Autor: AD

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH). Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se koalicioni synon fitoren dhe rikthimin e besimit në misionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Sipas marrëveshjes, bartës i listës së përbashkët do të jetë Shqiprim Musliu. Mustafa ka ftuar aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë që të hënën, më 19 tetor, nga ora 12:00, të paraqiten në selitë e PDSH-së dhe LPD-së në Preshevë dhe Bujanoc për…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet nën presion pas protestave të dhunshme që përfshinë Francën, ndërsa ka pranuar dështimet në parashikimin dhe inteligjencën që paraprinë përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur nga ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, kreu i shtetit ka refuzuar ta pranojë atë. Sipas raportimit të gazetës franceze Le Monde, vendimi u bë i ditur nga Pallati Elize të hënën, më 19 tetor. Nuñez kishte kërkuar të largohej nga detyra, duke marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi gjatë demonstratave të fundjavës, por Macron vendosi që ai të vijojë ushtrimin e funksionit. Protestat, të nisura për shkak të…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një reformë të rrezikshme në sektorin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar Qeverinë se po përgatit në mënyrë jotransparente bashkimin e të gjitha shërbimeve të inteligjencës në një institucion të vetëm informon Tetovasot. Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një reformë të rrezikshme dhe jotransparente të sektorit të sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi publik, ai pretendon se Qeveria po përgatit, larg syrit të opinionit, bashkimin e të gjitha shërbimeve të inteligjencës në një…

Read More

Bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar”, Shaip Kamberi, ka qëndruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Letovicë të Komunës së Bujanocit, ku është takuar me banorë të kësaj bashkësie lokalel, shkruan LUGINALAJMI. Gjatë takimit është biseduar për çështjet që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe për rëndësinë e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e Serbisë. Kamberi, përmes një postimi, ka falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen që, sipas tij, ia kanë dhënë vazhdimisht. “Mikpritjen në fshatin Letovicë e kemi gjetur gjithmonë. Mbështetjen e njëjtë e gjetëm edhe sonte, në një takim të përbashkët me banorë të këtij fshati”,…

Read More

Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Moderatorja e njohur ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se Shqipëria nuk i përket asnjë qeverie, partie apo grupimi politik. Në një moment kur kryeqyteti po përjeton protesta të ashpra dhe ndërhyrje të shumta policore, deklarata e saj merr një domethënie të veçantë politike, pasi vë në diskutim idenë se pushteti mund të vendoset mbi interesin e qytetarëve. “Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos! ” ”Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë,…

Read More

Dejan Georgievski, ekspert nga Qendra për Zhvillimin e Mediave në emisionin “Dialog te Lajmi” që drejtohet nga moderatori Sefer Tahiri, ndër të tjera ka thënë se ai ka qenë gjithmonë për modelin francez për reformimin e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM). “Atje sistemi është i tillë! Që nga fundi i viteve ’90 kam pohuar prej kohësh se duhet të zbatojmë atë model francez të reformës, domethënë ta mbyllim dhe ta fillojmë nga e para, dhe mendoj se madje e kam shkruar këtë në një dokument të politikës publike. Kanë kaluar të paktën dhjetë vjet sigurisht. Duhet të vendosim një pikë…

Read More

Kandidati i AKI-së për Komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka nisur festën pas publikimit të rezultateve të para zgjedhore, duke shpallur fitoren ndaj kundërkandidatit shqiptar, Jakup Huseinit nga VLEN. Ndërkohë, edhe kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së kanë shpallur fitoret e tyre përkatëse. Megjithatë, gara për kreun e Bërvenicës mbetet e hapur. Në raundin e dytë, që pritet të mbahet pas dy javësh, Arkin Jahiji i AKI-së do të përballet me Stojançe Radiçevskin e VMRO-DPMNE-së. Rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë se kush do ta drejtojë komunën në mandatin e ardhshëm.

Read More

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës. Istrefi ka theksuar se zemërimi i qytetarëve nuk është i rastësishëm, duke shprehur bindjen se ndoshta ka ardhur koha për një revolucion. Pse na bien më shumë flokët në vjeshtë?Ajo ka bërë thirrje për më shumë barazi shoqërore, duke shprehur dëshirën për një shoqëri ku qytetarët të kenë mundësi ta përballojnë jetesën dhe të mos detyrohen të jetojnë në mbijetesë të vazhdueshme. Këngëtarja ka shpresuar që protestat të përfundojnë për të mirë, pa pasoja të rënda,…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë Francën, duke u bërë thirrje autoriteteve franceze të ndërmarrin masa për rikthimin e rendit dhe sigurisë. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump ka komentuar pamjet e trazirave që u regjistruan gjatë së shtunës, më 17 tetor. “Franca po digjet!”,ka shkruar presidenti amerikan, duke kërkuar gjithashtu që Franca të mbyllë kufijtë dhe ta marrë situatën nën kontroll. Reagimi i tij vjen pas demonstratave në disa qytete franceze, ku protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me rritjen e kostos së jetesës,…

Read More

Florian Nesimi BDI-ja mori rreth 2.100 vota, ndërsa VLEN-i rreth 1.500. Por, a kemi të bëjmë me rritje të BDI-së apo me aftësinë e kandidatit të saj për të mobilizuar më shumë votues? Kandidati i VMRO-së mori më pak vota se paraardhësi i tij në vitin 2025, por përsëri mori më shumë vota se trupi partiak i VMRO-së. Duhet pasur parasysh se kësaj radhe nuk u votua për këshillin komunal. Prandaj, është e vështirë të flasim me siguri për ngritje apo rënie të partive, sepse vota për kandidatin nuk është domosdoshmërisht e njëjtë me votën për partinë. Mësimi kryesor nga…

Read More