Këngëtarja Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas përballjes me një tumor në tru, i diagnostikuar në vitin 2025. Lajmi i trishtë ka prekur kolegët e saj në botën e muzikës, të cilët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi dhe kujtime për artisten e re. Pas diagnostikimit me tumor në tru, në vitin 2025, Rinesa iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me radioterapi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, familjarët e saj kishin kërkuar edhe ndihmë financiare për të përballuar kostot e trajtimit. Me origjinë nga Prishtina, Rinesa jetonte në…
Autor: AD
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon kryesisht i kthjellët, si dhe me vranësira kalimtare. Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: Shkodër11/22Diell re Kukës9/20Diell re Lezhë13/23Diell re Dibër9/21Diell re Durrës12/23Diell re Tiranë12/24Diell re Elbasan11/24Diell re Berat12/24Diell re Vlorë13/22Diell re Korçë7/21Diell re Gjirokastër8/23Diell re Sarandë10/25Diell re
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve që të distancohen nga dhuna, duke theksuar se protesta paqësore është një e drejtë e patjetërsueshme, ndërsa dhunën e cilësoi si krim dhe armik të demokracisë e lirisë, gjatë deklaratës sot për media. “Të gjitha këto nuk duan të thonë që studentët, familjarët, që janë kundër kësaj qeverie, nuk kanë asnjë të drejtë. Përkundrazi, duan të thonë që rruga për të kërkuar të drejtat dhe për të luftuar demokratikisht kundër kujtdo që ndjeshëm nuk të përfaqëson është rruga paqësore e ballafaqimit të ideve dhe forcave. Ideja e çdo force në zgjedhje,…
Tom Cruise do të nderohet me një Çmim për Arritje të Jetës nga Instituti Amerikan i Filmit. Çmimi do t’i dorëzohet atij në një darkë gala në Los Angeles, në Teatrin Dolby, më 24 prill të vitit të ardhshëm. Kathleen Kennedy, kryetare e bordit të AFI-së, tha se Cruise la gjurmën e tij në kinemanë bashkëkohore. “Tom Cruise është një ikonë globale”, tha ajo në një deklaratë, duke vlerësuar përkushtimin e tij si aktor dhe producent dhe besimin e tij në aftësinë e filmave për të lidhur njerëzit. Cruise, 64 vjeç, ka qenë në industrinë e filmit për më shumë…
Aktorja e njohur, Monika Lubonja, i është rikthyer aktivitetit në rrjetet sociale, disa javë pas rrjedhjes së pamjeve intime që e përfshinin atë dhe kompozitorin Adrian Hila. Pas ditëve të mbushura me reagime dhe diskutime në publik, aktorja ka publikuar një postim të ri, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Lubonja ka shpërndarë një thirrje për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve në Publik. Postimi lidhet me një aktivitet artistik dhe vjen në një periudhë kur emri i aktores ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit. Rikthimi i saj në…
Kryeministri Edi Rama publikon foto, moshën dhe inicialet e protestuesve të dhunshëm gjatë këtyre ditëve protestash.Sipas shefit të qeverisë, asnjë prej tyre nuk është student, por janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë.G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë. B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën. A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta…
Në ndeshjet e tjera të Europa League ranë në sy sukseset në transfertë për Bayer Leverkusen dhe Benfikën e Lisbonës. “Aspirinat” triumfuan 0-2 në transfertën greke ndaj Ofit të Cretës. Miqtë siguruan 3 pikët falë dopietës së Jonas Hoffman në minutat 35 dhe 38. Më e thellë fitorja e Benficës. Luzitanët triumfuan me “poker” golash në transfertën qipriote ndaj Omonias. Autogoli i Negos në pjesën e pare si dhe realizimet e Pavlidis, Aursnes dhe Prestiannit, bën që Benfica të merrte fitoren e 3 në po kaq ndeshje. Fitore e thellë e gjermanëve të Hoffenheim 3-0 ndaj Lyon. Vendasit realizuan tre…
Këtë të diel, më 25 tetor, kthehet ora dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00. Ndryshimi i orës do të bëjë që qytetarët të përfitojnë një orë më shumë gjumë, por njëkohësisht ditët do të kenë më pak orë me dritë në orët e pasdites. Për disa qytetarë, ndryshimi i orës nuk sjell shqetësime, ndërsa për të tjerë mund të ndikojë në organizimin e përditshëm, rutinën e gjumit dhe aktivitetet e tyre. Ndryshimi i orës është një praktikë që zbatohet prej vitesh në Shqipëri dhe në vende të…
Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 12 protestues dhe e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se prokurorja kërkoi si masë shtesë ndaj tyre edhe ndalimin e qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë. Edhe një gjyqtare për të miturit shqyrtoi arrestimin e protestuesit të 13-të, i cili doli gjatë ditës para Dhomës Penale. Bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte shoqëruar nga policia. Edhe për të u vendos masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa arrestimi…
Pedagogu Aleksandër Biberaj theksoi se studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dhe jo të drejtorëve, siç ka urdhëruar ai. Në një prononcim për media, ai theksoi se kryeministri mund të shkarkojë ditën e nesërme edhe të gjithë qeverinë, por shtoi se të rinjtë kërkojnë largimin pa kushte të tij si shkaktarin kryesor të gjendjes ku ndodhet vendi. “Jam informuar që shumë drejtorë kanë dhënë dorëheqjen. Ky person tallet me shqiptarët sepse studentët dhe profesorët nuk kanë kërkuar dorëheqjen as të drejtorëve, shoferëve apo rojeve por të kryeministrit. E para mendon se mund të kënaqë një kërkesë të studentëve. Kjo…
