Autor: AD

Adri Mehmeti, 17-vjeçari me prejardhje shqiptare, po konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit në Amerikën e Veriut, pasi brenda një kohe të shkurtër ka arritur të depërtojë në ekipin e parë të New York Red Bulls dhe të debutojë me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një artikull të publikuar nga CNN Sports, Mehmeti përshkruhet si një nga emrat e rinj që mund të ndihmojnë në ngritjen e nivelit të futbollit amerikan në vitet e ardhshme. Mesfushori mbrojtës, i cili është vetëm 17 vjeç, ka fituar vend të rëndësishëm te New York Red Bulls, ndërsa zhvillimi…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane. Përmes një njoftimi për mediat të zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se në “fokus të takimit ishte rëndësia e një qasjeje të gjithanshme në luftën kundër drogës, e cila ndërthur sigurinë dhe zbatimin e ligjit me parandalimin e varësive, mbrojtjen e të rinjve dhe mbështetjen për rehabilitimin e riintegrimin në shoqëri të personave që…

Read More

Problemet me transportin dhe furnizimin me ushqime në Itali po ngrenë shqetësime për rritjen e çmimeve edhe në vendet e tjera evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut.Bllokadat e rrugëve dhe protestat e kompanive të transportit kanë shkaktuar vështirësi në furnizim, ndërsa disa supermarkete në jug të Italisë kanë mbetur me rafte të zbrazëta. Prodhuesit e mocarelës nga qumështi i buallit në rajonin e Kampanjës raportojnë humbje prej rreth tre milionë eurosh në ditë. Ndërkohë, prodhuesi i njohur i makaronave „Rummo“ ka ndërprerë prodhimin për shkak të mungesës së lëndëve të para.Presion shtesë mbi çmimet krijojnë shtrenjtimi i…

Read More

Një nga studentët e Mjekësisë që sot iu bashkua protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi me foto, duke e prezantuar si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Para kamerave, i riu hoqi maskën kirurgjikale dhe referuar fotos së publikuar nga kryeministri me mbishkrimin “Student? Jo!”, u shpreh: Jam ky këtu. Sinoymeri theksoi se është student i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, me mesataren 10. Më ka akuzuar mua për precedent penal, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shikojeni…

Read More

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike turistike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se vendi është përfshirë zyrtarisht në listën e shteteve që përfitojnë nga kjo mundësi, duke lehtësuar procedurat e udhëtimit. Vendimi pritet të nxisë turizmin, bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet mes dy vendeve.

Read More

Protesta e studentëve është në ditën e 11-të. Mbështetja ndaj tyre u zgjerua me pjesëmarrjen e Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë. Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku vijojnë tubimin kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Për të katërtën ditë radhazi, studentët refuzojnë dialogun me Ramën. Para Kryeministrisë, situata paraqitet e qetë. Në protestë janë bashkuar mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë e të tjerë puonjës të shëndetësisë nga Shqipëria dhe diaspora. Përmes një deklarate, theksojnë se solidarizimi me të rinjtë lidhet me mbrojtjen e të drejtës për protestë paqësore, dinjitetin dhe të ardhmen e…

Read More

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte procesin mësimor, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi, deklaroi se pedagogët e konsiderojnë mbështetjen ndaj studentëve një përgjegjësi qytetare, duke dënuar atë që e cilësoi “dhunë policore ndaj protestuesve”. Kovaçi tha se sindikata i mbështet kërkesat e studentëve dhe do të qëndrojë në krah të tyre deri në fund të protestës. Ai theksoi se bojkotimi i mësimit është një formë solidariteti me të rinjtë dhe u bëri thirrje pedagogëve të mos zhvillojnë mësim me një…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi qeverinë për menaxhim të dobët ekonomik, duke pretenduar se në buxhetin shtetëror dhe në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor mungojnë nga rreth një miliard euro. Ai tha se qeveria për herë të tretë ka refuzuar propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 600 euro, ndërsa qytetarët përballen me shpenzime të larta dhe të ardhura të pamjaftueshme. Filipçe kritikoi edhe ribalancin e dytë të buxhetit, duke pretenduar se ai synon të mbulojë mungesat financiare dhe të sigurojë mjete për pagat. Ai kërkoi gjithashtu mbështetje më të madhe për bujqit, përmes çmimeve më…

Read More

Reperi i njohur kosovar Capital T, i cili pak ditë më parë pati një bisedë telefonike me një efektiv policie nga Shqipëria, ku i kërkohej që të paraqitej pasi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara, ka reaguar përmes një videomesazhi, duke shprehur mbështetjen për protestat studentore. Në mesazhin e tij, artisti thekson se pamjet e ndodhura nuk mund t’i kalonte në heshtje, duke nënvizuar se mirëqenia e popullit të tij është më e rëndësishme se çdo angazhim profesional. Po ashtu ai tha se ndihet tepër i prekur nga situata dhe se nuk mund të vazhdojë aktivitetin e tij muzikor, sikur…

Read More

Mes protestave studentore, administrata shtetërore po përfshihet në një valë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve kryesore në vend. Sipas një liste që po qarkullon dhe që Monitor e ka konfirmuar me disa drejtues të institucioneve shtetërore është dhënë dorëheqja e 20 drejtuesve të drejtorive më kyçe të administratës, në varësi të 3 ministrive kryesore. Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Financave janë dorëhequr drejtuesit e Tatimeve, Doganave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Kërkesat për dorëheqje përfshinë drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i…

Read More