Një 40-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare dhe e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, arrestimi është kryer më 14 tetor, rreth orës 02:00, pas denoncimit të bashkëshortes së tij. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Autor: AD
Në Prishtinë, në orën 11:00, mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së Misionit të KFOR-it në Kosovë. Gjatë ceremonisë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş do t’ia dorëzojë komandën gjeneralmajorit Roberto Vergori, i cili do të marrë drejtimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ceremonia do të zhvillohet në Shtabin e Misionit të KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.
Protestuesit kanë refuzuar ditën e sotme që deputetët e PD-së të marrin pjesë në tubimin e tyre. Mes deputetëve të cilëve u është kërkuar të largohen ka qenë edhe deputeti Belind Këlliçi, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit, i cili humbi me një diferencë të madhe përballë kandidatit socialist. Pas largimit nga protesta, Këlliçi i akuzoi protestuesit se janë të paguar. Madje, deputeti nuk la pa atakuar as mediat, të cilat, sipas tij, nuk raportojnë të vërtetën. Po ashtu, nga protesta janë përzënë nga qytetarët edhe deputetët Edi Paloka dhe Enno Bozdo.
Një 20-vjeçar nga Reçica e Madhe e Tetovës është nën hetim pas një operacioni të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të SHBA-së, për aktivitete të dyshuara kriminale në internet. Sipas MPB-së, ndaj E.A. (20) është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Tetovës për mashtrim kompjuterik, keqpërdorim të të dhënave personale dhe prodhim e shpërndarje të materialeve pornografike me fëmijë. Hetimet, të nisura pas informacioneve të siguruara nga FBI-ja, kanë zbuluar se i dyshuari, gjatë periudhës 2023–2025, dyshohet se administronte platformën ilegale “OLVX”, ku tregtoheshin të dhëna personale të vjedhura dhe…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Sipas vendimit, Gani Gecit iu është caktuar një muaj paraburgim. Ai dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Mehmetaj dyshohet se u kanos nga Geci për shkak të një postimi në Facebook për deputetin e Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili është nip i Gani Gecit. Sipas Prokurorisë, Geci kishte shkuar në vendin e punës të gazetarit Mehmetaj dhe i kishte kërkuar atij ta fshijë këtë postim. Pas refuzimit të gazetarit, Geci e ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek…
Adrola Dushi reagon pas protestave të dhunshme në Shqipëri: Jam e tronditur dhe e dëshpëruar Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara një ditë më parë në Tiranë, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi, maturi dhe respekt për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dushi dënon dhunën ndaj qytetarëve dhe thekson se pakënaqësitë dhe revolta nuk duhet të shndërrohen në përplasje që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e njerëzve, shkruan Indeksonline. “Nuk mund të jetë dhuna përgjigjja ndaj revoltës së qytetarëve”, shkruan ajo, duke theksuar se policia duhet të jetë e trajnuar…
Është tensionuar edhe më shumë situata mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë. Dhjetëra qytetarë të maskuar, sapo kanë mbërritur pranë Kryeministrisë, kanë nisur sulmin me gurë ndaj institucionit dhe efektivëve të policisë, të cilët ndodhen aty të pranishëm. Nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që u përkasin grupeve të rrezikuara mund të regjistrohen për vaksinim falas kundër gripit sezonal, përmes platformës elektronike vakcinacija.mk. Pas plotësimit të formularit, aplikuesit regjistrohen automatikisht në sistemin “Termini im”, ndërsa përmes një mesazhi SMS do të njoftohen për datën, orën dhe vendin e vaksinimit, sipas pikës që kanë zgjedhur gjatë regjistrimit. Vaksinimi falas është i dedikuar për këto kategori: Personat mbi 65 vjeç; Personat me sëmundje kronike; Punonjësit shëndetësorë; Gratë shtatzëna; Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Nga Ministria theksojnë se vaksinimi është masa më efektive për parandalimin e gripit…
Qeveria e ka miratuar themelimin e një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca u caktua kryesues i këtij grupi punues, i cili, siç tha kryeministri Albin Kurti, do të punojë për bashkërendimin e mbështetjes së shtetit në procesin e Apelit, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila më 16 shtator i shpalli fajtorë, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. “Për këtë arsye, sot po themelojmë grupin punues, të…
Në prag të pothuajse çdo palë zgjedhjesh parlamentare, prej vitit 2007, rikthehet i njëjti diskurs politik: Çfarë na duhet deputeti në Beograd, kur nuk po na zgjidh asnjë problem?! Ndoshta, aktorët e këtij diskursi kanë ndryshuar ndër vite, por emëruesi i përbashkët ka mbetur pothuajse i njëjtë: margjinalizimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një qasje që, ndoshta, qendrën e saj e ka pikërisht në Beograd. Këtë herë, ky debat po zhvillohet në një klimë krejtësisht tjetër politike në Serbi, me ndarje të thella mes pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe kundërshtarëve të tij. Në këtë atmosferë, bashkimi…
