Situata në protestën në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Policia ka qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve, ndërsa përplasjet në zonën e tubimit vijojnë. Incidenti vjen pas hedhjes së fishekzjarrëve dhe molotovëve në drejtim të forcave të rendit, si dhe djegies së koshave të mbeturinave. Teksa një pjesë e mirë e protestuesve janë shpërndarë në Rrugën e Dibrës, policia ka vijuar ndjekjen e tyre. Pak momente më parë një grup efektivësh janë parë teksa futen në një prej rrugicave përgjatë rrugës. Megjithatë, efektivët prezentë nuk kanë lejuar gazetarët , si edhe pjesëtarë të tjerë të mediave…
Autor: AD
Një episod i tensionuar është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dëgjohet duke i drejtuar fjalë kërcënuese gazetares së Top Channel, Kristi Gongo. Në pamjet e publikuara, polici i kërkon gazetares të lëvizë nga vendi ku po qëndronte dhe, në vijim, i drejtohet me shprehjen: “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, në një situatë ku ajo po filmonte zhvillimet gjatë protestës. Nga pamjet, efektivi duket se kërkon që kamera të largohet, ndërsa komunikimi i tij ndaj gazetares shoqërohet me tone të ashpra.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, i ka kërkuar publikisht kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit, që me dokument zyrtar të dëshmojë përkatësinë e tij etnike. “Sot, le të ma dëshmojë me një dokument prej institucionit Hristijan Mickoski a është maqedon apo jo. Me dokument prej institucioneve të shtetit. Te Jeton Shasivari le të shkojë të marrë. Nuk është në certifikatë të lindjes. E shfuqizoi Gjykata Kushtetuese. Kushtetuta në ndërkohë thotë se shteti identitetin kombëtar. Unë dua nga ky shtet që ma garanton identitetin kombëtar ku kam nevojë të më japë dokument, që unë kam…
Jehonat e revoltës mbarëkombëtare në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë, duke marrë mbështetjen e figurave më të njohura ndërkombëtare me origjinë shqiptare. Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar publikisht në rrjetet e saj sociale lidhur me zhvillimet me të cilat po përballet rinia në rrugët e Tiranës. Artistja ka shpërndarë me miliona ndjekësit e saj pamje tronditëse ku dokumentohet dhuna e ushtruar nga forcat e policisë ndaj të rinjve dhe protestuesve përgjatë ditëve të përplasjes. Përbri pamjeve të dhunshme, Bebe Rexha ka përcjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për qëndresën qytetare, duke shkruar: “Rinia është e ardhmja!” Reagimi i…
Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zeqiri në lëndën ku akuzohet për shpërdorim të detyrës lidhur me kontratat për shërbime konsulentë për analizimin e situatave dhe privatizimin e mundshëm të Postave dhe Hekurudhave të RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik. Vendimi vjen pas gjykimit të përsëritur, ndërsa Zekiri ka të drejtë të ankohet në Supreme brenda 8 ditësh. Me kontratat, sipas Prokurorisë i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1,1 milion euro. Nga Gjykata e Apelit theksojnë se për këtë është urdhëruar konfiskim i pasurisë së kompanisë kontraktuese…
Policia ka shoqëruar disa protestues pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet, në vijim të zhvillimeve të tensionuara gjatë protestës. Gjatë shoqërimeve, është lënduar edhe një fëmijë! Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në zonë, ku disa prej protestuesve janë shoqëruar, ndërsa situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të turmës në rrugët e kryeqytetit. Shoqërimet vijnë pas episodeve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës, ku policia është përpjekur të kontrollojë situatën dhe të shpërndajë protestuesit. Prani e shtuar e forcave të policisë është evidentuar në qendër të Tiranës, ku disa makina policie janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej”. Gjatë ndërhyrjes, disa protestues janë…
Reagimi i parë publik i Arbana Osmanit për protestat që po zhvillohen në Shqipëri nuk është pritur mirë nga një pjesë e ndjekësve të saj. Moderatorja ka thyer heshtjen pas disa ditësh protestash studentore dhe përplasjesh me policinë, por është përballur me kritika për vonesën e reagimit. Përmes një postimi në Instagram, Arbana shpjegoi arsyen e heshtjes së saj: “Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”. Ajo shtoi se ngjarjet në Shqipëri nuk janë një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani apo një mundësi për të mbledhur pëlqime në Instagram.…
Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët e forcave speciale RENEA janë vendosur sërish pranë Kryeministrisë, për të tretën natë radhazi. Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë të pozicionuara në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit. Përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku janë raportuar hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë. Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në…
“Po e denoncove, mami, do të ndodhë përsëri e njëjta gjë” – këto ishin fjalët me të cilat 13-vjeçari nga Gjorçe Petrovi, i rrahur nga një grup të miturish në lagjen Vlae të Shkupit, iu lut nënës së tij që të mos e denonconte rastin në polici.Në një rrëfim tronditës për portalin “Skopje1”, nëna tregon se çfarë ndodhi natën e 18 tetorit në sheshin “Delfina”, ku djali i saj u sulmua nga një grup të miturish më të rritur.Ajo rrëfen se fëmija u kthye në shtëpi me dhëmbë të thyer, mavijosje, ënjtje dhe lëndime në kokë. Sipas informacioneve që ka,…
Policia katalanase ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për vjedhje në banesat e futbollistëve dhe personave të njohur në Katalonjë. Mes rasteve që u zbardhën nga hetimet janë edhe vjedhja në shtëpinë e lojtarit të Barcelonës, Joan García, si dhe përgatitjet për të sulmuar banesën e mbrojtësit francez Jules Kounde. Operacioni u zhvillua më 1 tetor në qytetin Gava, ndërsa lajmi u bë publik më 12 tetor. Në pranga ranë dy burra, 58 dhe 42 vjeç, si dhe një grua 46-vjeçare. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dy burrat janë dërguar në burg, ndërsa gruaja është lënë e lirë pas…
