Autor: AD

Një hetim i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI) ka zbuluar administratorin e platformës ilegale online „OLVX“, përmes së cilës shiteshin të dhëna personale të vjedhura dhe mjete për krime kibernetike. Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari me inicialet E.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i dyshuar për mashtrim kompjuterik, keqpërdorim të të dhënave personale dhe vepra që lidhen me materiale të abuzimit seksual të fëmijëve. Sipas MPB-së, në platformë ishin ofruar mbi 1.500 kredenciale të vjedhura për qasje në llogari dhe rrjete kompjuterike. Hetimi zbuloi gjithashtu…

Read More

U mbyll me 51 efektivë të lënduar dhe 65 të shoqëruar dita e dytë e protestës së përshkallëzuar të studentëve kundër qeverisë. Qendra e Tiranës u mbulua nga tymi i flakëve dhe nuk munguan përplasje të dhunshme me policinë, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe djegie të pronës publike e private. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku qindra studentë që kishin bojkotuar leksionet u mblodhën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete dhe dorëheqjen e qeverisë. Por tubimi u shndërrua shpejt në një përballje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia përdori autobotë me ujë dhe gaz…

Read More

Protestuesit i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri sot, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, protestuesit njoftojnë se do të protestojnë sërish këtë të enjte. Ndërsa paralajmërojnë kryeministrin Rama se, nëse nuk jep dorëheqjen deri në orën 13:00, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit.

Read More

Pas anulimit të seancës plenare të Kuvendit, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu për të diskutuar mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në vend. Mbledhja zhvillohet në ditën e tretë të protestave, pas përplasjeve të regjistruara në Tiranë dhe në qytete të tjera, ndërsa studentët kanë bojkotuar mësimin në disa universitete të vendit. Anulimi i seancës plenare, e parashikuar të niste në orën 10:00, u njoftua rreth një orë para fillimit të saj. Ndërkohë, përpara Kuvendit pritej të zhvillohej një protestë e studentëve. Pritet që në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të diskutohet qëndrimi…

Read More

Një orë para nisjes, është njoftuar anulimi i seancës plenare të Kuvendit, e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të enjte në orën 10:00. Anulimi vjen në një kohë kur studentët kishin paralajmëruar zhvillimin e një proteste para godinës së Kuvendit. Deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit, ndërsa në zonë janë dislokuar forca të shumta policie. Megjithatë, pavarësisht pranisë së shtuar të uniformave blu, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni i zakonshëm i sigurisë që rrethon perimetrin përreth Kuvendit.

Read More

Interi pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve. Pas hapit fals në Bernabeu kundër Realit të Madridit, skuadra zikaltër u mund në mënyrë surprizë edhe në San Siro nga Club Brugge. Trajneri i kampionëve të Italisë, Cristian Chivu bëri analizën e kësaj disfate në përfundim të ndeshjes. ‘Ishte një pjesë e parë e mirë, intensive nga të dyja skuadrat-tha Chivu- pësuam një kundërsulm që solli penalltinë dhe golin, por u treguam të zotët që u rikthyem në ndeshje. Më pas patëm 2 raste të rëndësishme dhe nuk arritëm të shënonim. Në këtë pikë, frustrimi dhe ngutja bënë që…

Read More

Karateisti shqiptar nga Shkupi, Rexhep Rushiti, të shtunën do të garojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë për të rinj U21, në kategorinë deri në 84 kilogramë, që po mbahet në Bielsko-Biała të Polonisë. Rushiti, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ka treguar paraqitje të shkëlqyera në këtë kampionat, duke dëshmuar përgatitje të lartë dhe karakter luftarak përballë kundërshtarëve ndërkombëtarë. Në ndeshjen e parë, ai mposhti francezin Ben Fathallah me rezultat 3-1, ndërsa në duelin e dytë pësoi një humbje minimale 0-1 nga egjiptiani Osman Amar. Megjithatë, karateisti shqiptar reagoi fuqishëm në repesazh, ku regjistroi tri fitore…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjatë këtyre vizitave, Presidentja shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës.Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë…

Read More

Rritet shqetësimi mes banorëve të fshatit Dobërdoll, pasi për herë të dytë është raportuar prania e një arie në afërsi të rrugës që çon te Shkolls Fillore “Sali Lisi”. Prania e egërsirës është kapur nga kamerat e sigurisë së zonës.Përsëritja e këtij rasti në të njëjtin lokacion kërkon kujdes dhe vëmendje të shtuar nga gjithë komuniteti, veçanërisht për shkak të rrezikut potencial për nxënësit dhe kalimtarët. Thirrje për kujdes dhe bashkëpunimBanorëve u bëhet thirrje të tregojnë vigjilencë gjatë lëvizjeve në këtë zonë dhe të raportojnë menjëherë çdo vendndodhje apo informacion të rëndësishëm pranë institucioneve përkatëse.Njëkohësisht, apelohet te qytetarët që të…

Read More

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Tiranë, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi me tone të forta emocionale dhe kombëtare, Bahtiri e cilëson përplasjen me të rinjtë si një goditje ndaj së ardhmes së Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje forcave të policisë të ndalin dhunën. Në reagimin e tij, deputeti i Vetëvendosjes përdor akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke e lidhur situatën edhe me raportet me Serbinë. Postimi i Bahtirit PO TURPNOHET SHQIPTARIA, SE STUDENTËT PO PËRGJAKEN…

Read More