Autor: AD

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e infeksionit me ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend. Sipas të dhënave të publikuara në portalin e specializuar „Healthalert“, që nga fillimi i vitit 2026 janë regjistruar gjithsej 71 raste të infektimit me këtë virus. Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 58 persona janë shëruar plotësisht, ndërsa dy pacientë vazhdojnë të trajtohen në spital. Gjatë javës së fundit nuk janë regjistruar raste të reja të infektimit, por viktima e fundit e ka çuar në 11 numrin e personave që kanë vdekur…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 13:00. Seanca pritet të mbahet tek gjyqtari i procedurës paraprake, Albert Haliti. Prokuroria një ditë më parë njoftoi se Geci u ndalua për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së…

Read More

Martin Shkreli, biznesmeni amerikan me prejardhje shqiptare, akuzohet se ka shkelur ndalimin e përjetshëm për t’u përfshirë në industrinë farmaceutike. Autoritetet amerikane pretendojnë se ai ka tregtuar aksione të dhjetëra kompanive dhe kërkojnë masa të reja gjyqësore, përfshirë gjoba dhe mundësinë e burgimit. Biznesmeni amerikan me prejardhje shqiptare, Martin Shkreli, i cili u bë i njohur në mbarë botën pas rritjes drastike të çmimit të një ilaçi jetik, është përballur sërish me autoritetet amerikane. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), së bashku me shtatë shtete amerikane, i është drejtuar një gjykate federale në Nju Jork, duke kërkuar që Shkreli të shpallet…

Read More

Shkruan: Fejzi HAJDARI Dalja publike e Artan Grubit mbrëmë në Shkup, e shoqëruar me një pritje simbolike, por me mjaft pompozitet nga një pjesë e qytetarëve, kryesisht simpatizantë dhe mbështetës të flaktë të BDI-së, nxori në sipërfaqe një paradoks të madh të realitetit tonë politik. Pothuajse rrufeshëm pasuan reagimet, akuzat dhe pyetjet: “Si është e mundur?”, “Pse po pritet në këtë mënyrë?”, “A nuk është ky njeriu që akuzohej për korrupsion?”, “Po përgjegjësia, po drejtësia, po premtimet për luftë kundër korrupsionit?” Pyetje legjitime, pa dyshim! Por, nëse këto dilema janë të sinqerta dhe jo thjesht shpërthime të nervozizmit politik, atëherë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për themelimin e grupit punues, që do të trajtojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, në betejën në Apel.Përmes një njoftimi, Haxhiu ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozohet një përfaqësues i këtij organi, për t’u bërë pjesë e grupit punues. “Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale” shkroi Haxhiu.…

Read More

Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat” në Amerikë? Një shëtitje në rrugët e Nju Jorkut, një bisedë mes dy artistëve dhe disa fotografi që mjaftuan për të ndezur rrjetin! Bebe Rexha dhe Ledri Vula janë bërë protagonistë të disa imazheve që po shpërndahen në rrjetet sociale, me pretendimin se dyshja është fotografuar bashkë në Amerikë. Por jo gjithçka që shohim është edhe e vërtetë! Kontrollet përmes platformave që identifikojnë përmbajtjet e krijuara me inteligjencë artificiale i kanë nxjerrë këto fotografi si të rreme. E megjithatë, takimi mes tyre nuk është aspak i trilluar! Vetëm pak ditë më parë, Ledri…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve, të cilën e cilësoi si një moment historik. Berisha kërkoi gjithashtu që pedagogët dhe mësuesit të rreshtohen në krah të studentëve dhe nxënësve. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për dhunën ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë si të urdhëruar nga kreu i qeverisë dhe drejtuesit e Policisë. Ai përshëndeti bojkotin e mësimit në universitetet e vendit, duke përmendur fakultetet e Universitetit të Tiranës, si dhe lëvizjet studentore në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë.…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të rikthehet në tryezën e negociatave vetëm pasi të marrë 11 për qind të territorit të Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina. Këtë mund ta paraqesë si fitore para opinionit të brendshëm, ka thënë për Reuters një burim pranë Kremlinit. Ukraina ka deklaruar më herët se nuk do t’i dorëzojë Rusisë territore të tjera, por ka lënë të kuptohet se ngrirja e konfliktit përgjatë vijave aktuale të frontit mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje paqeje. Ky vlerësim vjen në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet ta rikthejë Moskën në negociata përmes lëshimeve të…

Read More

Punimet për rikonstruktimin e stadiumit të Tetovës po avancojnë, ndërsa koalicioni VLEN e vlerëson projektin si një investim të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe përmirësimin e infrastrukturës së qytetit. Sipas VLEN-it, projekti që po realizohet nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, synon krijimin e kushteve bashkëkohore për klubin Shkëndija, futbollistët e rinj dhe tifozët tetovarë. Nga ky koalicion theksojnë se modernizimi i stadiumit është pjesë e angazhimit për investime konkrete, të cilat u krijojnë të rinjve mundësi më të mira për zhvillimin e talenteve sportive. VLEN paralajmëron vazhdimin e mbështetjes për projekte që përmirësojnë infrastrukturën…

Read More

Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u kërkon aleatëve: partneritet të qëndrueshëm dhe ndarje të barrës. Një deklaratë e senatorit amerikan Dick Durbin ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës: mundësinë që kampi Bondsteel, pranë Ferizajt, të bëhet bazë e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), gjatë vizitës në Prishtinë…

Read More