Autor: AD

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand elektronik për shitjen e pronave të paluajtshme, automjeteve dhe pajisjeve industriale e ndërtimore.Në shitje janë një lokal prej 31 metrash katrorë në Prilep, një hapësirë afariste prej 108 metrash katrorë në Strumicë dhe gjysma e një banese prej 89 metrash katrorë në Manastir.Ankandi përfshin gjithashtu automjete udhëtarësh e transporti, makina tekstili, pajisje industriale, mekanizëm ndërtimor dhe pirunë ngritës.Ankandi elektronik mbahet sot, më 22 tetor, nga ora 11:00 deri në 13:00.

Read More

Kosova ka formalizuar tri marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian përmes ligjeve të publikuara të mërkurën, më 21 tetor 2026, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për ratifikimin e marrëveshjes së re për programin shumëvjeçar IPA 2026–2027 dhe të dy amendamenteve që lidhen me marrëveshjet financiare për programet IPA 2021 dhe IPA 2022. Publikimi i këtyre ligjeve përbën një zhvillim institucional në kuadër të bashkëpunimit financiar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Tri ligje në të njëjtën ditë Ligji nr. 11/L-016 ratifikon marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin shumëvjeçar IPA 2026–2027. Dy ligjet e…

Read More

Reperi i njohur shqiptar Capital T ka shprehur mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke kërkuar më shumë vëmendje nga mediat e Kosovës për zhvillimet në Tiranë. Pas këtij qëndrimi publik, është publikuar një audio e një telefonate mes artistit dhe një personi që prezantohet si oficer i policisë kriminale në Tiranë, i cili e pyet për vendndodhjen dhe kohën e kthimit të tij në Shqipëri. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Capital T u është drejtuar mediave në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e pasqyrimit të protestave dhe informimit të publikut për çështjet që kanë interes…

Read More

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend. Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra e me revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë. “O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht. Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e…

Read More

Maqedonia e Veriut do të përballet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bubullima. Sot, reshjet pritet të jenë më intensive në disa zona, përfshirë Shkupin.Të premten do të vazhdojnë reshjet lokale, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Të shtunën pritet përmirësim i përkohshëm i motit.Megjithatë, nga e diela rikthehet vala e re e reshjeve, me vranësira dhe temperatura më të ulëta. Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në ditët pasu

Read More

Lëvizja Qytetare “Vatra”, e cila vepron në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Elbasan Shabani, kryetar i degës së Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan, përmes një deklarate publike ka kërkuar mobilizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mbështetjen e listës së përbashkët shqiptare. “Edhe unë, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës që më 25 tetor të dalin në votime dhe të mbështesin listën e përbashkët shqiptare, listën unifikuese që…

Read More

Barcelona ka marrë lajme të mira për Xavi Espartin, i cili ka shmangur një lëndim serioz pas zëvendësimit në fund të ndeshjes ndaj Paris Saint-Germainit, të cilën katalunasit e humbën me rezultat 4-2, raporton “Mundo Deportivo”. Mbrojtësi i ri shënoi golin e parë të Barcelonës në Paris, por në minutat e fundit pësoi një goditje të lehtë në kyçin e këmbës. Trajneri Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte menjëherë, si masë parandaluese për të mos rrezikuar përkeqësimin e gjendjes së tij. Duke pasur parasysh shqetësimet fizike të Eric Garcias, Andreas Christensenit dhe Jules Koundes, Flick nuk dëshironte të rrezikonte edhe një…

Read More

Kryeministri Rama në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë u shpreh se me sulmin ndaj degëve të sistemit bankar synuan të krijojnë një kaos në lidhje me funksionimin e sistemit financiar në vend. “Shifrat e ekonomisë janë shumë inkarujuese për ne. Jemi vendi me rritjen më të madhe me gjithë rajonin tonë. Se në këtu krahasohemi, kemi qenë bishti i kavallit. Sot jemi aty-aty me ata që ishin shumë përpara nesh. Ekonomia nuk rritet me dhunë e gurë, por duke marrë përgjegjësitë e  veta. Ata që u turrën me gurë e zjarr te bankat me skenar…

Read More

Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë. Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën molotovët, ndërsa protestuesit vendosën të djegin një karrige. Kjo ishte në formë simbolike kundërt kërkesës së Ramës për dialog.  

Read More

Zjarr në mjediset e Top Albania Radio-s, te Arena Center në kryeqytet. Flakët e rëna rreth orës 06:40 kanë çuar në një operacion të zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e tyre. Në vendngjarje ndodhen edhe forca policore. Për shkak të zjarrit dhe tymit, TAR ka ndërprerë transmetimin duke filluar me emisionin Wake Up që transmetohet edhe në Top Channel. Po punohet për rikthimin e normalitetit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Për momentin nuk ka informacione lidhur me shkaqet e flakëve. Për çdo zhvillim të situatës do të jemi në përditësim të vazhdueshëm.

Read More