Autor: AD

Mirlind Daku po vijon aventurën e tij të re në Rusi me fanellën e Spartakut të Moskës, ndërsa ish-drejtori i përgjithshëm i klubit, Yuri Zavarzin, beson se sulmuesi shqiptar ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me skuadrën e re. Në një prononcim për Metaratings.ru, Zavarzin theksoi se Spartaku nuk ka gabuar me transferimin e futbollistit kuqezi, i cili kishte treguar cilësitë e tij gjatë periudhës te Rubini i Kazanit. “Nuk mendoj se Spartaku ka gabuar. Daku i ka dëshmuar aftësitë dhe cilësitë e tij futbollistike te Rubini. Një lojtari që vjen në një skuadër të re i duhet kohë…

Read More

Studentët Hana Spahia dhe Emir Leçini kanë folur në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatore Brikena Prifti, për protestën e zhvilluar një ditë më parë përpara Ministrisë së Arsimit, problematikat në arsimin e lartë dhe përplasjet me policinë. Të ftuarit ngritën shqetësime për kostot e larta të jetesës, kushtet në universitete dhe mungesën e besimit te institucionet, ndërsa njoftuan se protesta do të vijojë edhe sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Hana Spahia, studente në SHBA, tha se mungesa e kushteve dhe investimeve në arsimin e lartë është një nga arsyet që i detyron të rinjtë të…

Read More

Me fishekzjarre dhe tymuese mbrëmë në Çair të Shkupit është pritur Artan Grubi, i cili doli nga arresti shtëpiak pasi gjykata ia shfuqizoi masën. Artan Grubi, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë në qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së, është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore” për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për dëm prej 9,7 milionë eurosh në kompaninë shtetërore. Gjyqësimi nisi më 24 gusht. Nga Gjykata Penale njoftuan se vendimi për shfuqizimin e arrestit shtëpiak është marrë për shkak të kalimit të afatit ligjor të lejuar prej 60 ditësh, duke llogaritur nga dita…

Read More

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar miratimin e një vendimi të rëndësishëm për financimin dhe mbështetjen e mbrojtjes së ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët përballen me procesin e apelit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjatë hapjes së mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti theksoi domosdoshmërinë e një strategjie të mirëmenduar dhe organizimi të strukturuar për të arritur sukses në fazën e dytë të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe…

Read More

Studentët pritet të rikthehen sërish sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00, pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet. Tubimi i djeshëm tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, ndërsa u shoqërua me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe lëndime. Ndërkohë, në prag të protestës së sotme, dera e Kryeministrisë është blinduar, në kuadër të masave të marra pas zhvillimeve të një dite më parë. Gjatë protestës së djeshme, disa protestues depërtuan në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku ndezën një zjarr, të cilin e cilësuan si simbolik. Zjarri u fik më…

Read More

Si është sot situata në Partinë Socialiste? Kjo ishte pyetja që moderatori i “Të Paekspozuarit” i drejtoi socialistit Erion Braçe, pas zhurmës së krijuar në opinionin publik javët e fundit. Braçe tha se ai vijon të shprehet i lirë brenda PS-së, duke theksuar se ajo që kërkon është që kandidatët në PS të vijnë përmes garës, jo si njoftime. Pjesë nga biseda: Moderatori: Braçe, ju thatë shumë gjëra. Si është gjendja e PS-së sot? Braçe: Ajo që mua më vlen të them është se unë e kam lirinë të them mendimin tim; a dëgjohet apo jo, kjo është tjetër gjë.…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon që kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës të zgjidhet përmes një gare reale dhe një votimi masiv brenda partisë. Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Braçe theksoi se ka kërkuar që të gjithë ata që synojnë të drejtojnë kryeqytetin të kenë mundësinë të përballen në një garë, ku vendimin përfundimtar ta marrin votuesit. Braçe sqaroi gjithashtu se nuk ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, duke theksuar se përzgjedhja e kandidatit nuk është një çështje personale, por i takon strukturave drejtuese të Partisë Socialiste. Pjesë nga intervista:…

Read More

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme në Tiranë. Ai tha se protestës iu vu emri i protestës së studentëve, por se ata nuk ishin studentë. Sipas tij, çdo gjë mund të pranohet në këtë protestë, edhe përplasjet fizike, por e papranueshme mbetet sulmi i deputetit Erald Kapri ndaj drejtorit të Policisë. Pjesë nga biseda: Demalia: Mua më duket se kjo protestë është një degëzim i protestave të tjera. Nuk më duken studentë. Edhe lista e të arrestuarve: 40, 50, 45 vjeç. Rakipi: Nuk ishin studentë këta? Demalia: Po…

Read More

Protesta e ditës së sotme u bë temë debati këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të gazetarit Ylli Rakipi. Analisti Enton Abilekaj tha se arsyeja pse protesta eskaloi në dhunë është se qeveria prej muajsh i injoron shqiptarët dhe nuk ofron asnjë zgjidhje. Sipas tij, policia sot veproi si policia e Hekuran Isait dikur. Por, për Ilir Demalian, gjuha e përdorur nga gazetarët është demagogji. Pjesë nga debati: Abilekaj: Kush janë protestuesit? Ata ngjajnë me ata të Klodian Rashës, grupe fanatike. Çfarë ishte protesta e Klodian Rashës? Protestë e të rinjve të varfër e të…

Read More

Këtu është lajmi i përpunuar në stil profesional gazetarësie sportive:Barcelona dhe Arsenali shkëlqejnë në Champions League, tronditen Interi dhe NapoliMbrëmja e xhiros së dytë në UEFA Champions League dhuroi emocione të jashtëzakonshme, gola të shumtë dhe disa rezultate të papritura në fushat kryesore europiane. Përmbysje dramatike në “San Siro” dhe disfatë për Napolin Vëmendja kryesore e mbrëmjes u përqendrua në “San Siro”, ku Interi pësoi një disfatë tronditëse 3-4 përballë Club Brugge. Heroi i takimit për belgët ishte talenti Nicolò Tresoldi, i cili realizoi një tregolësh personal (30’ me penallti, 63’ dhe 74’). Për zikaltërit shënuan Lautaro Martínez (44’, 81’)…

Read More