Autor: AD

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, për rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës, duke i cilësuar ato si “turp” dhe duke e akuzuar Kievin se po kontribuon në rritjen e çmimeve të karburantit në tregjet ndërkombëtare. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Newsmax, Trump deklaroi gjithashtu se është më e vështirë të bashkëpunosh me Zelenskyn sesa me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai vuri në dyshim edhe gatishmërinë e udhëheqësit ukrainas për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës me Rusinë. “Është për të ardhur keq! Ka kaq shumë objektiva…

Read More

Maqedonia e Veriut po ndërton dy interkonektorë të gazit natyror, njëri me Greqinë dhe tjetri me Serbinë, të cilët pritet të rrisin ndjeshëm rëndësinë gjeostrategjike të vendit dhe të krijojnë mundësi të reja për investime në sektorin energjetik. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ecurinë e procesit të gazifikimit, përfitimet për qytetarët dhe afatet e përfundimit të projekteve. Sipas Mickoskit, interkonektori i parë pritet të sinkronizohet dhe të vihet në përdorim deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm, ndërsa i dyti pritet të jetë plotësisht i sinkronizuar deri në…

Read More

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë. Në një deklaratë, ai ka ngritur akuza për dhunë ndaj të rinjve nga policia dhe ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës. “U drejtohem sonte, para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por dhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve. Të gjithë anëtarëve të diasporës sonë kudo që janë. Të rinj e të rejave, në katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë.…

Read More

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, kanë kaluar një mbrëmje të suksesshme në Ligën e Evropës, duke kontribuar në fitoret e skuadrave të tyre në ndeshjet e xhiros së dytë. Xhaka luajti rol vendimtar në përmbysjen e Sunderlandit ndaj Torreenses, ndërsa Jashari ishte pjesë e fitores së thellë të Milanit në Austri. Xhaka hyn nga stoli dhe vendos ndeshjenSunderland shënoi fitore dramatike 2:1 në udhëtim ndaj skuadrës portugeze Torreense, falë një goli të realizuar në minutat shtesë. Skuadra angleze u gjend në disavantazh në minutën e 37-të, kur Volnei Feltes kaloi vendasit në epërsi. Trajneri Régis Le Bris…

Read More

Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke i kërkuar një zgjidhje politike për krizën dhe rikthimin e besimit të qytetarëve. Letra e plotë: Letër Edi Ramës Ed’, Përfytyroje veten si demonstrues, në mes të protestës, mes njerëzve që kanë dalë në rrugë sepse ndihen të padëgjuar, të papërfaqësuar, të prerë në besë, të lodhur. Përfytyroje veten jo si kryeministër që e sheh protestën nga larg, përmes ekraneve, por si i ri që qëndron mes turmës, dëgjon britmat, ndjen frikën, dhe konsidero kryesoren, se ky zemërim nuk lindi sot.…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajllovski, ka paralajmëruar rritje të pagave për pjesëtarët e Armatës dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes nga 1 janari, si dhe një zgjidhje afatgjatë për statusin e ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç. Gjatë ceremonisë në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ai bëri të ditur se propozimi për ushtarët mbi 45 vjeç është shqyrtuar në kolegjiumin qeveritar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.Sipas Misajllovskit, ushtarët do të mund të vazhdojnë karrierën deri në pensionim, ndërsa parashihet edhe marrëveshje e re kolektive me sindikatat, pa cenuar të drejtat ekzistuese…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kartelet e drogës kanë ndikim dominues në Meksikë, duke pretenduar se ato e kontrollojnë vendin. Ai tha se këtë qëndrim ia ka shprehur drejtpërdrejt edhe presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum, për të cilën u shpreh me fjalë pozitive. “Kartelet e drogës e drejtojnë Meksikën. Këtë ia them presidentes së Meksikës. Ajo është një grua e mrekullueshme, por kartelet e drogës e drejtojnë Meksikën”, deklaroi 80-vjeçari. Deklarata e liderit amerikan rikthen në vëmendje tensionet rreth luftës kundër narkotikëve dhe rolit të organizatave kriminale në Meksikë. Trafikimi i drogës, veçanërisht drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe…

Read More

Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar lidhur me reformën territoriale dhe qëndrimin e deputetëve të Partisë Socialiste që kanë kundërshtuar projektligjin. Koçeku u shpreh se deputetët socialistë që dalin kundër reformës nuk duhen konsideruar si “rebelë”, duke argumentuar se, sipas saj, është vetë partia që “i ka kthyer shpinën qytetarëve”. “Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyre është rebele, që i ka kthyer shpinën qytetarëve”, deklaroi Koçeku. Ajo iu referua gjithashtu komuniteteve periferike, duke kërkuar që ato të mos braktisen. “Nëse edhe sot të njëjtët…

Read More

Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPPHM) tregojnë dallime të mëdha të temperaturave në Maqedoninë e Veriut.Sipas matjeve të orës 14:00, më ngrohtë ishte në Strumicë, me 17,7 gradë Celsius, ndërsa në Popova Shapkë u regjistrua temperatura më e ulët, vetëm 1,4 gradë. Në Gjevgjeli u matën 17 gradë, ndërsa në Demir Kapi 16,9 gradë. Mbi 15 gradë shënuan edhe Velesi (16), Kavadari (15,8), Vinica (15,4) dhe Shtipi (15,1).Në Manastir temperatura ishte 13,7 gradë, në Tetovë 13,6, ndërsa në Ohër 13,2 gradë.Në Shkup, në stacionin meteorologjik në Zajçev Rid, u regjistruan 10,6 gradë. E njëjta temperaturë u mat edhe…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me ndryshimet që janë propozuar në reformën territoriale, të cilat i ka cilësuar si një “akt armiqësor” dhe një “hakmarrje politike ndaj qytetarëve”. Berisha u ndal te “shkrirja” e disa njësive vendore dhe bashkive në të gjithë vendin, duke theksuar se ky vendim po u heq qytetarëve shërbimet bazë dhe investimet, të cilat sipas tij kanë rënë në kuotën e zeros. Ai gjithashtu bëri thirrje për kreun e qeverisë, Edi Rama që të japë dorëheqjen duke e cilësuar si armiku i vërtetë i shqiptarëve. Fjala…

Read More