Autor: AD

Ndryshe nga sa ndodhi dy ditë më parë ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike u larguan nga turma e protestuesve, deputeti Saimir Korreshi duket se është i vetmi përfaqësues demokrat që është “pranuar” prej tyre. Deputeti lushnjar i është bashkuar grupit të madh të qytetarëve këtë pasdite në qendër të kryeqytetit. Prania e tij është mirëpritur nga protestuesit, disa prej të cilëve madje i kanë kërkuar të dalin edhe foto “selfie” me të. Korreshi, i njohur për denoncimet e tij me stilit unik dhe të veçantë të problematikave të zonës së Lushnjes, ka ecur mes turmës pa hasur rezistencën…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur hetimet ndaj një 20-vjeçari nga Reçica e Madhe, i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me krimin kibernetik, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe pornografinë me fëmijë. Sipas Prokurorisë, i riu dyshohet se gjatë viteve 2025–2026 ka administruar një grup ilegal në Telegram, përmes të cilit ofronte mjete dhe programe për mashtrime financiare. Ai dyshohet gjithashtu se ka administruar faqe interneti të lidhura me platformën ilegale „OLVX“, ku shiteshin të dhëna të vjedhura dhe kredenciale për hyrje në llogari. Në këtë platformë janë ofruar mbi 1.500 të dhëna të vjedhura të qasjes,…

Read More

Çiljeta Xhilaga ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat në Tiranë dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve të rinj kanë nxitur diskutime. Përmes disa postimeve në InstaStory, këngëtarja ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, varfërinë, korrupsionin dhe urrejtjen mes njerëzve. Ajo ka theksuar se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe se pushteti duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe respekt për dinjitetin njerëzor. Çiljeta ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, drejtësi dhe bashkëjetesë, duke nënvizuar se paqja nuk mund të ekzistojë aty ku njerëzit përballen me uri, frikë dhe poshtërim. Megjithatë, ajo nuk…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për përmbajtje dhe reflektim në një kohë tensionesh dhe dhune në vend. Në një deklaratë publike, ai ka sqaruar vendimin për shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, mbrojtjes së të rinjve dhe vijimit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. DEKLARATË E KRYETARIT TË KUVENDIT, NIKO PELESHI: Çmoj si detyrim shtetëror dhe kombëtar të ndaj me opinionin publik një sqarim për ditën e sotme, ditë seance plenare për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe një qëndrim për situatën që po kalon vendi. Me përgjegjësinë për…

Read More

“Nuk mund të them se Grubi është i lirë ashtu siç jam unë i lirë, sepse unë e kam pasaportën time dhe mund ta lëshoj edhe qytetin edhe shtetin” Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për përfundimin e masës së arrestit shtëpiak të ish zëvendës-kryeministrit Artan Grubi. Mickoski sqaroi se pas 60 ditëve, obligim ligjor është që gjykata ta ndërpresë masën e arrestit shtëpiak dhe të caktojë masa të tjera për sigurinë e të dyshuarit, si marrja e pasaportës. Ai duke folur për pritjen e organizuar të Grubit tha se shfaqjet e tilla nuk e ndihmojnë Grubin por…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka zbritur në terren, në zonën e Zogut të Zi, për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga protestuesit në bizneset në zonë. Në një video të postuar në rrjetet sociale ajo shprehet se nuk janë studentë ata që shkatërrojnë, por dora e opozitës, që sipas saj e ndihmuar nga forca të jashtme që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shkaktojnë këtë situatë. “Kam ardhur tek ‘’Zogu i Zi’’ për të dokumentuar dhe për të parë nga afër dëmin që i është bërë bizneseve nga protestat. Nuk janë studentë ata që duan të…

Read More

Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është protagonist absolut në SHBA me Austin FC, ku u transferua në vitin 2025. Ai ka ndihmuar skuadrën me golat e tij, ndërkohë që ka fituar edhe një trofe individual, atë të golashënuesit më të mirë të Leagues Cup. Për herë të parë në histori këtë trofe e ka fituar një lojtar i Austin FC, ndaj dhe futbollisti beratas ka arsye për t’u krenuar. Uzuni ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh kënaqësinë për këtë arritje dhe gjithashtu falënderon shokët e ekipit dhe tifozët për ndihmën që i japin. Sulmuesi shënoi 4…

Read More

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar koalicionin shqiptar se, me ndërmjetësimin e Albin Kurtit, ka arritur marrëveshje me Listën Studentore për përfaqësimin në këshillat zgjedhorë në Serbi. Ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër, Aleksandar Vuçiq, ka sulmuar deputetin shqiptar Shaip Kamberi dhe koalicionin e partive shqiptare, duke i akuzuar për bashkëpunim politik me Listën Studentore, pas të cilit, sipas tij, qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan LUGINALAJMI. Në një paraqitje përmes rrjetit social Instagram, Vuçiq ka pretenduar se Kurti ka mbledhur përfaqësuesit e partive shqiptare dhe u ka “urdhëruar” të bashkohen në…

Read More

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 20-vjeçari nga fshati Reçica e Madhe për disa vepra nga fusha e krimit kompjuterik. Gjatë veprimeve parahetimore disamujore të koordinuara nga prokurori publik, u siguruan prova që tregojnë dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale – Mashtrim kompjuterik sipas nenit 251-b të Kodit Penal, pasi i dyshuari në periudhën nga viti 2025 deri në 2026 ka administruar një grup online të paligjshëm në aplikacionin e komunikimit „Telegram“, përmes të cilit ofronte shërbime dhe mjete softuerike për mashtrime të lidhura me kthimin e paligjshëm të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku sot merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Me përmbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Qeveria shqiptare synon përfundimin e negociatave brenda vitit 2027. Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, politikat industriale, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet në Luksemburg nisin në orën 16:40, me mbërritjen drejt Qendrës…

Read More