Autor: AD

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave publike të Taulant Ballës për vendimmarrjen e një prokurori të Tiranës lidhur me arrestimet gjatë protestave, duke paralajmëruar se aludimet për lidhje politike mund të cenojnë pavarësinë e magjistratit. Në reagimin e saj, Shoqata thekson se prokurorët janë magjistratë të pavarur, të cilët në ushtrimin e funksionit të tyre u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Sipas saj, vendimmarrja duhet të bazohet te faktet dhe provat e administruara, pa presione apo ndikime politike. Shoqata pranon se vendimet e prokurorisë mund të jenë objekt kritike, përfshirë edhe kritikën publike,…

Read More

Luisa Residi, studente e Universitetit të Evropës Juglindore, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për diskriminimin mes studentëve shqiptarë dhe kolegëve të tyre maqedonas. “Opsioni 84 me 16, të cilin ministri i Drejtësisë ua ofroi studentëve të juridikut në mbledhjen e fundit, mendoj se mund të krahasohet me një garë 100-metërshe, ku 84 metrat e parë për studentët shqiptarë do të jenë rrugë e lirë, ndërsa në 16 metrat e fundit nuk mund të kalosh. Në këtë mënyrë, asnjëherë nuk mund të fitosh, sepse kjo është një nisje e padrejtë”, ka deklaruar Luisa Residi, studente…

Read More

Një vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për pagat e gjyqtarëve në Rumani sjell në vëmendje disa çështje që lidhen edhe me debatin për pagat e magjistratëve në Shqipëri. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut ndalet te rreziku i konfliktit të interesit kur gjyqtarët vendosin për përfitime financiare nga të cilat mund të përfitojnë edhe vetë, te kompetencat e qeverisë dhe parlamentit për politikat fiskale, si dhe te kushtet në të cilat mund të shtyhet ekzekutimi i detyrimeve financiare që rrjedhin nga vendimet gjyqësore. Në çështjen “Puşcaşu dhe të tjerë kundër Rumanisë”, pesë gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë…

Read More

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesë të theksuar të gjyqtarëve, stafit administrativ dhe mjeteve financiare. Për këtë ka alarmuar Shoqata e Gjyqtarëve, duke reaguar ndaj raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave gjatë vitit 2025. Sipas Shoqatës, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për reforma, strategji dhe ndryshime ligjore, kushtet e punës në gjykata po përkeqësohen. Ndryshimet ligjore, pa mbështetje financiare dhe burime të mjaftueshme, nuk po japin rezultatet e pritura. Çfarë kërkojnë gjyqtarët? Për tejkalimin e krizës, Shoqata propozon rishikimin e rrjetit gjyqësor sipas nevojave reale të qytetarëve, digjitalizimin e proceseve dhe përdorimin e inteligjencës…

Read More

Kryeministri Edi Rama raportohet se ka kërkuar nga ministrat që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protestat në Tiranë. Sipas burimeve të Top Channel, Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, duke u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.…

Read More

Rreth 180 mijë punëtorë në Maqedoninë e Veriut marrin paga mujore më të ulëta se 31.200 denarë, ndërsa paga minimale mbetet rreth 26.000 denarë. Këto shifra i bëri të ditura deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, duke akuzuar Qeverinë e Hristijan Mickoskit për refuzimin e rritjes së pagës minimale në 600 euro. „Nuk ka pagë minimale më të lartë, nuk ka masa, nuk ka ndihmë – ka borxhe dhe kamata të larta“, deklaroi Trençevska. Ajo kritikoi edhe paralajmërimet për angazhimin e punëtorëve të huaj. Sipas saj, fillimisht Aleksandar Nikolloski foli për 50 mijë punëtorë, ndërsa Mickoski e rriti shifrën në mbi…

Read More

Presidentja ka kohë deri të premten. Kthimi i ligjit nuk do ta pengonte Kuvendin, por do t’i jepte Kosovës atë që i ka munguar që nga 6 tetori: një shpjegim publik. Të premten, më 23 tetor, mbaron afati i presidentes Justina Shiroka Pula për ligjin që ndryshon Dhomat e Specializuara. Ajo mund ta shpallë, mund ta kthejë në Kuvend ose mund të mos bëjë asgjë. Në rastin e fundit, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa dekretin e saj. Ligji e kufizon juridiksionin e Speciales në disa vepra të caktuara, ua kalon rastet e tjera institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për kandidaturën e Lana Nusseibeh, të nominuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në platformën X, Rama e cilësoi kandidaturën e diplomates si një mundësi të re për OKB-në, në një kohë kur organizata përballet me sfida të mëdha dhe pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të përmbushur misionin ndërkombëtar. Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se e njeh personalisht Nusseibeh dhe ka pasur mundësinë të vlerësojë aftësitë e saj gjatë periudhës kur Shqipëria ishte…

Read More

Rundi i tretë i fazës së ligës në Champions League do të mbyllet këtë të mërkurë me zhvillimin e nëntë përballjeve interesante. Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të përqendrohet në “Allianz Arena”, aty ku skuadra e Bayern Munich do të presë anglezët e Arsenalit. Gjermanët kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit zhgënjyes kundër Vikingut, ndërsa Arsenali vjen në këtë takim pas dy triumfeve të regjistruara në startin e kompeticionit. Një tjetër sfidë delikate pritet të jetë ajo mes Real Madrid dhe Leipzigut në kryeqytetin spanjoll. Skuadra e Real Madridit synon të arrijë suksesin e tretë radhazi në turne, pasi…

Read More