Disa prej protestuesve janë vendosur aktualisht në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Teksa gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ndodhën edhe disa shoqërime të protestuesve nga ana e policisë. Teksa një të ri po e fusnin në makinën e policisë, ai dëgjohet të thotë se ishte vetëm duke vrapuar. Gazetarja Hoxha i pyeti të rinjtë se si quheshin, pasi u shpreh se kishin kërkuar ndihmë që të lajmëronin prindërit e tyre. Në momentin që po bëheshin këto shoqërime, njerëzit aty pranë…
Autor: AD
Alsat mëson ekskluzivisht zgjidhjen për jurisprudencën që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ua prezantoi studentëve parashikon që teoria të jetë në shqip, ndërsa 2 lëndë të praktikës në maqedonisht. Njëra nga lëndët kryesore ajo e Drejtës Penale sipas Shasivarit duhet të jetë në gjuhën maqedonase. Pas pak pritet të përfundon takimi i Shasivarit me studentët ku këta të fundit pritet të dalin me qëndrimin nëse pranohet ose jo zgjidhja e ministrit./ Alsat.mk
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Gjatë një takimi me zyrtarë të Azisë Qendrore në Uzbekistan, ai paralajmëroi se konflikti rrezikon të përhapet përtej dy vendeve. Duke folur për gazetarët në Samarkand, më 19 tetor, Rubio mbrojti përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvilluar negociata mes Moskës dhe Kievit. Ai pranoi se përparimi ka qenë i kufizuar, por tha se SHBA-ja mbetet e gatshme të shfrytëzojë çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Askush nuk po e fiton këtë luftë”, tha…
Një model i ri “84% shqip me 16% maqedonisht” i propozuar nga Ministria e Drejtësisë është vënë sot në tryezën e bisedimeve me kryetarët e forumeve studentore të Universitetit “Nënë Tereza”, UEJL-së, UNT-së e të tjerë. Mesditën e së hënës, takimin me Shasivarin që zgjati rreth dy orë, studentët e quajtën të suksesshëm por pa marrëveshje. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, shpalosi zgjidhjen ligjore që parasheh që 10 provimet teorike nga gjithsej 12 të zhvillohen në gjuhë të tjera siç tha ai, ndërsa 2 provimet e fundit praktike të mbeten në maqedonisht, me përkthyes në gjuhën amë, të cilat do…
Tiranë/4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari. Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet…
Kapsollat e para janë hedhur në Bulevard, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Situata në zonë po shoqërohet me lëvizjen e protestuesve përgjatë bulevardit, në kuadër të tubimit të zhvilluar në kryeqytet. Po ashtu në protestë është hedhur edhe një molotov, ndërsa marshimi vijon ende. Protestuesit i janë drejtuar bllokut të ministrive duke lënë pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Ata po vendosin zjarre në rrugë dhe po hedhin fishekzjarrë. Policia po tenton t’i shpërndajë duke ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës. Strategji e re e Policisë së Shtetit në ditën e shtatë të protestave të dhunshme në…
Nëpunësit administrativë që për dy vite radhazi do të vlerësohen me notën “1 – e pa mjaftueshme” do ta humbin vendin e punës, përcjell TV21. Ky është një nga risitë e parapara me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë, të cilat Kuvendi i miratoi me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet ligjore parashikohet një pasojë e qartë juridike për nëpunësit që vazhdimisht marrin vlerësimin më të ulët për dy vite radhazi. Ndërprerja e marrëdhënies së punës do të bëhet sipas fuqisë së ligjit. Qëllimi i zgjidhjes së re është forcimi i përgjegjësisë në administratë dhe sigurimi i funksionimit më efikas të…
Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian. Sipas burimeve të brendshme të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria. Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.…
Protesta në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, pas disa orësh heshtje. Protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, përfshirë molotovë në drejtim të policisë. Forcat e rendit po i ndjekin nga pas, të mbështetura nga autoboti me ujë. Gjatë incidenteve, u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi. Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar, teksa protesta është shoqëruar me zhvillime të reja në terren. Protestuesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën. Prania e forcave të policisë dhe e autobotëve ka…
Jon Selimi, kryetar i studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin Nënë Tereza (UNT), ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas takimit me Jeton Shasivarin, ku, sipas tij, studentët kanë dëgjuar për dy orë arsyetime për një zgjidhje që parashikon provimin pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht, me arsyetimin e “language support”. “Dy orë ligjëratë nga profesori se si të shkelet ligji e Kushtetuta, me dy provime në maqedonisht e ‘language support’ si arsyetim”, shkruan Selimi. Ai thekson se studentët nuk pranojnë zgjidhje që cenojnë Kushtetutën dhe ligjin, duke kërkuar respektimin e të drejtës për dhënien e provimit të…
