Autor: AD

Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik. Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim. Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme. Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë…

Read More

Muaji tetor, i njohur tradicionalisht si muaji kur në botë shpallen laureatët e mëdhenj të shkencës, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit, na rikujton rëndësinë e atyre që jetën e tyre ia kushtojnë mirëqenies së të tjerëve. Në Shkupin e nobelistes së shenjtë Nënë Tereza qytetin që i dha botës simbolin më të madh të humanizmit nëse do të ndahej një çmim për përkushtim ndaj qytetarëve, ky çmim sot patjetër do t’i takonte Sabri Azirit. Në ditët më të vështira, atëherë kur shëndeti i më të dashurve tanë sprovohet, vlerat e vërteta njerëzore maten me gatishmërinë për të ndihmuar. Në Qendrën…

Read More

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në mbarë Maqedoninë e Veriut, gjatë të cilit janë kryer 47 bastisje, janë arrestuar 16 persona dhe janë konfiskuar drogë, armë dhe municion. Aksioni u zhvillua më 16 dhe 17 tetor, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminalistike, sektorëve të punëve të brendshme dhe njësisë për qen shërbimi. Synimi ishte luftimi i tregtisë së paligjshme me drogë dhe posedimit ilegal të armëve.Gjatë bastisjeve nëpër banesa dhe ambiente ndihmëse, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme marihuane, kokainë të paketuar, pistoleta, pushkë, municion, para dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me vepra penale.Në kuadër…

Read More

Shtatëmbëdhjetëvjeçari dhe karateisti i talentuar Rexhep Rushiti ka shënuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e 5-të në botë në Kampionatin Botëror të Karatesë për moshat U21.  Në kategorinë -84 kg, Rushiti tregoi një formë të shkëlqyer gjatë gjithë përballjeve, duke regjistruar 4 fitore të mëdha dhe 2 humbje përgjatë turneut. Edhe pse për pak pikë mbeti pa u ngjitur në podiumin e medaljeve, paraqitja e tij dinjitoze dëshmoi talentin, përkushtimin dhe shpirtin garues në nivelin më të lartë botëror.  Përmes një postimi zyrtar, nga Klubi i Karatesë “Kushtrimi” kanë përgëzuar karateistin për këtë…

Read More

Bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar”, Shaip Kamberi, ka takuar sot qindra qytetarë të gjeneratave të vjetra nga vendbanime të ndryshme të Komunës së Bujanocit, shkruan LUGINALAJMI. “Pavarësisht se sa të rrezikshme dhe sa të mëdha kanë qenë ato furtuna, kjo që sot ne jemi bashkë, dëshmon se ia kemi dalë”, deklaroi Kamberi para të pranishmëve. Përmes një postimi, ai tha se kishte bashkëbiseduar me njerëz që ndër vite kanë përjetuar ndryshime të mëdha politike, luftëra dhe periudha të vështira në Luginën e Preshevës. Sipas Kamberit, pikërisht këto gjenerata e kuptojnë më së miri rëndësinë e bashkimit dhe të vazhdimit…

Read More

Këngëtarja shqiptare Eli Malaj ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Instagram, artistja u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’u bashkohen protestuesve. “Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri! O sot, o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin!”, ka shkruar Malaj, duke bërë thirrje për solidaritet mes shqiptarëve. Reagimi i këngëtares vjen pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga studentët dhe të rinjtë, të cilët, krahas kërkesave për kushte më të mira arsimimi dhe mundësi punësimi,…

Read More

Sipas informacionit të përcjellë në redaksinë e Monitor.mk, një 40-vjeçar me emrin Bujar, me prejardhje nga Kumanova, raportohet se ka humbur jetën në Bruksel, ku janë zhvilluar demonstrata. Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Deri në këtë raportim, redaksia nuk ka siguruar konfirmim zyrtar nga autoritetet belge për rastin dhe as për ndonjë lidhje të mundshme mes vdekjes së tij dhe demonstratave.

Read More

Banorët e Lagjes së Dëshmorëve në Luboten, në Komunën e Butelit, janë organizuar mes vete dhe kanë marrë iniciativën për asfaltimin e rrugës në lagjen e tyre, transmeton Zyrtare. Në vend që të presin zgjidhje nga komuna, banorët kanë vendosur të angazhohen vetë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Nisma e tyre vjen si përpjekje për të zgjidhur një problem me të cilin përballen në përditshmëri, duke dëshmuar rëndësinë e organizimit dhe bashkëpunimit mes banorëve.

Read More

Deputeti i ASH-së Rijad Shaqiri në emisionin e moderatorit Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka shtru nevojnën e një marrëveshje vëllazrore mes partive shqiptare.“Duhet të ketë një marrëveshje vëllazërore për mos ta ulë potencën politike në kuadër të qeverisë, që ajo që merr më së shumti vota në kuadër të legjislacionit të ardhshëm të ketë mundësinë të bisedon për qeverisjen e ardhshme, po thjesht të bëhet një strategji për zgjidhjen e shumë çështjeve të cilët i kemi, i kemi pezull në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë për, për shqiptarët kryesisht”. Sefer Tahiri: Thoni marrëveshje vëllazërore që i bie,…

Read More

Dr. Asllan Tahiraj Shqipëria ime, pse të lamë të katandisesh kështu? Para një jave isha në Tiranë. Jo për qejf, siç do të dëshiroja, por për hall. Pas tri ditësh qëndrimi, të mbushura me trafik, zhurmë, pluhur e smog mbytës, u ktheva sërish në “vatanin tim të dytë”, të cilin prej gati dy dekadash përpiqem, me shumë mund e sforcim, ta bëj disi timin — për familjen dhe për veten. Por këtë herë e lashë Shqipërinë time me një ndjenjë ndryshe. Një ndjenjë të përzier me dhimbje e keqardhje, me frikë e faj, me pafuqinë e atij që sheh dhe…

Read More