Autor: AD

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë sot një mbledhje për situatën në Kosovë, ku do të prezantohet raporti i ri gjashtëmujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet politike dhe të sigurisë, tensionet në veri të vendit, dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut. Mbledhja do të mbahet në Nju Jork, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës. Raportin, i publikuar më 30 shtator, pritet ta prezantojë Peter Due, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm…

Read More

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se Kryesia e Sindikatës ka vendosur të bojkotojë dhënien e mësimit në universitete, në shenjë mbështetjeje për studentët. Ende nuk dihet nëse një vendimi të tillë do t’i bashkohen të gjithë pedagogët, pasi deri më tani vetëm rreth 10% e personelit akademik në vend ka nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Edhe protestës iu bashkua vetëm një grupo pedagogësh nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell. Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e Bardhë ka shpërthyer një skemë e “pagesave për ndikim” te Trumpi. Në qendër të raportimit është një instruksion i pretenduar nga Grenelli për biznesmenin turk, Turhan Mildon, në maj të vitit të shkuar. Grenell atë kohë shef i qendrës kulturore “Kennedy Center”, i pati thënë Mildonit të transferojë rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology” – nga të cilat rreth 6 milionë dollarë do të shkonin për qendrën e…

Read More

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut, J.M., nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Sipas hetimeve, gjatë viteve 2021–2022, ish-drejtori nuk kishte zbatuar vendimet e Bordit Drejtues për shlyerjen e borxheve ndaj dy kompanive, në vlerë prej 19,3 milionë denarësh. Megjithëse kishte dokumentacionin e nevojshëm, ai dyshohet se nuk kishte nënshkruar marrëveshjen, faturat dhe urdhërpagesat. Si pasojë, kompanitë nisën procedura gjyqësore, ndërsa Posta u ngarkua me 10.968.483 denarë kamata ndëshkuese. Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu është kundërpërgjigjur përfaqësuesve të VV-së që të njëjtit pretendojnë që i njëjti ka bllokuar dhe ka ngecur në menaxhimin e disa fushave në Prishtinë.Mbrëmë, në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se tendencat dhe proceset që ai ka bërë në kryeqytet, siç thotë ai, janë të pastra, transmeton Klankosova.tv. “Unë e di kush jam, e di kush është Përparim Rama. E di çka mendoj, çka bëj, çka besoj se çka du me bë. Të gjitha proceset janë të paqta si loti për të mirën e kryeqytetit, për të mirën e gjithë vendit, edhe nuk…

Read More

U përshkallëzua situata para Kryeministrisë, ku më herët u nxorën në mënyrë simbolike karriget për dialog me protestuesit dhe letrat me mbishkrimin DIALOG i vuri kryeministri Edi Rama. Me flamuj kuqezi, disa protestues qëndrojnë te shkallët e selisë së qeverisë. Me studentët në protestë, sot janë edhe pedagogë, të cilët i kanë dolë në mbështetje, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar bojkot. Po ashtu ka qytetarë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Read More

Kylian Mbappe ka zbuluar një zakon të pazakontë që e shoqëron që nga fëmijëria. Ylli i Real Madridit luan futboll pa shtrojën e brendshme të këpucëve, madje edhe pse sot disponon këpucë sportive të personalizuara sipas nevojave të tij. Sulmuesi francez ka habitur me rrëfimin e tij, duke treguar se kjo veçori nisi kur ishte fëmijë dhe është kthyer me kalimin e viteve në një zakon nga i cili nuk arrin të heqë dorë.I pyetur për sekretet që fshihen pas paraqitjeve të tij në fushën e lojës, Mbappé iu përgjigj me humor, përpara se të zbulonte detajin e pazakontë. “Ka…

Read More

Dita e madhe për nisjen e formatit gjigant, Big Brother VIP Kosova, po afron. Megjithatë, mungesa e Jonida Vokshit krah Alaudin Hamitit, pritet të zëvendësohet nga një tjetër moderatore nga Shqipëria. Gazetarja Blerina Shoshi tha se është duke u përfolur se prezantuese e BBVK 5 mund të jetë Bora Zemani, megjithatë një marrëveshje ende nuk dihet nëse është arritur. “Unë qysh e di, ka bisedime që Jonidën ta zëvendësojë një bashkëvendëse, domethënë nga Shqipëria. Nëse është arrit një marrëveshje e tillë, ende nuk kam informacion”, u shpreh Shoshi.

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri nga protesta, duke shprehur dhimbjen për dëmtimet e shkaktuara nga protestuesit. Në reagimin e saj, ajo thekson se është kundër dhunës dhe shkatërrimit, pavarësisht arsyeve apo bindjeve të personave që përfshihen në to. Sipas saj, asgjë nuk e justifikon dëmtimin e hapësirave dhe pronës që u përkasin të gjithë qytetarëve. Mesazhi i Mira Konçit: Më dhemb shpirti kur e shoh vendin tim në këtë gjendje.Nuk dua ta besoj ate qe shoh. Dua ende te mendoj se eshte nje enderr e keqe,…

Read More

Një shenjë me shkronjën “C” në pasaportë, e shoqëruar me vulë të kryqëzuar, mund të tregojë se udhëtarit i është refuzuar hyrja në zonën Shengen për shkak të mosplotësimit të kushteve. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë pa vizë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, por kjo nuk garanton hyrje automatike. Refuzimi mund të ndodhë për shkak të tejkalimit të qëndrimit të lejuar, mungesës së dokumentacionit ose vizës për punë, studime apo qëndrim afatgjatë. Në rast refuzimi, autoritetet kufitare duhet t’i dorëzojnë udhëtarit një vendim zyrtar me arsyet përkatëse. Vetë shenja “C” nuk nënkupton…

Read More