Autor: AD

Deputeti i PS Eduart Shalsi ka deklaruare se 46-vjeçari Ismet Habili që u gjet i vrarë në makinën e tij, nuk ka qenë shofer. “Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.  

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se 250 të mitur janë mes mbi 1 mijë të rinjve të arrestuar ose të shoqëruar nga policia gjatë nëntë ditëve të protestave në Tiranë. Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë, ajo akuzoi efektivët për ‘dhunë barbare’ ndaj protestuesve e veçanërisht ndaj vajzave. “Mbi 1 mijë të rinj janë arrestuar e shoqëruar gjatë këtyre nëntë ditëve protestë. 250 prej tyre janë të mitur, të cilët nuk janë kursyer nga dhuna barbare, nga goditjet dhe tërheqjet, edhe në momentin kur janë identifikuar si të mitur. Janë të rinj, të mitur, të cilët…

Read More

Një ekip mobil i Departamentit për Punë Operative sekuestroi flakonë me tretësirën mjekësore “Xgeva”, që përdoret për sëmundje malinje, të cilat një shofer autobusi, shtetas i Kosovës, tentoi t’i kontrabandonte në një kuti të ndihmës së parë. Bëhet fjalë për një ilaç, importi i të cilit është rreptësisht i rregulluar me leje nga institucionet kompetente dhe transporti i të cilit duhet t’u nënshtrohet standardeve të përcaktuara rreptësisht. Rasti u zbulua në hyrje të vendit, në pikën kufitare të Bogorodicës, ku gjatë kontrollit të autobusit, në një kuti të ndihmës së parë u zbuluan gjithsej 29 flakonë, me vlerë prej 336…

Read More

Ja një version i ri i shkruar në mënyrë profesionale dhe me stil gazetaresk:Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqja e PDK-sëPRISHTINË — Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Vendimin e tij ai ua ka komunikuar anëtarëve të Kryesisë së partisë gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën.Në një konferencë për media, Hamza theksoi se lidershipi kërkon pjekuri si në marrjen e përgjegjësive, ashtu edhe në njohjen e momentit të duhur për t’u larguar. Sipas tij, ky hap i hap rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda strukturave të…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 të tjerë, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Ndërkohë, është ndaluar edhe një 33-vjeçar, i dyshuar për dëmtimin e ambienteve të Komisariatit nr. 3 gjatë protestave të ditëve të fundit, ku mbetën të dëmtuar 10 punonjës policie. “Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje: \-…

Read More

Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjete sociale,  ai shprehet se qeveria është përballë pakënaqësisë së gjerë të shumë kategorive shoqërore dhe akuzon kryeministrin se po e çon vendin drejt përplasjes për të mbajtur pushtetin. Salianji rendit studentët, pedagogët, gjimnazistët, mjekët, infermierët, mësuesit, fermerët, minatorët, naftëtarët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët dhe të rinjtë mes grupeve që, sipas tij, kundërshtojnë qeverisjen e Ramës. Ai gjithashtu nënvizon se pakënaqësia përfshin edhe punonjës të policisë, duke ngritur akuza lidhur me mosdhënien e një shume prej 2,500…

Read More

Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e paguar në sektorin e nxjerrjes së qymyrit të gurit, e cila në nivel vjetor tejkalon 2,2 milionë euro dhe është rreth 2 për qind më e lartë se rroga më e lartë e vitit paraprak, sipas raportit më të ri të Drejtorisë për Të Ardhurat Publike (DAP). Të ardhurat më të larta jashtë pagës gjatë vitit 2025 i ka paraqitur një shkupjan, i cili brenda vitit inkasoi pak më pak se 2 milionë euro bruto si të ardhura shtesë. I…

Read More

Zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka deklaruar se progresi afatgjatë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Bruce u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.…

Read More

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur të martën dyshime nëse ekipi amerikan ka vepruar si ndërmjetës i paanshëm, ndërsa ka këmbëngulr se Ukraina ka treguar më shumë gatishmëri për paqe se kushdo tjetër. “Megjithëse negociatorët amerikanë janë përpjekur ta shtyjnë Ukrainën drejt dorëzimit prej një viti e gjysmë, arsyeja pse Ukraina nuk është dorëzuar sipas kushteve të Putinit është se Evropa e ka mbështetur atë”, tha Kallas. “Ukraina dëshiron paqe më shumë se kushdo tjetër, sepse prej katër vjetësh po përballet me bombardime”, u ka thënë ajo ligjvënësve të BE-së në Strasburg të Francës.…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, do të performojë në Gjakovë më 28 nëntor, në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”, në një mbrëmje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare dhe serenatave korçare. Artistja do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu.Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e Eli Farës në këtë edicion të festivalit synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën e pasur muzikore të Korçës. “E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit ‘Ditët e…

Read More