Autor: AD

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, si dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare. Në kuadër të përgatitjeve për seancën plenare, anëtarët e kryesisë pritet të shqyrtojnë disa pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e…

Read More

Me afrimin e mesditës, protestuesit u mblodhën te Ministria e Arsimit në Rrugën e Durrësit në Tiranë, për të shtatën protestë radhazi me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg! Rama, jepe dorëheqjen! Situata paraqitet e qetë, madje disa prej atyre që mbajnë maska ia morën valles. Të tjerë u ulën këmbëkryq para dikasterit të Arsimit. Disa të rinj që mbajnë flamuj kuqezi dhe bëjnë shqiponjën me duar. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë. Efektivët e policisë kanë krijuar kordon.  

Read More

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) është shprehur e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, duke pretenduar se ka shënuar rritje të mbështetjes krahasuar me vitin 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga partia, kandidati i saj, Jovica Radeski, ka fituar 706 vota, kundrejt 481 votave në zgjedhjet e kaluara. Kjo paraqet rritje prej 225 votash, ose rreth 47 për qind. Nga ana tjetër, LSDM pretendon se mbështetja për VMRO-DPMNE-në ka rënë me 444 vota, nga 3.388 në vitin 2025 në 2.944 vota në zgjedhjet e fundit. “Rezultatet në Bërvenicë konfirmojnë se mbështetja për…

Read More

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje. Ndërsa Jovani dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuza për rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerje të veprës terroriste dhe spiunazh. Aktakuza ndaj tre të pandehurve është ngritur më 9 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Sipas aktakuzës, të pandehurit lidhen me sulmin që shkaktoi dëme…

Read More

Në kongresin e Unionit të të Rinjve (Junge Union), Kancelari gjerman Friedrich Merz u dërgoi mesazhe të qarta socialdemokratëve (SPD): ai dëshiron suksesin e koalicionit qeverisës, por jo me çdo çmim. Sa i përket reformës së pensioneve, ai këmbëngul që propozimet e komisionit të zbatohen plotësisht. Kancelari Friedrich Merz mbrojti kursin reformues të koalicionit qeverisës gjatë takimit të Unionit të të Rinjve dhe bëri të qartë se nuk është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me SPD-në me çdo kusht. “Dua që ky koalicion të jetë i suksesshëm”, deklaroi ai, por shtoi se mbijetesa e koalicionit nuk mund të vihet mbi…

Read More

Protestat janë shtrirë edhe në Mirditë, ku një pjesë e nxënësve ka bojkotuar procesin mësimor. Të rinjtë janë zhvendosur në Rrugën e Kombit, në Rubik. Protestuesit dolën në rrugë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Gjatë tubimit, dogjën goma në rrugë, duke e zhvendosur tubimin te një prej akseve kryesore rrugore në vend. Bojkot mësimi edhe në Lezhë, Shkodër e Elbasan.

Read More

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat në kryeqytet. Në deklaratën e tyre ata kanë bërë thirrje që palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin. “Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi frikën, shkatërrimin dhe përçarjen, por mbi dinjitetin, besimin e ndërsjellë dhe vullnetin për të gjetur zgjidhje paqësore. Me përulësi i drejtohemi të gjitha palëve të zgjedhin…

Read More

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim të sezonit, duke shënuar shtatë gola në tetë javët e para të kampionatit dhe duke e dyfishuar numrin e golave krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar. Sipas mediumit turk “Sabah”, sulmuesi i Fenerbahçes kishte realizuar katër gola në tetë javët e para të edicionit të kaluar, kur ishte pjesë e Mallorcas në La Liga. Muriqi, i cili pati probleme me lëndime në fillim të sezonit, u rikthye gradualisht në fushë. Ai luajti 30 minutat e fundit në humbjen 2:1 ndaj Gençlerbirliğit, ndërsa shënoi nga…

Read More

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një email kërcënues për vendosje eksplozivi aty. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel-it, Muhamed Veliu, se janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe pritet të mbërrijë njësia antieksploziv. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se në e-mail shkruhet: Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë. Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur kalimin e kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Në një komunikatë, BDI vlerëson se rezultati dëshmon mbështetjen e qytetarëve për përfaqësim të drejtë dhe zhvillim të barabartë të komunës. “Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim. Partia falënderoi votuesit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen ndaj Jahijit, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për institucione gjithëpërfshirëse, bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë.

Read More