Autor: AD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë për të diskutuar situatën e krijuar nga protestat. Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi pjesëmarrjen e pedagogëve në protestën e kësaj të marte, duke e cilësuar qëndrimin e tyre si një përgjigje ndaj asaj që ai e quajti strategjia e terrorit të qeverisë. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se sipas tij po përdor dhunën policore për të frenuar protestën. “Dua të falenderoj shumë përzemërsisht, të shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata demokrate e demokratë dhe mbështetës tanë, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë…

Read More

Edhe pse sezoni i ngrohjes filloi 5 ditë më parë, shkollat fillore dhe të mesme në Strugë janë pa ngrohje. Nxënësit detyrohen të mësojnë në klasa të ftohta, gjatë një periudhe kur temperaturat e mëngjesit dhe të mbrëmjes janë mjaft të ulëta. E gjithë kjo për shkak të vonesës në furnizimin e naftës dhe druve të zjarrit. “Nuk ka ngrohje, është shumë ftohtë, të gjithë po kërkojmë të ikim sa më shpejt të jetë e mundur, nuk mund të rrimë. Sot na i shkurtuan orët mësimore nga 5 minuta, kaq është.” Që kur ka qenë kjo situatë? Një javë ose…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të enjten, më 22 tetor, drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës. Pjesëmarrja e Ramës konfirmohet zyrtarisht për Report TV qw ka siguruar edhe listën e liderëve që do të jenë të pranishëm në samit. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të pranishëm do të jenë gjithashtu…

Read More

Pesë nga transferimet më të shtrenjta të verës në Serie A ende nuk kanë arritur të japin kontributin e pritur. Sipas Tuttomercatoweb, klubet italiane kanë shpenzuar gjithsej 219 milionë euro për këta futbollistë, të cilët pas shtatë javëve të para të kampionatit vazhdojnë të jenë nën pritshmëri. Gonçalo Ramos – Milan (73 milionë euro) Sulmuesi portugez është transferimi më i shtrenjtë i verës në Itali. Ai ka shënuar tri gola, dy në Serie A dhe një në Europa League, por ka humbur edhe një penallti. Lëvizjet e tij në fushë janë pozitive, por ende nuk po shënon me ritmin që…

Read More

Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar pas djegies së Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë gjatë protestave në kryeqytet. Në një deklaratë Shoqata e Gjyqtarëve ka shprehur se dënon me forcë aktet e dhunshme të ndodhura gjatë protestave të fundit, të cilat kanë cenuar sigurinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë. Deklaratë e plotë e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktet e dhunshme të ndodhura gjatë protestave të fundit, të cilat kanë cenuar sigurinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë. Sulmet ndaj godinave të Gjykatës së…

Read More

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc. Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani. Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami. Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të…

Read More

Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në muajt e fundit të presidencës së Emmanuel Macron, duke nxjerrë në pah dobësitë e një udhëheqësi që përpiqet të përmbajë zemërimin social me pak ndikim ekonomik, kapital të kufizuar politik dhe kontroll gjithnjë e më të brishtë mbi rendin publik. Incidentet e dhunshme që u përhapën në të gjithë Francën të shtunën, duke lënë pas dyqane të plaçkitura, ndërtesa të djegura dhe shërbime publike të vandalizuara, e përballin Macronin ndoshta me sfidën më të madhe të periudhës së fundit të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, në orën 10:00, përpara Universitetit. Në një videomesazh, Berisha akuzoi qeverinë për dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve, duke deklaruar se ata “u ngritën si feniksi nga hiri”, ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos i lënë vetëm në protestën e tyre. Videomesazhi i plotë: Ky mesazh i drejtohet çdo shqiptari. Prej një jave, Tirana po përjeton terrorin e kuq që Shqipëria nuk e njihte më që nga ditët e zeza të regjimit komunist. Prej një jave, fëmijët shqiptarë, nën moshë, gjimnazistë dhe studentë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misaillovski, paralajmëroi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje e re kolektive për Armatën, e cila parasheh edhe rritje të pagave. Ai informoi se dje është mbajtur një takim tjetër me sindikatat, ku është diskutuar për përmirësimin e rreth 20 neneve të marrëveshjes kolektive. “Ka mendime të ndryshme, por besoj se së bashku do të gjejmë një mënyrë, pasi secila prej sindikatave propozon zgjidhje për përmirësime. Ne, natyrisht, shohim se si mund t’i mundësojmë këto ndryshime, duke pasur parasysh implikimet financiare. Por, ajo që është e mirë, shumë shpejt do të ketë lajme të bukura, e…

Read More

Në një kohë kur protestat vijojnë në vend, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte, më 22 tetor, në orën 10:00. Kujtojmë se seanca e së enjtes së kaluar u anulua për shkak të protestave. Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca me ministra, si dhe shqyrtimi i projektligjeve dhe projektvendimeve. Deputetët e opozitës kanë kërkuar një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ndërsa deputeti Ermal Pacaj dhe deputeti Tedi Blushi kanë kërkuar interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.…

Read More