Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Tabaku nga Blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve!

ADAD21 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se 250 të mitur janë mes mbi 1 mijë të rinjve të arrestuar ose të shoqëruar nga policia gjatë nëntë ditëve të protestave në Tiranë. Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë, ajo akuzoi efektivët për ‘dhunë barbare’ ndaj protestuesve e veçanërisht ndaj vajzave.

“Mbi 1 mijë të rinj janë arrestuar e shoqëruar gjatë këtyre nëntë ditëve protestë. 250 prej tyre janë të mitur, të cilët nuk janë kursyer nga dhuna barbare, nga goditjet dhe tërheqjet, edhe në momentin kur janë identifikuar si të mitur. Janë të rinj, të mitur, të cilët po kërkojnë një Shqipëri ndryshe.

Sot takova dy 14-vjeçarë që thjesht kanë qenë në një cep të protestës, pa ushtruar dhunë, me duar në xhepa, të cilët edhe ata nuk janë kursyer. Dhe i pyesin se përse protestojnë?! Të rinjtë sot protestojnë pikërisht kundër kësaj dhune, kundër këtij përqendrimi pushteti. Kërkojnë një Shqipëri më të mirë.

Protestojnë për kushtet ekonomike të familjes, për meritokracinë e munguar, për më shumë mundësi, për një arsim më të mirë. Ata sot po bëhen zëri i një Shqipërie që duhet patjetër të ngrihet. Një Shqipërie që sot flet me zërin e tyre, ka dalë në rrugë me të rinjtë dhe po merr gjithmonë e më shumë mbështetje.

LEXO EDHE: Protestat e dhunshme/ Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3!

Dhuna barbare e policisë, tërheqjet në mes të rrugës ndaj vajzave, ndaj të miturve, ndaj kujtdo, pa iu dridhur syri, tregojnë vetëm që Shqipëria sot është gjithçka përveçse europiane. Nuk mund t’i kërcënosh të rinjtë me bursa. Nuk mund t’i kërcënosh mësuesit me rroga. Nuk mund t’i motivosh e t’i shpërblesh policët vetëm përse ushtrojnë dhunë. Kjo nuk është Shqipëria europiane. Dhe këta të rinj po kërkojnë pikërisht një Shqipëri të tillë: një Shqipëri europiane” tha Tabaku

Artikuj të ngjashëm

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

30 Tetor, 2026

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026

Protesta, kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog!

30 Tetor, 2026

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

30 Tetor, 2026

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Një aksident rrugor u regjistrua herët në mëngjes, rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në…

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

30 Tetor, 2026

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.