Autor: AD

Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, ka deklaruar se situata gjatë protestës në Tiranë është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës dhe sulmit ndaj Gjykatës së Apelit. Ajo u ka bërë thirrje të rinjve të largohen nga dhuna, ndërsa ka paralajmëruar se shkeljet e ligjit mund të sjellin përgjegjësi penale, edhe për të miturit, në përputhje me moshën dhe veprën e kryer. Në një deklaratë, Ruseti theksoi se Policia e Shtetit vijon detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa nënvizoi se e drejta për të protestuar nuk i përjashton individët nga përgjegjësia për veprime të dhunshme. “Dua të theksoj…

Read More

Komuniteti akademik i është bashkuar zyrtarisht dhe në mënyrë masive revoltës popullore. 735 pedagogë dhe emra të njohur të arsimit e jetës publike kanë nënshkruar një deklaratë rrufeshme me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku kërkojnë me ngulm dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e menjëhershëm të terrorit policor ndaj rinisë. Mes 735 firmëtarëve spikasin figura të shquara si akademikët Stefan Çapaliku e Ardian Ndreca, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana…

Read More

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 33-vjeçareje nga Tetova, me inicialet Z.M., nën dyshimin për veprat penale „lëndim trupor“ dhe „neglizhencë dhe keqtrajtim i fëmijës“.Sipas policisë, më 5 tetor 2026, në shtëpinë familjare, e dyshuara dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur.Gjithashtu, ajo dyshohet se ka lënë pas dore foshnjën e saj 10-muajshe, duke e lënë vetëm dhe pa përkujdesjen e duhur.Rasti është proceduar nga autoritetet policore, ndërsa ndaj 33-vjeçares do të zhvillohet procedura përkatëse ligjore.

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij do të humbiste luftën kundër Rusisë, nëse Shtetet e Bashkuara do të ndryshonin anë dhe do të mbështesnin Moskën. “Nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin Rusinë, sigurisht që nuk do të qëndrojmë”, tha Zelensky në emisionin “Meet the Press” të NBC-së. “Tërheqja e mbështetjes ekzistuese të SHBA-së për Kievin do të ishte një gabim historik dhe një tragjedi e madhe”, tha ai. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë hoqi sanksionet e reja ndaj Rusisë, të miratuara nga Kongresi, dhe njoftoi një marrëveshje për naftën me Kremlinin, të cilën shumica e ekonomistëve…

Read More

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me një gjest simbolik, teksa protestuesit kanë hedhur kartëmonedha false dollarësh në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur përballë tyre. Veprimi është perceptuar si një mesazh simbolik kundër kryeministrit Edi Rama, në një moment kur vëmendja është përqendruar edhe te deklaratat e tij për shpërblimin e efektivëve që do të jenë në vijën e parë gjatë protestës. Hedhja e dollarëve falsë drejt policisë duket si një formë proteste përmes simbolikës, duke e lidhur qëndrimin e efektivëve në terren me premtimin për bonusin e paralajmëruar nga kryeministri. Edhe dita e shtatë e protestës në Tiranë…

Read More

69 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme, të dyshuar për goditjen me gurë dhe sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe të godinave të institucioneve publike dhe private. Sipas informacionit të bërë publik, personat e dyshuar janë përfshirë në akte dhune gjatë protestës, duke goditur punonjësit e Policisë dhe objektet e institucioneve publike e private. Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse ndaj personave të përfshirë, ndërsa hetimet synojnë dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Read More

Tregtia elektronike në Maqedoninë e Veriut po shënon rritje të vazhdueshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, vlera e blerjeve online arriti në 530,3 milionë euro, ose 14,1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, të analizuara nga Shoqata për Tregti Elektronike, 302,4 milionë euro janë shpenzuar në dyqanet vendase, ndërsa 227,9 milionë euro në platformat e huaja. Nga janari deri në qershor janë realizuar 15,3 milionë transaksione online, me rritje prej 10,1%. Rritje kanë shënuar edhe blerjet e konsumatorëve të huaj në dyqanet elektronike të Maqedonisë, me mbi…

Read More

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private. Në një deklaratë, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut, ndërsa thekson rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, lirisë së medias dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë. “Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri. U bëjmë thirrje të…

Read More

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të pezulluar tarifat e reja dhe masat e tjera ndëshkuese ndaj Rusisë, pak para se ato të hynin në fuqi, ka thelluar më tej mosmarrëveshjet mes Uashingtonit, Moskës dhe Kievit. Ndërsa Kremlini e përshëndet këtë veprim si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit, Ukraina dhe aleatët e saj besojnë se Rusia po shpëton nga një raund i ri presioni ekonomik. Masat e reja ishin pjesë e një ligji të miratuar nga Kongresi amerikan, i cili synonte rritjen e presionit ndaj Moskës për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Trump e nënshkroi ligjin në…

Read More

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka deklaruar se jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen në gjuhën shqipe. Sipas Azizit, kjo do të shënonte një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Urime të gjithë shqiptarëve, e në veçanti studentëve që do t’u nënshtrohen provimeve profesionale në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje!”, ka shkruar ai. Azizi e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për përdorimin e shqipes në provimet profesionale.

Read More