldo është 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë. Pjesa e parë e ndeshjes Al Nassr – Neftchi Fargona përfundoi 2:0 në të mirë të sauditëve të udhëhequr në fushë nga Ronaldo.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimeve të protestuesve gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi i ka bërë thirrje policisë të ndalë dhunën ndaj të rinjve, duke theksuar se studentët që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt dhe jo represion. Reagimi i Gament Bardhit: MOS DHUNONI STUDENTËT! NDALNI TERRORIN POLICOR NDAJ RINISË!Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!Kush ngre dorë mbi rininë,…

Read More

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë ndërmjet 16 dhe 25 tetorit, ndërsa regjistrimi do të bëhet përmes sistemit elektronik “Termini Im”. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se kanë mbërritur 30.000 dozat e para, ndërsa 26.000 të tjera pritet të arrijnë deri më 15 nëntor. Ministria po koordinon përgatitjet me qendrat e shëndetit publik, që vaksinimi të nisë sipas planit. Përparësi do të kenë grupet e rrezikuara, në bazë të diagnozave shëndetësore. Klekovski theksoi se regjistrimi përmes “Termini Im” është i domosdoshëm për mbikëqyrjen e procesit. Aktualisht janë siguruar 56.000 doza, ndërsa autoritetet synojnë ta…

Read More

Një përgjegjës turni në pikën kufitare të Jazhincës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi lejoi një shofer të vazhdonte rrugën pa e gjobitur, ndonëse automjetit i kishte skaduar leja e qarkullimit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 27 qershor 2026, polici me inicialet A.Ll. nuk shqiptoi gjobën prej 100 eurosh, megjithëse një zyrtar tjetër kishte konstatuar se leja e qarkullimit kishte skaduar prej më shumë se 30 ditësh. Në vend që ta përjashtonte automjetin nga qarkullimi, përgjegjësi i turnit e lejoi shoferin të vazhdonte rrugën. Sektori i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen…

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar qëndrimin e opozitës për Reformën Territoriale, duke deklaruar se mandati i Komisionit të Posaçëm ka përfunduar dhe se kërkesa për zgjatjen e tij nuk është paraqitur në afatin e duhur. Balla tha se gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë paraqitur qëndrimin e grupit të tyre, por sipas tij, ai nuk ishte i qartë. Socialisti shprehu shpresën që opozita të reflektojë deri të enjten. “Parashtroi mendimin e grupit të PD-së, të cilin nuk e kuptova. Shpresoj që deri të enjten të…

Read More

Partia Socialiste mbështet votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje, ndërsa Bashkia e Tiranës mund të jetë një nga zonat ku kjo teknologji do të aplikohet në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve. Balla theksoi se përdorimi i teknologjisë do të mundësonte daljen më të shpejtë të rezultateve dhe do t’i jepte fund procesit të gjatë të numërimit të votave, i cili në disa raste zgjat me ditë të tëra. “Bashkia Tiranë do të ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale…

Read More

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot, në orën 11:00, do të mbajë një seancë në të cilën pesë kandidatët e paraqitur do të prezantojnë kandidaturat e tyre për pozitën e Prokurorit Publik Themelor në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup (PTHP NKOK). Sipas listës zyrtare të kandidatëve, në garë për këtë pozitë janë prokurori i lartë publik Jovan Cvetanovski, prokurori në Prokurorinë e Lartë Publike dhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Trajçe Pelivanov, prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e PTHP NKOK – Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.…

Read More

Kritikat e komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ndaj ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara nxorën në pah qëndrime të ndryshme mes partive parlamentare në Kosovë. Derisa PDK-ja dhe AAK-ja mbrojtën vendimin e Kuvendit dhe insistuan se ndryshimet synojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, LVV-ja rikujtoi se kishte pasur rezerva ndaj ndërhyrjes në ligj, pavarësisht se në fund e kishte mbështetur atë. Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK-ja, Vlora Çitaku, tha se mospajtimet me partnerët ndërkombëtarë janë normale dhe se Kosovës i mbetet t’ia sqarojë BE-së se çfarë synon ligji. “Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi…

Read More

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përdor lehtësimin e kufizimeve për eksportet e naftës ruse si një instrument diplomatik për të bindur Vladimir Putinin të rikthehet në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë. Plani u është prezantuar zyrtarëve ukrainas gjatë një takimi të zhvilluar të premten në Miami, sipas tre personave të njohur me diskutimet. I dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, u shpjeguan përfaqësuesve ukrainas se marrëveshja për naftën është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të rifilluar bisedimet e paqes, pas dështimit të…

Read More

AC Milan po monitoron situatën e mbrojtësit argjentinas Agustín Giay, i cili po tërheq interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane përpara afatit kalimtar të janarit. Sipas gazetarit Matteo Moretto, disa skuadra të njohura janë të interesuara për transferimin e 22-vjeçarit nga Palmeiras. Giay po kalon një periudhë të mirë, ndërsa së fundmi shkëlqeu edhe me një dopietë në ndeshjen kundër Corinthians. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë me klubin brazilian deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve raportohet të jetë rreth 20 deri në 25 milionë euro, transmeton ORAinfo.

Read More