Reagimi ynë ndaj kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskit, ishte i drejtpërdrejtë: Pse gjuha shqipe është lënë jashtë mbishkrimeve në Sallën e Sporteve? Për fat të keq, sot duket se edhe këshilltarët e VLEN-it kanë zgjedhur të dalin në mbrojtje të Maksim Dimitrievskit, në vend që të përqendrohen te çështja thelbësore. Të nderuar, kjo është çështja që duhet të marrë përgjigje dhe asnjë përpjekje për ta zhvendosur debatin nuk e zbeh përgjegjësinë institucionale. Fakti që projekti është hartuar në vitin 2018 nuk mund të shërbejë si alibi për askënd që sot ushtron pushtetin. Përgjegjësia nuk matet me datën kur…
Autor: AD
Protesta e ditës së djeshme ka ngjallur debate në Komisionin e Nismave Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale. Deputeti Demokrat Ivi Kaso shprehu se vezët e hedhura drejt ministrisë dhe kangjellat e shkulura nga protestuesit, nuk mund të barazohen me gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Xhafaj u përgjigj duke thënë se ai ka qenë vetë dëshmitar i dhunës policore më 21 janar. Debati i plotë: Kaso: Asnjë komision nuk mund të zhvillohet normalisht dhe të mbyllim sytë. Sot Tirana është ngritur e plagosur, sepse është plagosur zemra dhe e ardhmja e vendit, studentët. Dje kemi parë skena që asnjë nga ne…
Indekset e bursave evropiane sot shënojnë rezultate të përziera, aksionet teknologjike janë nën presion, ndërsa çmimi i naftës “Brent” ka rënë në rreth 104 dollarë për fuçi. Dërgesat e naftës saudite drejt rrugëve alternative dhe lirimi i energjisë nga rezervat kanë lehtësuar shqetësimet rreth konfliktit në Lindjen e Mesme. Kontratat e së ardhmes (futures) për naftën “Brent” nga Deti i Veriut për dërgim në dhjetor ranë me 1,66 për qind në 104,31 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane WTI për dërgim në nëntor ra me 1,09 për qind në 94,05 dollarë për fuçi, njoftoi CNBC.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është kundërpërgjigjur Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, përmes një reagimi në Facebook. Ai tha se kushdo që mendon që mund ta gjunjëzojë, “le ta provojë”, transmeton Klankosova.tv “Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë. Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia. Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushatku.
Një 54-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës dyshohet se ka mashtruar një 45-vjeçar, duke i marrë 2.000 euro me premtimin se do t’i siguronte dokumente për qëndrim dhe punësim jashtë vendit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i dyshuari N.I. i kishte premtuar të dëmtuarit se do t’ia rregullonte dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa paratë i ishin dorëzuar përmes një ndërmjetësi. Megjithatë, dokumentet nuk u siguruan dhe i dëmtuari kuptoi se ishte mashtruar. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 54-vjeçarit për veprën penale “mashtrim”.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në një deklaratë për mediat, duke u ndalur te protesta përpara Ministrisë së Arsimit. Ai i bëri një thirrje demokratëve që të lënë çdo gjë dhe t’i bashkohen protestës. “Dhunës së egër barbare të urdhëruar nga Edi Rama dhe vasali i tij Demo, universiteti i Tiranës iu përgjigj në mënyrën më dinjitoze, më të vendosur me grevën e përgjithshme të fakulteteve të këtij universiteti, iu përgjigjën universitetet e vendit me greva si fakulteti i biznesit në Elbasan, lëvizje të tjera në universitetet e Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Korçës. Iu përgjigjën kësaj barbarie gjimnazistët e…
Kur nis “Big Brother”-VIP Kosova? Zbulohen detajeS’i të ftohet moti, dihet se ka ardhur koha për “Big Brother”-n. Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditura risitë rreth sezonit të ri të “Big Brother”-it- VIP Kosova. “Çka mundem me thanë, për shkak të zhvillimeve në vend, me aq sa di unë, është shtyrë pak dita. Me sa e di unë, nis gjatë muajit nëntor”, u shpreh Rexhepi. Por sipas gazetares Blerina Shoshi, edicionit i pestë i “BBVK”-së pritet të nisë në fund të tetorit.
Kuvendi i Kosovës ia ka dërguar Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për dekretim. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Kuvendi i Kosovës.Ligji ishte miratuar më 06.10. 2026, me 88 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndryshimet ligjore lidhen me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Pas marrjes së dokumentit, Presidentja e Kosovës ka në dispozicion një afat prej 8 ditësh për ta dekretuar shpalljen e ligjit, ose për ta kthyer atë mbrapsht në Kuvend me…
Nga selia blu, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestën. Kryetari demokrat tha se në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë. E pa mbrëmë se kush ishin luanët e sheshbetejës. E pa! Mos të përdorë policinë si mish për top. U bëj thirrje anëtarëve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përlyer me drogë dhe krim, të japin dorëheqjen! Në të gjitha qytetet e mëdha të vendit janë protestat studentore. U bëj thirrje qytetarëve dhe bizneseve t’i mbështesin ato fuqishëm. I bëj thirrje policisë në ato qarqe, të mos guxojë të prekë…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar ndryshimet dhe plotësimin e pozitave qeveritare dhe drejtuese në institucione. Sipas Kasamit, në fokus të takimit mes partnerëve të koalicionit do të jenë postet e zëvendësministrave, drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, aty ku paraqitet nevoja për emërime të reja apo zëvendësime. “Besoj se brenda javës së ardhshme do të zhvillojmë takimin e radhës me kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, si partner koalicioni, ku do të diskutojmë për plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por edhe për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët në institucionet ku…
