Policia e Fierit po heton një rast të pretenduar dhune në kopshtin numër 10 të këtij qyteti. Pak ditë më parë një edukatore 44-vjeçare u dhunua fizikisht nga nëna e një fëmije 4-vjeçar, e cila e akuzonte për dhunimin e të miturit. Policia ka nisur hetimet për të dyja gratë. Edukatorja e kopshtit publik po hetohet në gjendje të lirë për dyshimet e keqtrajtimit të të miturit, ndërsa nëna e këtij të fundit po hetohet për dhunën e ushtruar ndaj edukatores. Paraprakisht, policia e Fierit sqaron se nga këqyrja e fëmijës nuk janë evidentuar shenja dhune, por hetimet për rastin…
Autor: AD
Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër të një samiti që synon të riafirmojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet bllokut dhe rajonit. BE-në në këtë takim do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Europian, António Costa dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Costa, ka theksuar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një nga prioritetet e unionit. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Anëtarësimi i tyre është prioriteti ynë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në…
Aktorja e njohur, Monika Lubonja, i është rikthyer aktivitetit në rrjetet sociale, disa javë pas rrjedhjes së pamjeve intime që e përfshinin atë dhe kompozitorin Adrian Hila. Pas ditëve të mbushura me reagime dhe diskutime në publik, aktorja ka publikuar një postim të ri, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Lubonja ka shpërndarë një thirrje për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve në Publik. Postimi lidhet me një aktivitet artistik dhe vjen në një periudhë kur emri i aktores ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit. Rikthimi i saj në…
Ernest Muçi shkëlqeu në fitoren 2-0 të Trabzonsporit ndaj Beshiktashit. Pas ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij, Muçi mori një vendim drastik. Mesfushori me tipare sulmuese vendosi të largonte menjëherë Beshiktashin nga rrjeti social “Instagram”. Ky detaj nuk mund të shpëtonte pa u parë, duke qenë se edhe pati përplasje në fushë. Muçi u fokusua përballë Vlahoviç, teksa futbollisti i Kombëtares duket se ka vepruar menjëherë. Tashmë nuk e ndjek klubin që i besoi transferimin në Turqi nga Legia e Varshavës. Ekipi i Trabzonit mban vendin e pestë në renditje. Gallatasaraj kryesues ndodhet 6 pikë përpara.
Akademiku Artan Fuga ka komentuar krahasimet mes protestave të ditëve të fundit në Shqipëri dhe lëvizjeve studentore në Francë e vende të tjera të Evropës, duke i cilësuar ato si produkt të propagandës dhe keqinformimit. Përmes një paralelizmi me vitin 1968, Fuga kujton se si propaganda e regjimit komunist barazonte lëvizjen studentore në Francë me aksionet e rinisë shqiptare për ndërtimin e hekurudhave.“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”, shkruan Fuga, ndërsa argumenton se edhe sot po krahasohen lëvizje që, sipas tij, kanë kërkesa, qëllime dhe realitete të ndryshme. Ai sjell shembullin e Gradishtës dhe Parisit të vitit…
Një i dënuar 62-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e 22 tetorit në burgun e Këshanjës, në rajonin e Kumanovës.Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti është raportuar në polici në orën 07:20. I ndjeri, me inicialet A.S., ishte nga fshati Bansko i rajonit të Strumicës.Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje një ekip i SPB-së së Kumanovës.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median britanike “UnHerd”. Ai pretendon se kreu i qeverisë po përpiqet të krijojë një situatë me viktima gjatë protestave, për ta përdorur më pas si argument për ndërprerjen e tyre. Këto pretendime janë deklarata të Këlliçit dhe nuk paraqiten në materialin e publikuar si fakte të verifikuara në mënyrë të pavarur. Në intervistën për median britanike, Këlliçi foli për situatën politike në Shqipëri, protestat studentore dhe përplasjet mes opozitës dhe qeverisë. Ai e cilësoi Edi Ramën diktator, ndërsa akuzoi qeverinë për…
Prokuroria kërkon t’i merret pasaporta Prokuroria Themelore Publike në Veles po heton një person të dyshuar për mashtrim dhe mjekim të paligjshëm, i cili dyshohet se u ka premtuar disa personave “vaksina kubaneze” kundër kancerit, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm financiar. Gjatë kontrolleve në disa lokacione, përfshirë vendin e tij të punës në Veles, janë sekuestruar pajisje elektronike dhe janë gjetur prova që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Prokuroria ka marrë në pyetje personat e dëmtuar dhe dëshmitarë të mundshëm, ndërsa gjykatës i ka propozuar t’ia marrë pasaportën të dyshuarit dhe ta detyrojë të paraqitet rregullisht në gjykatë. I dyshuari aktualisht…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka përcjellë një mesazh kundër dhunës dhe në mbështetje të dialogut, në një kohë kur situata politike në vend shoqërohet me protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu thekson se institucionet mund të kritikohen dhe të mbahen përgjegjëse, por jo të sulmohen fizikisht. “Institucionet nuk goditen, por sfidohen me argumente dhe dialog!”, shkruan ministri në reagimin e tij, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit si mënyrë për të trajtuar pakënaqësitë dhe për të gjetur zgjidhje. Sipas Gogut, dhuna nuk është rruga për të sjellë ndryshim, ndërsa qytetarët kanë të…
Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me forcat e rendit, por mjaftueshëm sa për të tërhequr vëmendjen e medias dhe për të mbajtur në gatishmëri një numër policësh. Thirrjet sporadike ishin kryesisht për organizimin e tubimit të kësaj të shtune, që sipas organizatorëve do të jetë protestë kombëtare dhe pritet mbështetja e diasporës. Shumë më ndryshe ishte atmosfera gjatë orëve të para të ditës së 11 të protestës së studentëve. Nga universiteti Politeknik ku nisi marshimi pedagogët të cilës…
