Autor: AD

Në Prishtinë, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë Osman Osmani, njëri nga themeluesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Lobi Shqiptaro-Amerikan). I lindur në Morinë në vitin 1946, ai emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1968, ku së bashku me vëllezërit e tij u shndërrua në një afarist të suksesshëm në New York. Gjatë viteve nëntëdhjetë, familja Osmani u shqua për veprimtarinë e saj të ngjeshur atdhetare, duke themeluar ndër të tjera edhe RTV-në e parë shqiptare në Amerikë, “Victoria”. Lajmi për separationën e tij nga jeta ka prekur thellë edhe personalitete të larta ndërkombëtare. Ish-presidenti i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar masa të forta ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë tubimeve kundër qeverisë në Tiranë. Kreu i qeverisë deklaroi se ata do të ndiqen “këmbë këmbës”, ndërsa paralajmëroi pasoja edhe për familjet e të miturve që shkaktojnë dëme gjatë protestave. Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi se familjet e të miturve që dëmtojnë pronën e të tjerëve nuk do të marrin shërbime nga shteti, pa sqaruar se mbi çfarë baze ligjore do të mbështetej një masë e tillë. “Do t’i ndjekim këmbë këmbës.…

Read More

Nesër do të niset dërgesa e parë e naftës dizel ruse drejt SHBA-së, në bazë të marrëveshjes mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Zëvendëskryeministri rus, Aleksandar Novak, deklaroi se cisterna do të ketë kapacitet prej 40.000 tonësh, transmeton agjencia Interfax. Pas kësaj, priten edhe dërgesa të tjera. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e eksportit të naftës dizel edhe në vende të tjera, por theksoi se kjo do të varet nga kapacitetet e rafinerive ruse në muajt e ardhshëm. Trump dhe Putin, gjatë një bisede telefonike rreth dhjetë ditë më parë, u dakorduan për vazhdimin…

Read More

Një 27-vjeçar nga Ohri është arrestuar dje pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partneres së tij 28-vjeçare dhe e ka kërcënuar.Sipas buletinit policor, i dyshuari më pas ka sulmuar fizikisht edhe policin që kishte ndërhyrë pas denoncimit.Ngjarja është raportuar rreth orës 15:30, ndërsa policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

Read More

Pas një ore që pedagogët dhe studentët qëndruan para Kryeministrisë, ata kanë vijuar marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Ministrisë së Arsimit. Pedagogët kanë bojkotuar mësimin për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre si dhe janë kundër dhunës që po bëhet ndaj të rinjve. Te Ministria e Arsimit bashkohen edhe protestues të tjerë, aty ku zakonisht ka dhe përplasje mes tyre dhe policisë. Sot është dita e dytë e marshimit paqësor nga ana e pedagogëve, ndërkohë shënohet dita e tetë e protestës e cila ka qenë e dhunshme.  

Read More

Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas disa shqetësimeve shëndetësore. Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me urgjencë në spital. Të njëjtat burime pohojnë se Geci po trajtohet në repartin adekuat, për luhatje të tensionit. Problemi shëndetësor i Gecit u shfaq dje pas orës 6, me ç’rast njësitet relevante e shoqëruan në spital. Kujtojmë se atij iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj, pas kanosjes që i kishte bërë gazetarit Lirim Mehmetaj./IndeksOnline/

Read More

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të dosjes “AKSHI”, ka kërkuar sërish lirimin nga burgu. Ai shpreh dëshirën për të qëndruar në Francë, ndërsa vendimi për kërkesën e tij pritet të shpallet të premten. Gazeta franceze Courrier Picard i ka kushtuar një artikull çështjes së Ermal Beqirit, i cili vijon të mbahet në burgun e Beauvais, në Francë. Sipas medias franceze, Beqiri është paraqitur sërish përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens, ku ka kërkuar lirimin e tij. Vendimi i gjykatës për këtë kërkesë pritet të merret…

Read More

PSG-ja e mposhti Barcelonën me rezultat 4-2 në Ligën e Kampionëve, por fitorja i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Luis Enriques, e cila pësoi tri lëndime gjatë ndeshjes. Ousmane Dembélé, Marquinhos dhe Khvicha Kvaratskhelia u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike. Dembélé u lëndua në pjesën e parë, pasi ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të këmbës së majtë dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin.Ndërkohë, Marquinhos pësoi shqetësime fizike në pjesën e dytë, kurse Kvaratskhelia u largua pas një goditjeje. Shkalla e lëndimeve pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore. Kështu, përveç fitores së rëndësishme ndaj Barcelonës, PSG-ja përballet me…

Read More

Në pikën kufitare të Bogorodicës, ekipet mobile të Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e 29 flakonëve të barit „Xgeva“, me vlerë rreth 336 mijë denarë, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje.Barnat ishin fshehur në kutinë e ndihmës së parë të një autobusi. Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 29 kuti dhe 30 etiketa vetëngjitëse.Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar, ndërsa Dogana njofton se gjatë këtij viti ka sekuestruar mbi 30 mijë njësi barnash në raste të kontrabandës.Mustafa Dauti thekson se transportimi dhe tregtimi i pakontrolluar i barnave paraqet rrezik serioz…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millorad Gjokoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim. Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Donika Shala-Abdyli, e cila bëri të ditur se në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. “Gjykata shpall këtë aktgjykim: Në emër të popullit, i akuzuari Millorad Gjokoviq shpallet fajtor, sepse në periudhën e luftës në Kosovë, më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, i akuzuari, në cilësinë e policit rezervë, me persona të tjerë, i ka shkelur rregullat e së…

Read More