Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka deklaruar se garantimi i së drejtës për protestë duhet të shoqërohet me masa konkrete për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e rendit publik. Gjatë qëndrimit në San Patrignano të Italisë, ku po merr pjesë në një takim ndërkombëtar për parandalimin e varësive dhe rehabilitimin, Demo zhvilloi bisedime me përfaqësues dhe homologë evropianë, përfshirë nga Italia dhe Franca. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i sigurisë publike, parandalimi i akteve të dhunshme dhe mbrojtja e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private. Sipas ministrit, përvojat e vendeve të Bashkimit Evropian po shqyrtohen për…
Autor: AD
Një shtëpi është djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu më 22 tetor, rreth orës 13:00, në fshatin Tisovicë, në komunën e Zelenikovës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Pronari 37-vjeçar u përpoq ta shuante zjarrin vetë, por nuk ia doli. Rasti u raportua në SPB Shkup rreth orës 18:00, ndërsa policia kreu këqyrjen në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri ka bërë një deklaratë për shtyp lidhur me protestën e studentëve në Tiranë. Shoqata u bën thirrje të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme të vazhdojnë solidarizimin e protestave që zhvillohen në Shqipëri, sepse është në të mirën e tyre. Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë, të dashur sipërmarrës të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u bën thirrje të gjithë bizneseve të vogla dhe të mesme, anëtare dhe joanëtare të shoqatës, të vazhdojnë të mbështesin dhe t’u…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së Partisë Demokratike kundër ratifikimit të marrëveshjes së huasë ushtarake prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Partia Demokratike ka sqaruar se nuk kundërshton marrëveshjen me aleatin strategjik të Shqipërisë, por mënyrën se si ajo u miratua në Kuvend. Sipas opozitës, procedura parlamentare nuk ka respektuar rregullat kushtetuese, ndaj çështja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Me kalimin e kërkesës në seancë gjyqësore, pritet që gjykata të shqyrtojë pretendimet e opozitës dhe të vendosë nëse procedura e ndjekur për miratimin e marrëveshjes ka qenë në përputhje me…
Një aksion i gjerë policor i zhvilluar në disa lokacione në Shkup ka përfunduar me arrestimin e 12 personave. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar marihuanë dhe substanca pluhurore të bardha, të dyshuara si lëndë narkotike. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), arrestimet janë kryer gjatë periudhës 22–23 tetor. Mes të ndaluarve ka persona nga Shkupi, Velesi dhe Tetova, si dhe një shtetas turk. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës. “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve. Si aktore, ajo ka marrë pjesë në disa projekte kinematografike të pavarura…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar përmes një postimi në media sociale lidhur me protestat e fundit në Tiranë, duke theksuar se institucionet publike nuk duhet të jenë objekt i dhunës, por të sfidohen përmes argumenteve dhe komunikimit. “Institucionet nuk goditen, por sfidohen me argumente dhe dialog”, shkruan Gogu, duke nënvizuar se qytetarët kanë të drejtë të kritikojnë institucionet dhe të kërkojnë llogari, por zgjidhja e problemeve duhet të kalojë përmes dialogut. Në postimin e tij, ministri ka ndarë edhe qëndrimin e Leopoldos, anëtar i Shoqatës Botërore të Juristëve (World Jurist Association) dhe pjesë e ekipit të World Law…
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në avancimin e çështjes kombëtare. Haradinaj, përmes një postimi, vlerësoi rrugëtimin sportiv të Idrizit, i cili, pavarësisht vështirësive me të cilat u përball në fillimet e karrierës së tij, arriti majat e suksesit në artet marciale dhe u bë kampion në karate. Ai theksoi se Idrizi, gjatë përpjekjeve për lirinë e Kosovës, ishte në krah të popullit dhe mbështeti përpjekjet për çlirimin e vendit. “Pata nderin që sot t’i ndaj medaljen ‘Me besim në Zot,…
Princi Leka ka uruar të bijën, Geraldinën, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi të ndjerë, ku shpreh dashurinë, krenarinë dhe dëshirën për ta shoqëruar në çdo etapë të jetës. “Rritu e lumtur, bija ime! Çfarëdo që të sjellë jeta, do ta zbulojmë bashkë, hap pas hapi”, shkruan ai, duke i uruar shëndet, dashuri, paqe dhe lumturi. Në mesazhin e tij, Princi i premton së bijës se, pavarësisht viteve që kalojnë dhe rrugës që do të zgjedhë, do të ketë gjithmonë një dorë të shtrirë dhe një zemër që do ta presë. Geraldina është fëmija i parë i Princ Lekës…
Shtetasit bullgarë që jetojnë ose qëndrojnë në Maqedoni do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në Bullgari, të dielën, më 25 tetor.Vendvotimet do të hapen në shtatë qytete: Shkup, Manastir, Prilep, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Koçan, raportojnë mediat bullgare, duke iu referuar informacioneve zyrtare për zgjedhjet.Votimi do të organizohet në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Manastir, si dhe në vendvotimet shtesë në Prilep, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Koçan.Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 265 shtetas bullgarë kanë paraqitur kërkesa për të votuar në Maqedoni, ndërsa numri më i madh…
