Autor: AD

Ministria e Drejtësisë ka marrë masa si pasojë e protestave të dhunshme prej 8 ditësh. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, vihet re se kanë vendosur dritare hekuri, në mënyrë që ky institucion t’i shpëtojë sulmeve të protestuesve. Prej një jave që ka nisur protesta e dhunshme, protestuesit kanë sulmuar institucione të ndryshme shtetërore, banka të nivelit të dytë si dhe biznese private.  

Read More

Pas fjalimit të Konjufcës në Këshillin e Sigurimit, Serbia mbeti përballë pyetjeve që i shmang prej vitesh: 12 mijë të vrarët, 1.577 të zhdukurit dhe Radoiçiqi që jeton i lirë. Por sa prej këtyre çështjeve do të kthehen në presion konkret ndaj Beogradit?. Ai kujtoi krimet e luftës, kërkoi përgjegjësi për sulmin në Banjskë, kundërshtoi raportin e UNMIK-ut dhe kërkoi që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara. Fjalimi i tij nuk ishte vetëm një replikë ndaj Gjuriqit. Ishte përpjekje për ta lidhur plagën e luftës me sfidat e sotme të sigurisë dhe sovranitetit. Pyetja që mbetet është se si…

Read More

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi vendosjen e kamerave të sigurisë në mbi 200 lokacione kritike në kryeqytet, me qëllim parandalimin e vandalizmit, deponive ilegale dhe dëmtimit të hapësirave publike. Kamerat do të vendosen në parqe, kënde lojërash dhe zona ku shpesh hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme. Gjorgjievski bëri të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e shpërblimeve financiare për qytetarët që raportojnë shkeljet. Sipas tij, pamjet e regjistruara do t’u dorëzohen institucioneve kompetente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Read More

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka kërkuar themelimin e Këshillit Kombëtar të Sportit, me qëllim që të përcaktohen prioritetet dhe të hartohet një strategji e qartë për zhvillimin e sportit në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka ngritur shqetësimin për mungesën e rezultateve në sportin kosovar, duke vlerësuar se kjo po krijon situata shqetësuese për gjeneratat e reja në disiplina të ndryshme sportive. Ai ka kritikuar edhe praktikën e natyralizimit të sportistëve, duke përmendur se po natyralizohen edhe fëmijë dhe se kjo, sipas tij, nuk duhet të shndërrohet në strategji të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit…

Read More

Kryeministri Rama, në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë, u shpreh se në këtë protestë të fundit u provokua përsëritja e 21 janarit. “Nga protesta e studentëve në 2018-ën ne nxorëm shumë mësime. Jemi gati të bashkëpunojmë kur kjo histeri t’ia lërë vendin logjikës. Jam gati të flas me kritikët, por jo me kritikët në media që nxisin dhunë. Në asnjë vend tjetër nuk ka ekrane që nxisin dhunë dhe nuk distancohen. Në Itali quhen vandalët e vegjël, kurse këtu janë heronjtë e lëvizjes pseudo studentore. Kemi qenë të vetëdijshëm se kjo do të jetë një…

Read More

Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar sërish lidhur me protestat në Tiranë dhe dhunën ndaj studentëve. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shprehur mbështetjen për të rinjtë dhe qytetarët që po protestojnë, duke kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Postimi i Tahirit:“Rinia e fitoi legjitimitetin per fatin e vendit – te gjithe me ta, studentet, nxenesit, profesoret, prinderit, artistet, kengetaret e njohura prej Inva Mules, Irma Libohoves deri te Aurela Gace – e humbi legjitimitetin kryeministri Edi Rama. Te turperuar do te shkojne si Rama si dhe dervishet e tij te PS-se” – shkroi ajo në Facebook.

Read More

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që parasheh dënime deri në pesë vjet burg për pjesëmarrësit në protesta të dhunshme, ndalimin parandalues të të miturve dhe përgjegjësinë financiare të prindërve për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre. Vendimi u mor të martën në mbrëmje, në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, pas trazirave dhe plaçkitjeve që nga e shtuna kanë përfshirë Milanon dhe qytete të tjera të Italisë. Masat e reja hyjnë menjëherë në fuqi, ndërsa dekretit i duhet miratimi i parlamentit brenda 60 ditësh. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i prezantoi masat përmes një videoje në rrjetet…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin e të lënduarve gjatë protestave të zhvilluara në periudhën 13–21 tetor 2026. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, mes tyre 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë, përfshirë 6 përfaqësues të medias. Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe QSUT janë paraqitur 8 persona, ndërsa disa prej të lënduarve vijojnë të jenë të shtruar për trajtim të mëtejshëm. Njoftimi i plotë:  Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00) Ministria e Shëndetësisë…

Read More

Në Koçan do të hapet për herë të parë një vendvotim për zgjedhjet presidenciale në Bullgari, që do të mbahen më 25 tetor 2026. Votimi do të organizohet në ambientet e Fondacionit „Edinstvo“, në rrugën „VMRO“, numër 4.Të drejtë vote do të kenë shtetasit madhorë bullgarë, të cilët duhet të paraqesin pasaportë ose letërnjoftim të vlefshëm bullgar. Në rast të balotazhit, votimi do të mbahet më 1 nëntor. / Vestimak

Read More

Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në një marshim paqësor, në mbështetje të kërkesave të studentëve. Fillimisht, pjesëmarrësit janë mbledhur në ambientet e universitetit, prej nga kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit. Me këtë veprim, pedagogët dhe studentët shprehin solidaritetin me protestën studentore dhe mbështetjen për kërkesat e ngritura prej të rinjve.

Read More