Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën, në fokus tensionet në veri dhe dialogu me Serbinë

ADAD20 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë sot një mbledhje për situatën në Kosovë, ku do të prezantohet raporti i ri gjashtëmujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet politike dhe të sigurisë, tensionet në veri të vendit, dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut.

Mbledhja do të mbahet në Nju Jork, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Raportin, i publikuar më 30 shtator, pritet ta prezantojë Peter Due, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Dokumenti përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026 dhe trajton situatën politike e të sigurisë, marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë, si dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Situata në Kosovë dhe tensionet në veri

Sipas raportit, gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme, por situata në veri vazhdon të jetë e brishtë.

Raporti evidenton mosmarrëveshjet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe komunave, veçanërisht në veri, ku çështjet që lidhen me kompetencat komunale, rrënimet e objekteve dhe dëbimet kanë shtuar tensionet.

Dokumenti trajton gjithashtu veprimet e Policisë së Kosovës dhe pretendimet për keqtrajtim gjatë ndalimeve, të cilat, sipas raportit, kanë ndikuar në perceptimin e pasigurisë dhe të trajtimit të pabarabartë te një pjesë e komunitetit serb.

Në raport përmenden edhe ndërhyrjet ndaj objekteve që funksiononin në kuadër të sistemit serb, si dhe shqetësimet lidhur me simbolet fetare dhe kulturore.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thekson rëndësinë e konsultimit me komunitetet joshumicë dhe respektimit të procedurave ligjore gjatë marrjes së vendimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Dialogu Kosovë–Serbi, pa përparim të dukshëm

Një nga temat kryesore të mbledhjes pritet të jetë dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raporti vlerëson se gjatë periudhës së shqyrtuar nuk është shënuar përparim thelbësor në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe nuk është mbajtur asnjë takim i nivelit të lartë ndërmjet palëve.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sørensen, ka vazhduar kontaktet me të dyja palët. Ndërkaq, më 22 shtator, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, në takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rikujtuar se marrëveshjet e arritura në dialog, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023, duhet të zbatohen.

BE-ja ka theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe ai drejt integrimit evropian duhet të ecin paralelisht.

Në mbledhjen e sotme, anëtarët e Këshillit të Sigurimit mund t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese në mirëbesim. Në këtë kuadër përfshihen edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe zotimi i Serbisë për të mos kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Institucionet serbe dhe zhvillimet në veri

Zhvillimet në veri të Kosovës pritet të zënë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve.

Raporti përmend rrënimin e objekteve në pronësi të serbëve të Kosovës në zonën e Liqenit të Ujmanit, si dhe veprime të tjera në vendbanimet Rezallë dhe Megjipotok gjatë muajit shtator.

Autoritetet e Kosovës i kanë arsyetuar disa prej këtyre ndërhyrjeve me çështje pronësore dhe me mbrojtjen e burimeve ujore. Megjithatë, veprimet janë kundërshtuar nga Beogradi dhe Lista Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin se rrënimet mund të ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit.

Raporti trajton edhe çështjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, si dhe planet e KFOR-it për përshtatjen graduale të pranisë së tij në këtë zonë.

Një tjetër çështje e përfshirë në dokument është rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Përpjekjet për riintegrimin e tyre kanë ngecur pas refuzimit të kërkesave për rikthim dhe vendimeve për shkarkimin e disa prej tyre.

Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime për respektimin e procedurave të rregullta dhe ndikimin e këtyre vendimeve në funksionimin e një sistemi gjyqësor shumetnik.

Sulmi në Banjskë dhe personat e zhdukur

Në diskutime pritet të trajtohen edhe përgjegjësia për sulmin në Banjskë dhe çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Raporti përmend vendimin gjyqësor të 24 prillit, kur një gjykatë në Prishtinë dënoi tre serbë të Kosovës lidhur me sulmin e shtatorit 2023, gjatë të cilit u vra një polic i Kosovës.

Sipas dokumentit, dy të dënuar u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa i treti me 30 vjet burgim. Serbia e ka kundërshtuar vendimin.

Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit mund të kërkojnë që të gjithë personat përgjegjës për sulmin të përballen me drejtësinë, përfshirë të dyshuarit që vazhdojnë të jenë në arrati.

Sa u përket personave të zhdukur, raporti thekson se deri më 15 shtator 2026, gjithsej 1.579 persona vazhdonin të figuronin të zhdukur në lidhje me ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të bashkëpunojnë për zbardhjen e fatit të tyre, duke e mbajtur procesin të përqendruar te nevojat humanitare të familjeve.

E ardhmja e UNMIK-ut, qëndrime të ndara mes vendeve anëtare

Përveç zhvillimeve në Kosovë, në Këshillin e Sigurimit pritet të diskutohet edhe e ardhmja e UNMIK-ut dhe roli i këtij misioni në vend.

Qëndrimet e vendeve anëtare për të ardhmen e misionit vazhdojnë të dallojnë. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar mbylljen e tij dhe kalimin e funksioneve të mbetura te institucione të tjera, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera kanë kërkuar rishikimin strategjik të rolit, përgjegjësive dhe financimit të UNMIK-ut.

Franca ka mbështetur masa për rritjen e efikasitetit të misionit, duke e lidhur mandatin e tij me procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Në anën tjetër, Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar shkurtimet e mëtejshme të personelit dhe financimit.

Greqia ka mbështetur vazhdimin e mandatit të UNMIK-ut për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shprehur njëkohësisht gatishmëri për masa që do ta bënin misionin më efikas.

Këto dallime pritet të ndikojnë në diskutimet e sotme. Megjithatë, shqyrtimi i raportit nuk nënkupton domosdoshmërisht miratimin e një rezolute të re apo marrjen e një vendimi detyrues.

Mbledhja zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për Kosovën, pas zhvillimeve të fundit dhe formimit të institucioneve të reja. Përfaqësuesit e vendeve anëtare pritet të paraqesin qëndrimet e tyre për situatën në vend, dialogun me Serbinë dhe rolin e bashkësisë ndërkombëtare në ruajtjen e stabilitetit.

Artikuj të ngjashëm

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

Pamjet tronditëse të videos që Jeton Sylaj ia dërgoi Arlinda Zekajt: Shihen rrobat duke u djegur (VIDEO)

29 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, flet ish-bashkëshorti: Ndjej keqardhje, jam munduar ta parandaloj

28 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

KOSOVË 29 Tetor, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar lidhjen mes atdheut dhe besimit, duke kujtuar kontributin…

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.