Autor: AD

Qeveria gjermane po i bën presion Kroacisë që të zgjidhë sa më shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe me Malin e Zi, të cilat rrezikojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit të Podgoricës në Bashkimin Evropian. Sipas Euronews, Berlini ka ndërhyrë duke i kërkuar Zagrebit që të gjejë një zgjidhje konstruktive për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat mund të pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi, vendi kandidat që konsiderohet më i avancuari në procesin e integrimit evropian. Në fillim të kësaj jave, Kroacia paraqiti një listë me tetë pika të ankesave dhe kërkesave që dëshiron të zgjidhen përpara se Podgorica të…

Read More

Pas argumenteve që deputeti Erion Braçe renditi kundër Reformës Territoriale të propozuar nga PS, i është përgjigjur bashkëkryetari i ‘Territoriales’, kolegu i tij Arbjan Mazniku Ai iu drejtua Braçes duke thënë se e vlerëson debatin që ka pasur edhe më herët me të për këtë çështje, por tha se sa i përket funksioneve të bashkive, disa prej tyre e kanë mundësinë, por nuk e bëjnë edhe pse e kanë detyrë. Si shembull ai solli Divjakë, ku sapo shqiptoi këtë qytet, Braçe nga vendi u pa të kundërshtonte, duke vënë duart në kokë. “Dhe, siç e shpjegova, gjendemi në një pikë,…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendit i nevojitet politikë e stabilitetit ekonomik, duke theksuar se, pavarësisht vështirësive me të cilat përballen qytetarët, inflacioni është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian dhe pagat po rriten gradualisht. Duke folur në emisionin “Klik Plus” në TV21, Mickoski tha se gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator të vitit 2026, inflacioni mesatar në vend ishte 2.5%, ndërsa në Bashkimin Evropian arriti në 3.2–3.3%. Sipas tij, në shtator inflacioni në Maqedoninë e Veriut ishte 2.7%, kundrejt 3.8% në BE. Ai theksoi se këta tregues, sipas Qeverisë, dëshmojnë për një gjendje…

Read More

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilin të enjten ia kishte përcjellë për dekretim kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ndryshimet në këtë ligj janë miratuar më 6 tetor në Kuvendin e Kosovës, në lexim të dytë, me 88 vota për. Në seancë kanë qenë të pranishëm deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Ndër ndryshimet kryesore që parasheh ligji janë kufizimi i mandatit të Dhomave të Specializuara, transferimi i rasteve që nuk përfshihen në juridiksionin e tyre te institucionet e drejtësisë në…

Read More

Pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate dhe tensione në sallën e Kuvendit, Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro dhe 34 kundër, pa asnjë abstenim. Në seancën plenare, e cila vijoi deri pas mesnatës, maxhoranca votoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi, duke i hapur rrugë riorganizimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit. Reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke e çuar numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 61 në 46. Gjatë diskutimeve në Kuvend, deputetët e opozitës kundërshtuan ndryshimet e propozuara, duke argumentuar se reforma nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe cenon autonominë…

Read More

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka reaguar për protestat dhe përplasjet e dhunshme në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar dhe duke bërë thirrje për dialog, dëgjimin e të rinjve dhe ndaljen e dhunës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjata shprehu dhimbjen për atë që po ndodh në vend, duke theksuar se është e papranueshme që shqiptarët të ushtrojnë dhunë ndaj njëri-tjetrit. “Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet. Sërish! Më dhemb në shpirt kur shoh një të ri që dhunohet, një polic që dhunohet, një shqiptar që ngre dorën kundër një shqiptari tjetër”, shkroi ajo. Këngëtarja…

Read More

Interneti është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, 93,7% e qytetarëve të moshës 15–74 vjeç kanë përdorur internetin, ndërsa 91,2% e familjeve kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Të dhënat tregojnë se 81,2% e popullsisë e përdorin internetin disa herë në ditë, ndërsa po kjo përqindje ka blerë ose porositur produkte dhe shërbime online gjatë 12 muajve të fundit. Aktiviteti më i përhapur është komunikimi përmes thirrjeve telefonike dhe videothirrjeve, me 93,5%, kryesisht përmes aplikacioneve WhatsApp, Viber, Messenger dhe platformave të ngjashme. Ndërkohë,…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqeodonci ka thënë se presin që këtë vit Forca e Sigurisë së Kosovës të pajiset me një sasi të sistemit anti-tank, Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se një gjë e tillë ishte premtuar edhe vitin e kaluar, por sipas tij, vonesa ka ndodhur edhe për shkak të zhvillimeve, ku ShBA është në luftë në disa fronte, si dhe ndihma që i ka bërë Ukrainës. “Janë në procesin përfundimtar të arritjes, jemi në diskutim që të kemi edhe gjatë këtij viti një sasi,normalisht që na është premtuar vitin e kaluar që ta…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e Kimberly Guilfoyle, ish-ambasadores amerikane në Greqi, duke shprehur zhgënjimin e tij për raportimet e fundit rreth saj. Në një intervistë për Newsmax, të enjten në mbrëmje, Trump u pyet nëse Guilfoyle mund të përballet me pasoja ligjore dhe nëse ai do të shqyrtonte mundësinë e faljes së saj. “U zhgënjeva nga ajo që lexova, nuk kam folur me të”, u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se nuk dëshironte të mendonte për mundësinë e faljes së saj. Trump deklaroi se e njihte…

Read More

Mirlind Daku është protagonist me Spartak Moskën, duke realizuar dy gola në përballjen ndaj Rodina Moskës në Kupën e Rusisë. Sulmuesi shqiptar vazhdon të tregojë vlerat e tij në futbollin rus, duke konfirmuar edhe një herë instinktin para portës. Bomberi kuqezi ka qenë vendimtar në këtë takim, duke shfrytëzuar mundësitë e krijuara dhe duke ndihmuar skuadrën e tij. Paraqitja e Dakut përbën një tjetër sinjal pozitiv për sulmuesin shqiptar, i cili synon të lërë gjurmë me fanellën e Spartak Moskës dhe të vazhdojë të jetë një nga emrat e rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës. Dy golat ndaj Rodina Moskës…

Read More