Autor: AD

Luca Niculescu u konfirmua si kryeministër i Rumanisë nga parlamenti të martën, duke i dhënë fund gati gjashtë muajsh bllokimi politik që ushtroi presion mbi vlerësimin e saj të nivelit të investimeve dhe dëmtoi besimin e investitorëve. Niculescu, 55 vjeç, fitoi një votëbesim parlamentar pasi krijoi një qeveri minoritare të të majtëve dhe teknokratëve pas emërimit të tij nga presidenti centrist Nicusor Dan. Ishte përpjekja e katërt e Danit për të instaluar një qeveri në shtetin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që kur një kabinet i koalicionit të gjerë pro-evropian u rrëzua në fillim të majit. Niculescu, i cili…

Read More

Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë. Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje. Ndërkohë, më herët protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome. “Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Pas përgjigjes së…

Read More

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Gjysmëmaratonës 2026, të zhvilluar më 18 tetor në Apatin të Serbisë. Pas suksesit të saj, Gega ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur dëshirën që kjo fitore të vinte në një ditë edhe më të veçantë për Shqipërinë. “Do të doja që kjo fitore të vinte në një ditë më të qetë për vendin tim”, shkruan atletja shqiptare. Ajo thekson se ky sukses është rezultat i shumë punës dhe përkushtimit, por shpreh dëshirën që ta ndajë atë në rrethana të tjera. “Krenare që përfaqësoj Shqipërinë,…

Read More

Situata në protestë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve të policisë. Shpërthimet janë dëgjuar në shesh, ndërsa përplasjet kanë përshkallëzuar situatën mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ndërkohë tensionet nisën më herët kur protestuesit sulmuan drejt Kryeministrisë dhe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës e plumba gome.  

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory lidhur me situatën në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh për dhunën, bashkimin dhe nevojën për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. I drejtua drejtpërdrejt Shqipërisë, duke thënë se prej ditësh po sheh pamje të shumta nga ajo që po ndodh. Ai theksoi se nuk dëshiron të mbetet indiferent ndaj situatës, ndërsa shprehu shqetësimin për atë që po sheh. “Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m’dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop atë dhunë e atë…

Read More

Një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës për të protestuar duke shprehur mbështetjen e tyre për studentët dhe protestat e zhvilluara ditët e fundit. Të mbledhur pranë monumentit të Luftëtarit Kombëtar, qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë, me sloganin “Rama ik”. Për rreth një orë, ata kanë qëndruar në shesh, duke përcjellë mesazhet e tyre. Protesta në Korçë vjen në vijim të lëvizjes së të rinjve dhe studentëve, të cilët prej disa ditësh janë ngritur në protesta duke kërkuar të drejtat e tyre dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj situatës në vend.    

Read More

Një familjeje katëranëtarëshe në Maqedoninë e Veriut i nevojiten 70.358 denarë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.Vetëm për ushqim dhe pije nevojiten 26.170 denarë, që është 124 denarë më shumë se paga minimale prej 26.046 denarësh.Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta minimale sindikale është shtrenjtuar për 3.945 denarë, ndërsa shpenzimet për ushqim dhe pije janë rritur për 1.959 denarë.Rritja e vazhdueshme e çmimeve shton presionin financiar mbi familjet, veçanërisht ato me të ardhura të ulëta, duke rihapur çështjen e harmonizimit të pagave me koston reale të jete

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, duke ekspozuar, synimet e saj ekspansioniste territoriale. Ai theksoi se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur Kosovën. Konjufca tha gjithashtu se personat që kanë kryer krime në Kosovë po vazhdojnë të jetojnë të lirë.Ai deklaroi se Serbia ka vrarë 12 mijë shqiptarë në Kosovë. Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë, kërkon drejtësi edhe për Banjskën (E plotësuar) Konjufca ka deklaruar se Serbia ka vrarë 12 mijë shqiptarë të paarmatosur gjatë luftës në Kosovë, duke kritikuar ministrin e…

Read More

Situata është tensionuar më tej para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektivët e policisë, të cilët po përpiqen t’i largojnë nga zona. Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar nga zona, protestuesit kanë qëndruar përballë forcave të rendit, duke ngritur duart në shenjë reagimi. Ndërkohë, autobotët kanë vijuar të hedhin ujë drejt turmës, në përpjekje për të larguar protestuesit nga godina e Kryeministrisë. Gjatë përplasjeve, ndaj protestuesve është përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të larguar qytetarët nga godina e Kryeministrisë. Ndërkohë, në terren kanë nisur edhe shoqërimet…

Read More

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi vendosjen e kamerave të sigurisë në mbi 200 lokacione kritike në kryeqytet, me qëllim parandalimin e vandalizmit, deponive ilegale dhe dëmtimit të hapësirave publike. Kamerat do të vendosen në parqe, kënde lojërash dhe zona ku shpesh hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme. Gjorgjievski bëri të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e shpërblimeve financiare për qytetarët që raportojnë shkeljet. Sipas tij, pamjet e regjistruara do t’u dorëzohen institucioneve kompetente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Read More