Në margjinat e Samitit XIII të Procesit të Berlinit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz. Përmes një njoftimi zyrtar, kryeministri Kurti bëri me dije se gjatë këtij takimi ka pranuar urimet e Kancelarit Merz për mandatin e tij të ri. Takimi vjen menjëharë pas vendimit të Bundestagut gjerman për të vazhduar qëndrimin e trupave ushtarake gjermane në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it. Gjatë bashkëbisedimit, Kurti vlerësoi rëndësinë e Procesit të Berlinit që nga lansimi i tij në vitin 2014, duke e cilësuar si një platformë ku…
Autor: AD
Liga e Kampionëve sjell sonte (e mërkurë) një tjetër mbrëmje të madhe futbolli, me nëntë ndeshje në program dhe me vëmendjen kryesore te superpërballja mes Bayern Munichut dhe Arsenalit, që synojnë të marrin një rezultat të rëndësishëm në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Mbrëmja nis nga ora 18:45 me dy përballje interesante. Como pret Manchester Unitedin, ndërsa Lille përballet me Galatasarayn. Të dyja ndeshjet pritet të sjellin rivalitet, me skuadrat që synojnë të shfrytëzojnë mundësinë për të marrë pikë të vlefshme në fazën e ligës. Vëmendja kryesore kalon te ora 21:00, kur Bayern Munichu pret Arsenalin në një duel…
Pas protestës së sotme para Parlamentit, studentët kanë thirrur një protestë kombëtare ditën e shtunë, më 24 tetor, para Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, sot u shënua dita e dhjetë e protestës së studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë nëntë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe djegie të objekteve institucionale.
Suhejb Mehmedi, student i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të cilin e udhëheq Sefer Tahiri, ka folur, ndër të tjera, edhe për takimin me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari. “Kemi pritur afër katër muaj për një takim me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin. E morëm takimin dhe na ftoi. Edhe gjatë takimit me ministrin, ai tha: ‘Ju kemi ftuar ne’. I thashë: ‘Ministër, ne dimë të vijmë edhe vetë’. E ka provuar edhe ish-ministri Filkov, por, nëse nuk do të ketë zgjidhje që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, me shumë gjasë do…
Ish-shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka publikuar të dhëna nga një sondazh i realizuar gjatë 30 ditëve të fundit mbi konfigurimin politik në Kosovë. Sipas të dhënave të ndara nga Vela, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk kanë dallime të mëdha në përqindje për sa i përket mbështetjes. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndahen mes vete me vetëm 1%, ku të dyja renditen nën pragun prej 10%. Vela ka theksuar se kjo lëvizje graduale në skenën politike mund të krijojë hapësirë për lindjen e një partie të re…
Këngëtarja Rozana Radi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka ndarë me ta një incident që i ka ndodhur gjatë aktivitetit fizik, si pasojë e të cilit ka pësuar një dëmtim në syrin e djathtë. Përmes dy postimeve në InstaStory, artistja ka publikuar fotografi ku duket syri i lënduar, me ënjtje dhe skuqje të dukshme. Ajo ka sqaruar se po ndiqet nga mjekët dhe se aktualisht është në proces rikuperimi. “Më pyesni pse mbaj syze këtë periudhë dhe përse nuk dal shpesh as në ekran, as në Instagram. Siç mund ta shihni, gjatë aktivitetit fizik rrëshqita dhe…
Gjykata ka liruar sot 8 të mitur, të cilët u arrestuan në protestë. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ata janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e ka cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm. Gjatë ditëve të tubimit policia ka kryer disa arrestime të protestuesve, ndërsa gjykata, nga masat e dhëna deri tani, i ka liruar ata me masës ‘detyrim paraqitje’ ose ‘arrest shtëpie’, ndërsa vetëm për një person është caktuar ‘arrest me burg’.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se vendi i tij e ka merituar prej kohësh të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), por për shkak të disa arsyeve artificiale ende nuk ka mundur t’i nisë negociatat e anëtarësimit, raporton Anadolu. Duke folur para Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, gjatë pritjes nga kryeministri malazez Milojko Spajiq, Mickoski tha se pret mesazhe të forta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si dhe diskutime kuptimplota dhe rezultate konkrete nga samiti. “Dosja maqedonase është komplekse. Ne e kemi merituar të ishim pjesë e BE-së shumë kohë më…
Pas ndalimit të rreth 103 tonëve mish me afat të skaduar në Mal të Zi të cilët ishin të destinuar për Kosovë, Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka thënë për Ekonomia Online se po realizohet një nga operacionet më të mëdha të inspektimit të mishit në vend. Ai ka bërë të ditur se për këtë çështje kanë qenë në kontakt me autoritetet e Malit të Zi, ndërsa ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të zhvillohet edhe një vizitë për të diskutuar këtë rast dhe çështje të tjera. “Dua t’ju informoj se meqenëse jemi pranë përfundimit të procesit të kontrollit…
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit. Seanca e sotme është e para që zhvillohet në Kuvend pas nisjes së protestave të dhunshme të regjistruara gjatë ditëve të fundit. Në fokus pritet të jetë situata e krijuar në vend, pasi në pikën e tretë të rendit të ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelanca pritet të rikthejë në qendër të debatit parlamentar menaxhimin…
