Karriget e vendosura para kryeministrisë nga Edi Rama, si një ftesë për dialog me pedagogët dhe studentët që kanë dalë në protestë, edhe sot u refuzuan. Të mbledhur që në orët e para mëngjesit të sotëm para zyrës së Ramës, ata i thyen dhe i hodhën pranë derës së institucionit, duke lënë kështu të kuptohet se nuk duan të dialogojnë. Ndërkohë, Rama e kishte edhe sot një përgjigje për këta të fundit, duke i ironizuar dhe duke i shkruar në thonjëza fjalën pedagogë. “Pedagogët” erdhën sot përsëri…”, shkruan Rama krahas videos me pamje nga ‘aksioni’ sot.
Autor: AD
Rusia ka liruar shtetasin amerikan Stephen Hubbard, 74 vjeç, i cili ishte dënuar me gati shtatë vite burg për akuzat se kishte luftuar në krah të Ukrainës. Lirimi i tij u bë i ditur teksa presidenti rus, Vladimir Putin, zhvillonte një takim në Shën Petersburg me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff. Sipas deklaratave të Putinit gjatë takimit të së mërkurës, Hubbard ishte dërguar në aeroportin Pulkovo, nga ku pritet të niset drejt Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi më vonë lajmin, duke deklaruar se 74-vjeçari ishte “rrugës për t’u kthyer në shtëpi”. Ai theksoi se…
Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të 32-vjeçares Julide Yazici, e arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për lidhje me një organizatë terroriste, siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Dy muaj më parë Gjykata e Apelit la në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke. Yazici, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë, akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.…
Mbrëmje e madhe futbolli në Champions League! Bayern Munich dhe Arsenal përballen sot, në kuadër të javës së tretë të fazës së ligës, në një nga sfidat më tërheqëse të këtij raundi. Bavarezët kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre për të marrë tri pikët, ndërsa Arsenali udhëton drejt Gjermanisë me synimin për të konfirmuar ambiciet e tij në arenën europiane. Skuadra gjermane ka treguar forcën e saj në fazën sulmuese, por barazimi spektakolar 3-3 ndaj Viking FK në ndeshjen e fundit europiane ka nxjerrë në pah edhe disa probleme në mbrojtje. Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga…
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë verdiktin për 18 persona që u shoqëruan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet. Pas kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës, kjo e fundit vendosi të lirojë 18 personat e arrestuar. Mes tyre ishin edhe 5 të mitur, konkretisht shtetasit, M. M., N. B., K. H., A. M., G. T. Ndërkohë për shtetasit, O. B., L. Gj., E. LL., A.B., K.M., B. P., gjykata vlerësoi se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm.
Japonia po përjeton temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, me termometrat që kaluan 30 gradë Celsius në Tokio dhe Osaka. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, ky është regjistrimi më i vonë i një temperature të tillë në tetor për të dy qytetet. Temperaturat e larta u regjistruan të hënën, duke thyer rekorde shumëvjeçare dhe duke tërhequr vëmendjen e meteorologëve. Në Tokio, ku të dhënat meteorologjike mbahen që nga viti 1875, një temperaturë mbi 30°C nuk ishte regjistruar kaq vonë në tetor. Rekordi i mëparshëm datonte më 19 tetor 2024. Edhe në Osaka, qytetin e dytë më të madh të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot njëzëri e miratoi konkluzionin për finalizimin e rezultateve nga rrethi i parë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ku më 1 nëntor do të mbahet rrethi i dytë. Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq në mbledhjen e sotme të 23-të informoi se kanë skaduar të dy afatet ligjore për parashtrimin e ankesave, ndërsa në Komision nuk është parashtruar asnjë ankesë. “Dua të informoj publikun se kanë skaduar të dy afatet për parashtrimin e ankesave, ai për procedurën e votimit, i cili skadoi dje në orën 19:00, dhe ai për procedurën e…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ë rrjetet sociale ku takohet me një të ri në Kryeministri. Në videon e publikuar, Rama shfaq mesazhin e marrë nga i riu, ndërsa e pret në zyrën e tij. Ai gjithashtu shtoi se rëndës ka që takimi po bëhet me paqe dhe jo me gurë e zjarr, duke iu referuar protestave të ditëve të fundit nga studentët. Rama: Një njeri që do të më takojë për qejf. I riu: Disa nuk janë dakord, por… Rama: Demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe zjarr.…
Sektori për Kriminalitet Kompjuterik pranë SPB-së së Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj 42-vjeçarit A. D. nga Ohri, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë me fëmijë, sipas nenit 193-a të Kodit Penal. Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, zyrtarët policorë të SPB-së së Ohrit, në koordinim me Sektorin për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 20 tetor kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një kompjuter desktop dhe video me përmbajtje eksplicite të pornografisë me fëmijë. Banori…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 21–22 tetor 2026. Rama ndau një “intervistë virtuale” me një nga protestuesit, i cili ka postuar në rrjetet sociale disa pyetje për Kryeministrin. Ky i fundit i është përgjigjur të gjitha pyetjeve, teksa në fund e fton sërish për dialog. Zoti Kryeministër, me kë doni të dialogoni? Me këdo që beson se unë jam i keq, por ama dhuna është një armik i të gjithëve. Me të rinjtë që policia i…
