Autor: AD

-Foto ilustrim- Koalicioni Shqiptar ka paralajmëruar një tubim të përbashkët zgjedhor, i cili do të mbahet të hënën, më 19 tetor, në fshatin Samolicë të Komunës së Bujanocit, shkruan LUGINALAJMI. Takimi do të zhvillohet në restorantin “Bici”, duke filluar nga ora 19:00. Përmes një ftese publike, Koalicioni Shqiptar u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që të marrin pjesë në këtë tubim, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit. Koalicioni Shqiptar, me Shaip Kamberin bartës të listës, garon në këto zgjedhje me numrin 17./LUGINALAJMI/

Read More

Futbollisti gjerman Karim Adeyemi ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut shqiptar, këtë herë përmes një momenti të veçantë të lidhur me muzikën tradicionale shqiptare. Partneri i reperes së njohur Loredana është shfaqur duke dëgjuar këngën “Mora fjalë”, një prej këngëve më të dashura për shqiptarët, e cila i kushtohet figurës së komandantit legjendar Adem Jashari. Pamjet kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke nxitur reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë mirëpritur interesimin e futbollistit për muzikën dhe kulturën shqiptare. Lidhja e Adeyemit me traditat shqiptare është bërë gjithnjë e më e dukshme gjatë marrëdhënies së tij me…

Read More

Gjyqtarët në Uruguai po testojnë një sistem të ri inovativ, përmes të cilit kartonët e verdhë dhe të kuq jepen në formë digjitale. Në vend të kartonëve tradicionalë prej plastike, gjyqtarët tani i tregojnë ndëshkimet përmes një pajisjeje elektronike të ngjashme me një telefon mobil. Prova e parë u zhvillua gjatë ndeshjes së Copa Uruguay mes Nacionalit dhe Rentistas, e cila përfundoi me fitoren 3-0 të skuadrës vendase. Sistemi fillimisht ishte planifikuar të testohej në fund të shtatorit, në ndeshjen e Kupës mes Defensor Sportingut dhe Plaza Colonia, por gjyqtari nuk mundi ta përdorte për shkak të kushteve të dobëta…

Read More

Një denoncim për dhunë në familje çoi në bastisjen policore të një shtëpie në fshatin Grupçin të Tetovës, ku u gjetën pjesë armësh dhe municion. Është arrestuar 45-vjeçari me inicialet M.D., ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim në Prokurori edhe për vepër penale që lidhet me armëmbajtjen e paligjshme, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Bashkëshortja e tij, dje në orën 19:30, ka raportuar në SPB Tetovë se ishte viktimë e dhunës në familje, gjatë së cilës kishte pësuar lëndime trupore. Ajo e ka denoncuar bashkëshortin edhe për rrezikimin e sigurisë së saj. Pas marrjes së urdhrit nga Gjykata…

Read More

Shpella nënujore “Vrelo”, në kanionin e Matkës, është shpallur shpella nënujore më e thellë e eksploruar në botë, pasi zhytësit arritën thellësinë rekord prej 338 metrash gjatë ekspeditës “Vrelo 2026”. Në ekspeditë, e zhvilluar nga 10 deri më 17 tetor, morën pjesë 15 zhytës nga Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Italia. Gjatë hulumtimeve u vendosën tre rekorde botërore dhe u zbuluan dy kanale të reja, me mbi 150 metra gjatësi të eksploruar.Zhytja rekord u realizua nga polaku Bartłomiej Pitala, në një operacion që zgjati nëntë orë dhe u mbështet nga ekipe të specializuara sigurie.Me këtë arritje, Vrelo kaloi nga vendi…

Read More

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka zgjedhur Valdrin Islamin për kryetar të ri, gjatë kuvendit zgjedhor të mbajtur sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët. Islami mori mbështetjen unanime të kuvendarëve, ndërsa gjatë mbledhjes u zgjodh edhe kryesia e re, e cila do të udhëheqë aktivitetet dhe organizimin e mëtejshëm partiak në Tetovë. Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i partisë, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë partiakë. Gjatë fjalimit, Taravari foli për zhvillimet politike në vend dhe rëndësinë e konsolidimit të strukturave partiake, duke kërkuar angazhim më të madh nga anëtarësia. Nga…

Read More

Jude Bellingham ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031, raporton gazeta spanjolle AS. Marrëveshja e re do t’ia zgjasë kontratën edhe për dy vjet mesfushorit anglez, i cili aktualisht është i lidhur me klubin madrilen deri në vitin 2029. Përveç zgjatjes së bashkëpunimit, Bellingham pritet të përfitojë edhe kushte dukshëm më të mira financiare. Sipas raportimit, bisedimet mes palëve nisën drejt fundit të sezonit të kaluar, ndërsa futbollisti ka shprehur dëshirën për ta vazhduar karrierën në Santiago Bernabeu. Real Madridi e konsideron Bellinghamin një nga lojtarët kryesorë për të ardhmen e…

Read More

Një zyrtar policor nga stacioni policor i Draçevës në Shkup është kallëzuar penalisht për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e komunikacionit.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, polici me inicialet Sh.A., jashtë orarit të punës, më 1 tetor 2026, ka drejtuar një automjet me leje qarkullimi të skaduar, pa dhënë provimin për patentë shoferi.Për rastin është ngritur kallëzim penal në Prokurori, ndërsa ndaj policit është propozuar edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për shkelje të rregullave të punës.

Read More

Moderatorja dhe autorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me protestat në Shqipëri, duke dënuar dhunën dhe duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë qytetarët. Pas disa ditësh në heshtje, Osmani ka ndarë reflektimin e saj për situatën në vend, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk duhen trajtuar si një spektakël për komente në rrjetet sociale, por duhen kuptuar përpara se të jepet një reagim. Si nënë e tre fëmijëve, ajo shprehet se e dhemb të shohë të rinjtë pa shpresë, disa prej tyre në moshën e djalit të saj, të përballen me dhunën…

Read More

Një incident fizik është raportuar në orët e para të 17 tetorit para një lokali në vendbanimin Ilinden, në afërsi të Shkupit.Sipas njoftimit të policisë, një 29-vjeçar nga Shkupi, me inicialet H.K., ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një 25-vjeçare me inicialet V.D.Ngjarja është raportuar rreth orës 01:30. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Read More