Autor: AD

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Gresë Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, një muaj pasi babai i saj u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara. Sipas saj, Krasniqi ia ka treguar këtë gjatë një telefonate. “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar…

Read More

Reperja amerikane Cardi B ka folur hapur për pasiguritë dhe frikën që ndien ndaj një tjetër ndërhyrjeje estetike në gjoks, duke pranuar se, pavarësisht dëshirës për të përmirësuar pamjen e tij, ende heziton të marrë vendimin përfundimtar. Gjatë një bisede me fansat në platformën X Spaces, më 19 tetor, artistja tregoi se po mendon t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për të përmirësuar formën e gjoksit, por ideja e operacionit e frikëson. Cardi B pranoi se ndërhyrja në gjoks është një nga procedurat estetike që e shqetësojnë më shumë. Për një arsye, kam frikë. Kam shumë frikë ta bëj operacionin e gjoksit…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, u vaksinua sot kundër gripit sezonal në Institutin e Shëndetit Publik, ku apeloi që qytetarët nga grupet e rrezikuara të vaksinohen me kohë. Që nga hapja e regjistrimeve më 14 tetor, për vaksinim falas janë paraqitur 55.535 qytetarë. Mbi 60 për qind e tyre janë persona mbi moshën 65-vjeçare, ndërsa rreth një e treta kanë sëmundje kronike. Vaksinimi ka filluar sot në të gjitha 31 pikat në vend. Deri në mesditë janë vaksinuar 368 qytetarë. Vaksinimi falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga mosha…

Read More

Reali bëri detyrën në sfidën e raundit të tretë të Ligës së Kampioneve. Në Santiago Bernabeu, skuadra e Jose Mourinho iu imponua me autoritet Leipzigut duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1. Në pjesën e parë Leipzig pati dy momente të mira për të kaluar në avantazh por Courtois arriti të mbajë të paprekur portën e tij. Por në castet e fundit të kësaj pjese ishte Reali i Madridit që gjeti rrugën e rrjetës me Bernardo Silva pas një topi të kthyer nga ndërhyrja e portierit Vandevoordt dhe me rezultatin 1-0 në favor të Los Blancos skuadrat shkuan në…

Read More

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë. Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë. As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh. Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri në orën…

Read More

Pas situatës që po ndodh në Shqipëri, edhe këngëtarja Soni Malaj ka marr vendimin e rëndësishëm. Ajo ka shkruar se për shkak të ngjarjeve të fundit nuk do të jetë në koncertin në Bolonja në Itali, shkruan Indeksonline. “Per shkak te ngjarjeve te fundit, me keqardhje ju njoftoj, qe nuk do jem e pranishme ne koncertin e dates 24 tetor ne “Diamond” Bolonja, Italy. Ju falenderoj per mirkuptimin dhe shpresoj te shihemi shume shpejt ne rrethana te tjera”, ka shkruar ajo. Ndryshe, protesta e studentëve në Shqipëri po mbahet me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Read More

Gjatë takimeve me efektivët e policisë, mësuesit dhe përfaqësuesit e bankave kryeministri Edi Rama ka zbuluar një pjesë të masave ndëshkuese në vazhdim për ata që u përfshinë në akte dhune në protesta. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se janë një grup juristësh në kryeministri të cilët po punojnë për të finalizuar një dokument propozues. Një prej juristëve të përfshirë në hartimin e këtij dokumenti deklaroi në kushtet e anonimatit për Top Channel se si pjesë e paketës, po bashkëpunohet edhe me ekspertët francezë për një model franko-shqiptar kundër dhunuesve të pronës publike e private. Synimi është që BE…

Read More

Hristo Najdanov, ish-anëtar i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore, dëshmoi në gjykimin për rastin “Lotaria” se bordi nuk kishte marrë vendim të veçantë për blerjen e terminaleve VLT. Ai tha se zgjerimi i veprimtarisë dhe organizimi i lojërave elektronike të fatit ishin diskutuar më herët, por blerja e terminaleve nuk kishte qenë pikë e veçantë e rendit të ditës. Najdanov pranoi se anëtarët ndonjëherë nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar materialet e dërguara për vendimmarrje. Në këtë rast, ish-drejtori i Lotarisë, Perparim Bajrami, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe shtatë persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur…

Read More

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, nga Luksemburgu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, respektimit të lirive themelore dhe shmangies së përshkallëzimit të situatës. Në deklaratën e tij, Haagen nënvizon se e drejta për tubime paqësore dhe liria e qytetarëve për të shprehur qëndrimet e tyre janë shtylla themelore të një shoqërie demokratike. Në të njëjtën kohë, ai thekson se mbrojtja e jetës njerëzore dhe e pronës publike e private përbën një përgjegjësi thelbësore të autoriteteve ligjzbatuese. “Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet…

Read More

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë kundërshtojnë propozimin e ministrit të Drejtësisë për provimin e jurisprudencës dhe paralajmërojnë protesta nëse kërkesa e tyre nuk pranohet. Studentja Lindihana Uzeiri, në emisionin “Dialog te Lajmi”, me moderatorin profesor Sefer Tahiri, deklaroi se gjatë takimit të sotëm me studentët u diskutua propozimi i ministrit, por shumica e tyre u shprehën kundër tij. Ajo theksoi se kërkesa e studentëve është që provimi i jurisprudencës të mbahet i tëri në gjuhën shqipe. Uzeiri konfirmoi se studentët janë të gatshëm të dalin në protesta nëse ministri i Drejtësisë dhe kryeministri…

Read More