Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se votimi në Komunën e Bërvenicës ka nisur në orën 07:00 dhe po zhvillohet pa pengesa apo parregullsi të raportuara. Sipas KSHZ-së, nga 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të paraqitur për votim, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 85 prej tyre. Ndërkohë, nga nëntë persona të regjistruar në listën zgjedhore që ndodhen në burg ose paraburgim, kanë votuar shtatë. Votimi për këtë kategori është organizuar në tri institucione korrektuese, në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Në total, deri në momentin e raportimit, kanë votuar 92 persona nga këto dy kategori.
Autor: AD
Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me leje për armë po shënon rritje. Mbi 20 mijë kërkesa janë paraqitur dhe shqyrtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vetëm brenda 18 muajve, por më pak se gjysma e tyre kanë marrë miratimin përkatës. Sipas të dhënave të MPB-së, rreth 9 mijë kërkesa kanë përfunduar me përgjigje pozitive. “Gjatë 18 muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar intensivisht lidhur me kërkesat për lëshimin e lejeve për blerjen e armëve. Janë shqyrtuar rreth 20.000 kërkesa, nga të cilat mbi 9.000 janë miratuar, duke kontribuar kështu në një trajtim më efikas…
Lionel Messi është një lojtar që nuk do të përsëritet kurrë, ka thënë Ander Herrera i Real Zaragozës, i cili këmbëngul se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka parë asgjë të ngjashme me argjentinasin. Në sytë e tij, Neymar përfaqëson magjinë e futbollit, ndërsa Kylian Mbappe është një “superhero”. Spanjolli 37-vjeçar i bëri këto komente gjatë një interviste të gjatë me ish-mbrojtësin e Anglisë, Rio Ferdinand, ku foli për periudhën e tij aktuale te Zaragoza dhe një karrierë që e çoi tek Athletic Bilbao, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini dhe Boca Juniors. Duke folur për gazetën spanjolle “Marca”, Herrera tha…
Para dhe pas shpalljes se pavaresise, rilindasit e medhej nisen misionin e tyre per ringjalljen e vetedijes kombetare, te cilen Ismail Kadare do ta quante Agimi i Erresires 500 Vjecare. Rilindasit nuk ishin njesoj as ne gjuhen qe perdornin e as ne karakter, madje shpesh ata nuk simpatizonin as njeri-tjetrin,e megjithate misioni i tyre ishte i perbashket, dhe kjo i perbashkonte. Nga Fishta, tek Poradeci, nga Konica tek Vaso Pasha, Noli e sidomos Migjeni me grushin e tij qe donte malit ti binte te gjithe i thirren ndergjegjes popullore per rizgjim dhe reagim. Migjeni ishte i pari qe provoi censuren…
Gati 22 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri, ndërsa 29,5 për qind e fëmijëve janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë.Sipas Platformës Maqedonase Kundër Varfërisë, vetëm 19 për qind e familjeve me fëmijë përfitojnë shtesa për fëmijë dhe familje. Gjithashtu, vetëm 45,5 për qind e fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç ndjekin kopshtet.Organizata kërkon një strategji kombëtare kundër varfërisë, me masa konkrete dhe mbështetje më të madhe për familjet në nevojë.
Në këto ditë protestash në Shqipëri, sopranoja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka ndarë një mesazh sensibilizues për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke vënë theksin te shpresa, besimi dhe rëndësia e dëgjimit të zërit të brezit të ri. “Asgjë nuk është më e dhimbshme, sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja”, shkruan Mula në mesazhin e saj. Ajo thekson se të rinjtë meritojnë hapësirën për të ëndërruar, për të besuar dhe për t’u dëgjuar, pasi në zërat e tyre qëndron shpresa dhe e ardhmja e vendit. Mesazhi i artistes vjen…
Ambulancat e mjekëve amë dhe pikat kujdestare në Shkup janë të mbingarkuara nga pacientët me probleme shëndetësore.Brenda një nate, 152 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore në gjashtë pikat kujdestare të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup. Rreth një e treta kishin tension të lartë të gjakut, ndërsa të tjerët ankoheshin për dhimbje fyti, kokëdhimbje dhe probleme me stomakun.Te të rinjtë janë të pranishme simptoma që ngjasojnë me gripin dhe COVID-19, ndërsa mjekët paralajmërojnë se mund të ketë edhe raste të gripit sezonal.Ndërkohë, pritet të nisë vaksinimi kundër gripit. Në dispozicion janë 30 mijë vaksina, ndërsa rreth 25 mijë…
Një aksion i madh policor po zhvillohet në më shumë se 40 lokacione në vend, ku janë gjetur drogë, armë, para, hanxharë dhe sende të tjera për të cilat ekzistojnë dyshime se burojnë nga vepra penale, mëson jozyrtarisht media „Kurir“. Kontrollet kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa aksioni koordinohet nga Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Në operacion marrin pjesë të gjithë sektorët për punë të brendshme, si dhe njësia organizative për qentë zyrtarë. Sipas informacioneve të „Kurir“, ekipet policore vazhdojnë të jenë në terren, ndërsa kontrollet janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për…
Xherdan Shaqiri u aktivizua vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kundër Stade Nyonnais, por prania e tij ndihmoi që Baseli ta qetësonte lojën në minutat e fundit. Baseli triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Nyonit, duke siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Zvicrës. Por, cila ishte arsyeja që trajneri serb i Baselit, Sllavisha Jokanoviq, vendosi ta linte kapitenin Shaqiri në bankën e rezervistëve? “Trajneri Sllavisha Jokanoviq kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të paraqitej me skuadrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, në ndeshjen kundër Nyonit, emri i Xherdan Shaqirit mungonte në formacionin…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka sekuestruar dhe asgjësuar 1,000 kilogramë mish pule dhe 55 kilogramë përgatitje mishi që përmbanin këtë produkt, gjatë kontrolleve të paplanifikuara në dyqane mishi në Strugë dhe Ohër. Për shkeljen e vendimit që ndalon importin dhe përdorimin e stomakëve të pulës për prodhimin e produkteve të mishit, ndaj dy dyqaneve janë iniciuar procedura kundërvajtëse. Nga AUV bëjnë të ditur se ndalimi, i miratuar në korrik të vitit 2024, synon mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve për shkak të rreziqeve të mundshme nga bakteret, viruset dhe toksinat. Kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e tregtimit…
