Autor: AD

Fjolla Morina ka treguar arsyet që e shtynë ta ndërpriste garën në “Big Brother VIP Kosova”, disa muaj pas përfundimit të spektaklit. E ftuar në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, këngëtarja foli për arsyet e largimit, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Butrint Pasjaqa. Ajo u shpreh se një nga arsyet kryesore ishte pamundësia për të toleruar, siç i cilësoi ajo, padrejtësitë dhe nivelin e debateve të vazhdueshme brenda shtëpisë. “Nuk mundem padrejtësitë me i duru kështu që ma mirë që dola. Nuk mundem zhurma unë potera palidhje si gratë e këqija, tu u përla, tu bo, leje pashë zotin.…

Read More

Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Qëndrimi i forcës kryesore të opozitës parlamentare u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas takimit konsultativ të zhvilluar më 9 tetor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me përfaqësues të partive politike parlamentare. Ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera sugjeruan zbatimin e këtij sistemi në disa bashki ose në të gjithë vendin, KQZ-ja po vlerëson propozimet dhe aspektet teknike përpara se të marrë një vendim për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. “Në përgjigje të ftesës…

Read More

Një automjet i tipit “Mercedes” është shkrumbuar plotësisht nga zjarri që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në komunën Aerodrom të Shkupit. Flakët u përhapën edhe në një automjet tjetër të parkuar pranë tij. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), zjarri është raportuar më 15 tetor, rreth orës 02:55. Automjeti “Mercedes”, në pronësi të një personi juridik, ishte parkuar nga S.T. (43) nga Shkupi, ndërsa flakët përfshinë edhe një “Opel Astra”, në pronësi të I.R. (43), po ashtu nga Shkupi. Në vendngjarje ndërhynë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve, të cilat arritën ta shuajnë zjarrin. Fatmirësisht,…

Read More

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi në Tiranë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Sa’ar shprehet se ishte i kënaqur që u takua me Peleshin, ndërsa thekson se Shqipëria dhe Izraeli janë dy demokraci që ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkëta, si edhe një miqësi të qëndrueshme. “Kënaqësi që u takova sot në Tiranë, në kuadër të vizitës sime diplomatike, me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Izraeli dhe Shqipëria janë dy demokraci që ndajnë vlera të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është kthyer në narkos.  Sipas tij, Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të drogës. “Leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron. Leku është shndërruar në narkos, nuk do quhet më 5 mijë lekë, por do quhet narkos. Me këtë studim të Eurostat, Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të drogës mbi tokë. Paraja e madhe vjen në Shqipëri, kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë në vendin tonë. Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko-shtet se…

Read More

Kompania gjermane “Kromberg & Schubert” do të zgjerojë prodhimin në fabrikën e saj në zonën industriale “Zhabeni” të Manastirit, duke planifikuar hapjen e 2.000 vendeve të reja të punës gjatë katër viteve të ardhshme. Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se investimi i ri përfshin prodhimin e komponentëve automobilistikë për një model të ri të “Audi”-t, me kapacitet të planifikuar prej mbi 3.000 tufash kabllosh në ditë. Drejtori i kompanisë, Gjorgji Trenkovski, deklaroi se përparësi do t’u jepet punëtorëve vendas, ndërsa nuk përjashtohet angazhimi i fuqisë punëtore nga jashtë nëse nuk plotësohen të gjitha pozitat. Sipas Mickoskit, me realizimin e projektit, numri…

Read More

Kimete Berisha Telefonarë nga Serbia (Vuçiqi këshillon Ramën.) … Rama e uli zërin e televizorit. Jashtë dëgjoheshin thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij. Në ekran shfaqeshin flakë. Në telefon, Vuçiqi. Vuçiqi: Brate…došlo doba da se rastajemo. Rama: Çfarë thua? Vuçiqi: Ka ardhur koha të ndahemi nga pushteti. Rama: Kush të tha? Vuçiqi: Populli. Rama: Qysh e merr për bazë mendimin e tufës ordinere që nuk ka qenë kurrë kryeministër? Vuçiqi: Më dëgjo mua.Unë dhashë dorëheqje me gojë një vit para se ta jepja me shkrim. Rama mori telekomandën dhe e fiku televizorin. Rama: Hë. Çka thua? Vuçiqi: Mund…

Read More

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në Major League Soccer. Ylli argjentinas kontribuoi me një asist në fitoren 2-0 të Inter Miamit ndaj New York City FC, rezultat që i siguroi skuadrës nga Florida kualifikimin zyrtar në fazën e playoff-eve. Inter Miami vijon të konfirmojë formën e mirë në kampionatin amerikan, me Messin që luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e radhës. Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 20-të, pas një aksioni të bukur kolektiv. Luis Suárez shërbeu për Verderamen, i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0. Goli i dytë erdhi në kohën shtesë të pjesës…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u ka bërë thirrje prindërve të flasin me fëmijët e tyre pas dëmtimeve të pasurive kulturore dhe historike gjatë protestave në Tiranë dhe Durrës. Ai thekson se protesta nuk duhet të shndërrohet në vandalizëm dhe se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e përbashkët. DEKLARATA E MINISTRIT BLENDI GONXHJA: “Të dashur prindër, Pamjet që po shohim duan reagimin tuaj! Mes turmës, të mitur e adoleshentë po dëmtojnë pasuri publike, institucione kulturore e trashëgimi historike, muze, teatro, biblioteka, objekte kulti Si fëmijë, përgjegjësia fillon nga familja. Flisni me ta. Për t’u kujtuar një…

Read More

Burgu i Idrizovës ende nuk e ka dorëzuar iniciativën për shkurtimin e dënimeve deri në 20% për të burgosurit me qëllim shkarkimin e burgjeve nga mbingarkesa, temë e cila u hap shkaku i mungesës së kapaciteteve dhe kushteve të tmerrshme në hapësirat e burgut. Drejtori i burgut Zoran Jovanovski për Alsat shkurt vetëm u përgjigj se ende po punohet në iniciativën. Ndonëse për momentin është vetëm si ide e jo si iniciativë konkrete, e njëjta ende nuk ka marrë mbështetje. Kryeministri Hristijan Mickoski, shkurt tha se do ta shqyrtojnë pasi të dorëzohet. “Nuk di për ide të tillë, kur ta…

Read More