Autor: AD

Një organizatë joqeveritare ka ngritur alarmin për shfrytëzimin e fëmijëve për lypje në Ohër dhe Strugë, duke shprehur dyshime edhe për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura. Sipas Ilija Jovanoviqit nga organizata “Gradime Idnina”, në Ohër lypin rreth 20 deri në 30 persona, përfshirë foshnja dhe fëmijë nga mosha tre deri në 15 vjeç. Në Strugë, numri vlerësohet nga 15 deri në 30 persona. Jovanoviq pretendon se fëmijët dërgohen në mënyrë të organizuar nga qytete të ndryshme, përfshirë Tetovën, Gostivarin, Manastirin, Prilepin dhe Kërçovën. Sipas tij, ata qëndrojnë deri në tetë orë në rrugë, ndërsa fitimet ditore nga lypja mund…

Read More

Fidan Aliti është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës bëri një super paraqitje me fanellën e Alanyasporit, në barazimin 0:0 ndaj Erzurumsporit, shkruan Indeksonline Në sajtin e njohur “Sofascore”, Aliti është vlerësuar me notën 8.0. Ai është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë./Indeksonline/ https://www.sofascore.com/football/tournament/turkey/trendyol-super-lig/52#id:98080

Read More

Zgjedhjet e ardhshme lokale, Fevziu: Opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët në Tiranë, situata për PS-në nuk duket premtuese I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, të moderatorit Ylli Rakipi, gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri dhe të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Fevziu tha se fitorja e PS-së në zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë nuk duket e sigurt, për shkak të zhvillimeve të forta politike. Megjithatë, sipas tij, opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Në vitin 2027 do të kemi zgjedhjet vendore. Çfarë…

Read More

Gostivar – Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, të njohur si “Tetori Rozë”. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje. “Ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë për mbrojtjen e shëndetit të grave. Edhe këtë vit, Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas, me qëllim që të mbështesim gratë dhe vajzat dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe zyrtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani, ka mohuar kategorikisht se ka pasur bisedime apo ofertë konkrete për kalimin e tij në VLEN. Në një intervistë sonte për Televizionin Alsat, Limani deklaroi se nuk e konsideron veten një “politikan tregtar” që mund të kalojë nga një subjekt politik në një tjetër dhe theksoi se aktualisht është i angazhuar në përgatitjet për Kongresin e Aleancës për Shqiptarët. “Unë nuk jam politikan tregtar që mund të kalojë nga një parti te një parti tjetër politike. E përsëris se nuk ka pasur asnjë bisedim për…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka qenë këtë të martë në Dibër, në kuadër të “Ripërtëritjes”. Berisha tha se sot Shqipëria është në një gjendje të vështirë ekonomike për shkak të keqqeverisjes. Ai premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vendoset minimumi jetik, ndërsa theksoi se do të ketë dyfishim të rrogave dhe pensioneve. “Javën e parë do të vendoset që çdo shqiptar të marrë 200 euro minimumin jetik, sepse do të rritet edhe më shumë. Po, nuk mund të jetë kurrë problem kafshata. Është krim. Është krim shtetëror që qytetarët e këtij vendi të kenë problem kafshatën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, në konferencën e përbashkët për mediat në Luksemburg, pas mbylljes së negociatave për Kapitullin e 20-të, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, edhe mbi situatën aktuale në vendin tonë. I pyetur nga gazetarët mbi projektin “Kushner”, Rama tha se ai është një projekt i madh, që shkon përtej një emri, duke theksuar se ajo që do të shohin në fund do të jetë mbresëlënëse për Shqipërinë. “Nuk jam i vetëdijshëm, di që çdo kapitull ka rëndësinë e vet. Ka kaq shumë njerëz që njohin çdo kapitull. Kemi një ekip fantastik, ku fjalët e mira nuk…

Read More

Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga mot më i ftohtë dhe i ndryshueshëm gjatë ditëve në vijim, me reshje lokale shiu, borë në zonat më të larta malore dhe erë të fuqishme veriore. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe temperatura më të ulëta. Reshje të përkohshme shiu parashikohen gjatë ditës së sotme dhe të premten, ndërsa në disa male më të larta ato do të shndërrohen në reshje bore. Era veriore do të intensifikohet dhe në disa zona do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.…

Read More

Gjesti është rikthyer me disa postime në rrjetet sociale, duke iu drejtuar fansave pas një periudhe më të qetë online dhe duke paralajmëruar se së shpejti do të jetë sërish më aktiv. Në një video të publikuar teksa po voziste, artisti foli me humor për mungesën e komunikimit me ndjekësit, duke pranuar se gjatë kësaj periudhe e ka kuptuar edhe më shumë mbështetjen që merr prej tyre. “Ku jeni, pash familjen? Më ka marrë malli për ju. Shumë jeni tu më mungu. Qetash po ia di vlerën, veç qetash e di sa po më doni ju mu”, u shpreh ai.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë Luksemburgun. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar foto nga takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ndërsa shkruan se nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë. Postimi i Ramës: 📍Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë🇦🇱🤝🇪🇺🤝🇱🇺 *Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit LuxAir🦅😍

Read More