Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. I pyetur nëse Albin Kurti është ai që mund t’i bashkojë të gjithë, Mustafa tha se interesimi i tij për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së lidhet me rezultatin zgjedhor dhe mundësinë për të ofruar stabilitet në vend.“Interesimi im për koalicion mes VV-së e PDK-së vjen pikërisht se z. Kurti përfaqëson subjektin politik që e ka stabilitetin legal në vendin tonë, ka fituar zgjedhjet, dhe PDK-në, si parti të dytë, e shoh si mundësi t’i ofrojë…
Autor: AD
Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho ka përcjellë një mesazh të fortë kundër përçarjes dhe dhunës në protestat e zhvilluara, duke bërë thirrje për bashkim, tolerancë dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Jaho kujton se përtej bindjeve dhe ndarjeve, të gjithë njerëzit kanë të njëjtën vlerë dhe meritojnë dinjitet e siguri. Stop vëllavrasjes. Jemi të gjithë bij nënash. Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy. Asnjë zemërim, asnjë interes nuk…
Nëna e 14-vjeçarit që u godit shtatë herë me thikë në parkun e Çentos në qershor, ende pret drejtësi. Ajo thotë se i biri po përjeton traumë të rëndë psikologjike dhe disa ditë largohet më herët nga shkolla, nga frika se sulmuesit mund të kthehen.Edhe pse tre të dyshuarit kanë masa ndalimi për t’iu afruar të miturit, procedura gjyqësore nuk ka nisur ende, pasi pritet ekspertiza mjeko-ligjore.Nëna, Xheljana Selimi, kërkon përshpejtimin e procedurës dhe kundërshton cilësimin e veprës vetëm si dhunë ndaj fëmijës, duke vlerësuar se shtatë goditjet me thikë përbëjnë tentativë vrasjeje.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur pyetjen e bërë edhe dy ditë më parë: “Dialog, por me kë?” Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që nis me vendosjen e karrigeve para kryeministrisë me ftesën për dialog, ndërsa pritej edhe bashkimi në protestë i një grupi pedagogësh. “Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, tha kryeministri.Më pas, Rama ka bashkëngjitur një moment duke ndjekur zhvillimet e protestës dhe thirrjet e vazhdueshme nga sheshi para kryeministrisë. “Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu…
Diploma, puna dhe mundësia për ta ndërtuar jetën në vendin tënd ishin në qendër të mesazhit të Shaip Kamberit në takimin me të rinjtë intelektualë nga Lugina e Preshevës, shkruan LUGINALAJMI. Bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” foli për një shqetësim që e njohin shumë familje në Luginë: të studiosh e të diplomohesh, por pastaj të përballesh me dyer të mbyllura kur kërkon punë. “Dikush mund të thotë: ‘Unë s’kam nevojë të merrem me politikë’. Ti mos u merr sa të duash, politika ka për t’u marrë me ty”, tha Kamberi. Për të, kjo lidhje ndihet drejtpërdrejt në jetën e…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës në zonën e veriperëndimit do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të…
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur sot në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë. Sipas Top News, pjesë e takimit me Begajn janë ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner. Në takim janë edhe dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Nga Besnik Rama Një komb nuk matet vetëm me kufijtë e tij gjeografikë, por edhe me solidaritetin që qytetarët tregojnë ndaj njëri-tjetrit. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të jenë larg fizikisht, por kanë ende mundësinë dhe përgjegjësinë qytetare për t’u interesuar për atë që ndodh në Shqipëri. Të jetosh në emigracion do të thotë të ndërtosh një jetë të re, të përballesh me sfida të tjera dhe të përpiqesh çdo ditë për një të ardhme më të mirë. Por, pavarësisht viteve që kalojnë dhe kilometrave që na ndajnë nga vendlindja, Shqipëria mbetet pjesë e identitetit tonë. Ajo nuk është…
Lajmet për vdekjen e pretenduar të liderit koreano-verior kanë nxitur diskutime në mediat ndërkombëtare, pas përhapjes së pretendimeve se ai kishte pësuar një hemorragji të rëndë cerebrale, kishte rënë në koma dhe kishte ndërruar jetë në një spital në Pekin të Kinës. Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, këto pretendime u përhapën fillimisht përmes një postimi në platformën X nga disidenti kinez Wanjun Xie, me bazë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova për të mbështetur pretendimet e tij. Në të kundërt, mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan më 20 tetor se Kim Jong…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh “dialog”. Teksa ka nisur protesta, studentët kanë marshuar para Kryeministrisë dhe i kanë grisur letrat në fjalë dhe kanë rrëzuar karriget. Gjithashtu kanë patur dhe një përballje me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa. “Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre. Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa. “Jep…
