E mërkura e Ligës së Kampionëve dhuroi spektakël goli dhe përmbysje drithëruese në përballjet e radhës të fazës së grupeve. Në sfidën më kryesore të mbrëmjes, Real Madrid arriti të triumfojë 3-4 përballë Romës në një ndeshje dramatike me përmbysje rezultati. Ndërkohë, kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain treguan forcën e tyre duke mposhtur Manchester City-n me rezultatin 2-4 në transfertë. Rezultatet e plota të mbrëmjes në Champions League: Roma – Real Madrid: 3-4 Manchester City – PSG: 2-4 Aston Villa – Fenerbahçe: 6-0 Bodø/Glimt – Borussia Dortmund: 1-0 Betis – Porto: 3-2 Shakhtar Donetsk – AEK: 3-1 Slovan Bratislava…
Autor: AD
Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka reaguar sërish pas dhunës dhe kaosit të shkaktuqar gjatë protestës në Tiranë. Ministri thotë se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar. Sipas tij, disa prej efektivëve ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Në reagimin e tij, ministri dënoi dhunën ndaj policisë, ndërsa shprehu mirënjohje për efektivët që, pavarësisht rrezikut, vijuan të përmbushin detyrën. Reagim i ministrit Demo: 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pas…
Partia ZNAM e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski drejt fundosjes si subjekt në skenën politike. Kjo parti e dalur si krah i LSDM sipas të dhënave më të fundit të agjencisë hulumtuese “Market Vision”, po përballet me një rënie drastike të besimit të votuesve. Nga 2.1 për qind sa kishte në muajin mars, mbështetja për ZNAM-in ka rënë në 1.5 për qind në qershor, për të prekur nivelin kritik prej vetëm 1 për qind në matjet e muajit shtator, transmeton politika.com.mk. Kjo rënie e vazhdueshme e rejtingut përballshëm me kërkesat e mundshme për marrjen e dikastereve të reja në qeveri…
Këngëtari i njohur turk, İbrahim Tatlıses, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave turke për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas raportimeve të mediave turke, ish-bashkëshortja e tij, Ayşegül Yıldız, ka folur për gjendjen e këngëtarit, duke bërë të ditur se ai po vazhdon trajtimin dhe fizioterapinë pas problemeve serioze shëndetësore. Tatlıses, një nga emrat më të njohur të muzikës turke, ka kaluar periudha të vështira shëndetësore ndër vite. Megjithatë, ai vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij mbetet me interes të madh për fansat.
Tre persona nga Shkupi janë arrestuar gjatë aksionit policor “Pastruesi”, nën dyshimin se kanë kërcënuar dhe shantazhuar një banor të Dellçevës, duke i kërkuar 10.000 euro në këmbim të mospublikimit të materialeve komprometuese. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të arrestuarit janë Z.B. (61), M.B. (35) dhe B. (43), të gjithë nga Shkupi. Aksioni është realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në bashkëpunim me policinë e Shtipit, Dellçevës dhe Shkupit, gjatë të cilit janë kryer bastisje në dy lokacione. Sipas denoncimit, disa persona nga Shkupi e kishin kërcënuar viktimën me jetë dhe me dhunë fizike, duke kërkuar prej tij 10…
Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me krerët e degëve të PD-së, ka deklaruar se protestuesit nuk janë vetëm. Ai tha se PD-ja është në krah të protestuesve. “Edi Rama nuk do të ndeshet vetëm me studentët, por edhe me ne. Ne do t’i mbështesim studentët me të gjitha mundësitë. Përshëndes Forumin Rinor të Universiteteve, të cilët kanë qenë shumë efikasë dhe, me angazhimin e tyre, kanë dhënë një kontribut vërtet të çmuar”, u shpreh Berisha. Më tej, kryedemokrati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi nuk do të ketë përballë vetëm studentët. “Kërkoj nga Edi…
Një fëmijë vetëm njëvjeçar nga Kumanova është helmuar nga detergjenti dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit. Rasti është raportuar më 13 tetor, në orën 21:32, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) të Kumanovës, nga ku bëjnë të ditur se fëmija ishte sjellë në spital pas helmimit. Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal, dha dy asistime në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt, e cila përfundoi me fitoren 4-1 për katalanasit. Spanjolli asistoi për Fermin Lopez në minutën e 50-të dhe Anthony Gordon në minutën e 53-të. Duke vepruar kështu, Yamal vendosi një rekord të ri të turneut.Ai u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që arriti të kontribuojë në 25 gola, duke e çuar totalin e tij në 12 gola dhe 14 asistime në këtë garë. Yamal e arriti këtë rekord në moshën 19 vjeç e…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, e ka përshëndetur formimin e grupit punues për çështjen e Gjykatës Speciale, duke shprehur shpresën se në këtë proces do të përfshihen të gjitha partitë politike, deputetët dhe ekspertët juridikë. Ai ka paralajmëruar gjithashtu protesta para zyrave të Bashkimit Evropian nëse nuk realizohen synimet e kësaj iniciative. Gucati, në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se formimi i grupit punues është një hap i rëndësishëm, edhe pse, sipas tij, kjo iniciativë është ndërmarrë me vonesë. Ai ka theksuar se çështja e Gjykatës Speciale përbën një…
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme dhe kaosit në rrugët e Tiranës ditën e sotme. Në reagimin e tij Gonxhja thekson se asnjë barrikadë nuk mund ta ndalojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Siaps tij e drejta për të protestuar është e pacënueshme, por askush nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë dhe të djegë vendin. Reagimi i Gonxhes: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë! E drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të vërë zjarr apo të shkatërrojë. Institucionet nuk…
