Autor: AD

Stresi pretendon se forca të shumta policore kanë shkuar në lagjen ku ai banon, një ditë pas angazhimit të tij në protestat kundër qeverisë shqiptare. Përmes një postimi në Instagram, artisti ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen disa efektivë policie të pajisur me uniforma dhe mjete mbrojtëse. “Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos terrorizoni lagjen kot”, ka shkruar reperi, duke iu drejtuar policëve. Stresi ishte mjaft aktiv gjatë ditës së djeshme në protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke bërë vazhdimisht thirrje për mobilizim dhe…

Read More

Studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë, në shenjë solidariteti me bashkëmoshatarët e tyre dhe kundër dhunës. Sipas vendimit të marrë nga studentët pjesëmarrës në diskutime, bojkoti do të vijojë, ndërsa ata janë ftuar të marrin pjesë në protestë çdo ditë, brenda mundësive të tyre. Protesta e studentëve në Korçë është paralajmëruar për nesër, në orën 10:00, te Pallati i Sportit.

Read More

Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të vazhdojnë punën në Armatë edhe pas moshës 45-vjeçare, por me statusin e personelit civil dhe me kontratë pune me afat të pacaktuar. Vendimi është miratuar sot nga Qeveria, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, deklaroi se me këtë zgjidhet një problem shumëvjeçar i ushtarëve profesionistë. Pagat bazë dhe të gjitha shtesat do të mbeten të pandryshuara, ndërsa ushtarët do të vazhdojnë të kenë mundësinë e marrjes së kompensimit për largim ose të transferimit në institucione të tjera. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sqaroi se ushtarët që…

Read More

Paris Saint-Germain dhe Barcelona do të përballen sonte në një nga ndeshjet më tërheqëse të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me të dyja skuadrat që synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive në garën më prestigjioze evropiane për klube. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, në Paris, duke nisur nga ora 21:00, ku kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja, do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas përballë skuadrës katalanase. Të dyja ekipet kanë regjistruar nga dy fitore në dy ndeshjet e para të kësaj faze dhe aktualisht kanë nga gjashtë pikë. Skuadra e…

Read More

Megjithëse forcat e policisë përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit pranë Ministrisë së Arsimit dhe t’i ndiqnin ata nëpër rrugicat e kryeqytetit, qëndresa popullore nuk është thyer. Në një lëvizje taktike, mijëra protestues janë rigrupuar me shpejtësi në zemër të Tiranës. Një turmë e stërmadhe qytetarësh dhe të rinjsh është vendosur sërish në masë pranë godinës së Kryeministrisë dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Read More

Muhamed Murtezi, person i afërt me liderin e LD-së, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike pas raundit të parë të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke ngritur dyshime për mundësinë e veprimeve brenda VLEN-it kundër kandidatit të tyre. “Nëse dikush brenda VLEN ka punuar kundër kandidatit tonë në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë, kjo duhet analizuar mirë e me shumë përgjegjësi;Por, që disa eksponentë të BDI dhe AKI, me deklarimet e tyre të pamatura dhe fodullëkun që po tregojnë, mund ta dëmtojnë kandidatin e tyre në rrethin e dytë, kjo ka shumë mundësi!” ka shkruar Murtezi

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë një seancë plenare urgjente për të diskutuar protestën e studentëve dhe të rinjve, kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe atë që PD e cilëson dhunë të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve. Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit, deputetët e opozitës ngrenë shqetësimin për lëndimet e raportuara gjatë protestave, përfshirë rastet me të mitur, dhe kërkojnë llogaridhënie institucionale për veprimet e policisë. PD kërkon që seanca të zhvillohet brenda ditës së sotme, ose të mërkurën, me rend dite të kufizuar te…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pjesa me shkrim e provimit të jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën në të cilën studentët kanë përfunduar arsimin e lartë, ndërsa pjesa me gojë duhet të zhvillohet në maqedonisht. Duke komentuar kërkesat e studentëve shqiptarë, të cilët nuk pranojnë një zgjidhje që mundëson dhënien e provimit në shqip vetëm në masën 84%, por kërkojnë zgjidhje të plotë, Mickoski tha se nuk e di si janë përllogaritur këto përqindje, por se qëndrimi i Qeverisë është i qartë. Ai theksoi se e drejta për arsim të lartë në gjuhën amtare dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë…

Read More

Protesta paqësore para kryeministrisë ka përfunduar dhe protestuesit kanë vendosur të marshojnë. Nuk ka një destinacion fiks se ku protestuesit do të stacionohen, por informacionet e para janë se mund të transferohen drejt Ministrisë së Arsimit. Ditën e sotme, të paktën deri më tani nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë dhe gjithçka ka qenë paqësore.  

Read More