Autor: AD

Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e 27 personave të ndaluar pas protestave në kryeqytet, duke vlerësuar “të paligjshme” arrestimet në flagrancë të 22 prej tyre. Për gjashtë persona të tjerë është caktuar masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Vendimet u morën pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurimit personal për personat e ndaluar gjatë protestave. Vendimi përfshiu edhe gjashtë të mitur në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata vlerësoi “të paligjshme” arrestimet në flagrancë, nuk caktoi masa sigurie dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, nëse…

Read More

Mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me një lajm tronditës se ambientet e Top Albania Radio-s janë përfshirë nga flakët. Për shkak të zjarrit dhe tymit, TAR ka ndërprerë transmetimin duke filluar me emisionin Wake Up që transmetohet edhe në Top Channel, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Lidhur me ngjarjen, një reagim nga Ledion Liço: Një mëngjes i trishtë për Top Albania Radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqësi e papritur jemi të gjithë mirë dhe…

Read More

Për herë të parë në Komunën e Shuto Orizares është ngritur flamuri kombëtar shqiptar, një ngjarje me rëndësi simbolike për identitetin, kulturën dhe traditat e komunitetit shqiptar.Sipas Roma Press, ngritja e flamurit është realizuar në bashkëpunim me këshilltarët komunalë dhe kryetarin e komunës.Ky veprim përcjell mesazhin e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe respektimit të diversitetit në një shoqëri multietnike./Foto: Roma Press

Read More

Jurgen Uldedaj, kampioni shqiptar i botës në kategorinë Cruiserweight të organizatës IBO, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes për mbrojtjen e titullit botëror, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 23 tetor në Tiranë kundër australianit Blake Caparello. Përmes një deklarate publike, Uldedaj ka bërë të ditur se vendimi është marrë për shkak të një dëmtimi të lehtë gjatë përgatitjeve, por edhe të situatës që po përjeton Shqipëria, ku prej ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë. “Për mua, Shqipëria është mbi çdo titull dhe fitore personale. Nuk do ta ndieja të drejtë të festoja në ring, ndërsa bashkëkombësit e mi protestojnë për…

Read More

Artisti Robert Aliaj ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave në Tiranë, duke akuzuar efektivët e Policisë së Shtetit dhe RENEA-s për ushtrim dhune ndaj të miturve, gjimnazistëve, studentëve dhe qytetarëve të tjerë. Përmes një reagimi publik, Aliaj u është drejtuar drejtpërdrejt punonjësve të policisë, duke i akuzuar se kanë kthyer uniformën dhe institucionet shtetërore në instrumente dhune ndaj qytetarëve që protestojnë. Ai ka ngritur një sërë pyetjesh për përgjegjësinë morale të efektivëve dhe familjarëve të tyre, duke kërkuar që ata të mos heshtin përballë veprimeve që ai i cilëson kriminale. “A keni familje? A keni fëmijë?…

Read More

Avokati Naser Raufi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pochetna presmetka” në B2 Kanal, kritikoi mënyrën e mbledhjes së provave dhe ekspertizën në rastin e aksidentit rrugor për të cilin akuzohet Iva Mihailova.“Vetëm te ne i akuzuari duhet ta dëshmojë pafajësinë! Prokuroria duhet ta vërtetojë fajësinë”, deklaroi Raufi, duke kritikuar edhe deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se Iva duhet të dëshmojë pafajësinë e saj.Sipas avokatit, në procedurën hetimore ka mangësi serioze, përfshirë mungesën e ekspertizës mekanike, fotografitë e pamjaftueshme dhe verifikimin e vonuar të gjurmëve në automjet.“Si mund të përcaktohet origjina e gjurmëve pa ekspertizë përkatëse? Gërvishtjen kanë shkuar ta kontrollojnë…

Read More

Mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me një lajm tronditës se ambientet e Top Albania Radio-s janë përfshirë nga flakët. Për shkak të zjarrit dhe tymit, TAR ka ndërprerë transmetimin duke filluar me emisionin Wake Up që transmetohet edhe në Top Channel, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. I ftuar sot në Shqipëria Live, Blendi Salaj foli për vijueshmërinë e Wake Up dhe gjithë programacionit të Top Albania Radio-s. Një ndryshim i madh nga mëngjeset që ne jemi mësuar të përcjellim tek të gjithë shqiptarët që na ndjekin, por sot një zjarr ra në ambientet e TAR që…

Read More

LSDM paralajmëron një valë të re shtrenjtimesh nga janari i vitit 2027, që mund të rëndojë edhe më shumë buxhetet familjare.Sipas partisë opozitare, MEPSO ka kërkuar rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike për gati 98%, ndërsa paralajmërohet edhe shtrenjtimi i tretë i ngrohjes qendrore gjatë këtij viti.Në një konferencë për media, nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska, kritikoi Qeverinë e Hristijan Mickoskit për, siç tha, përkeqësimin e standardit jetësor dhe mungesën e rritjes së pagave. Megjithatë, rritja e kërkuar e tarifës së transmetimit nuk nënkupton shtrenjtim të rrymës me të njëjtën përqindje. Vendimet përfundimtare për çmimet ende nuk janë…

Read More

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike nga punimet e Kuvendit, pas sherrit të së enjtes në seancë plenare, ku nuk munguan as përplasjet fizike. PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet me 60 ditë për deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi. Gjithashtu është kërkuar përjashtimi nga punimet e Kuvendit për 10 ditë për deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi. Seanca e të enjtes u shoqërua…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj “New Religion” është renditur në vendin e 35-të në listën e 50 këngëve më të dëgjuara të vitit në Spotify nga artistet femra. E lumtur për këtë arritje, Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social X (ish-Twitter) një statistikë të platformës për këngët më të dëgjuara të publikuara nga artistet femra, duke shprehur krenarinë që kënga e saj gjendet mes projekteve të disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore. “Fakti që ‘New Religion’ renditet në…

Read More