Një 24-vjeçar nga fshati Leski, në Vinicë, ka shkaktuar një aksident trafiku mbrëmjen e kaluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka gjetur dhe arrestuar, ndërsa testi ka treguar 1,82 promilë alkool në gjak. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:45, në kryqëzimin e rrugëve “Marshall Tito” dhe “Leninova” në Vinicë, mes dy veturave “Audi”. Nga përplasja, një 58-vjeçar pësoi lëndime të rënda, ndërsa tre persona të tjerë, përfshirë njërin nga shoferët, u lënduan. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 24-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Autor: AD
Elisa Spiorpalit i është rikthyer llogaria në Facebook, pas disa ditësh bllokim. Me anë të një reagimi në këtë rrjet social, ajo shkruan: “Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë. *Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë”. Ndërkohë, në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e…
Donald Trump bëri shaka me pjesëmarrësit në tubim të enjten në mbrëmje se kishte “të drejtë të kandidonte përsëri” për president, duke përmendur një pretendim që e ka bërë vazhdimisht se mund të kërkojë një mandat të tretë pavarësisht se është jokushtetues. “Nuk e di kush do të jetë presidenti juaj i ardhshëm dhe mendoj se ligji thotë, nuk jam 100% i sigurt, por mendoj se ligji thotë se nuk më lejohet të kandidoj përsëri”, tha Trump në Sioux City, Iowa . Trump vazhdoi duke pranuar në dukje se amendamenti i 22-të i ndalon presidentët të kërkojnë një mandat të…
Pronarët e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim, sipas një projektvendimi të ri të përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kostot pritet të mbulohen tërësisht ose pjesërisht nga prodhuesit dhe importuesit profesionistë të automjeteve, ndërsa parashikohen edhe raste të veçanta kur pagesa mund t’i kërkohet vetë pronarit. Nisma synon të ndryshojë mënyrën se si trajtohen makinat e vjetra në Shqipëri, duke vendosur rregulla të reja për dorëzimin, çmontimin, riciklimin dhe çregjistrimin përfundimtar të tyre. Sipas projektvendimit, automjetet që nuk mund të përdoren më do të…
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski akuzoi Bullgarinë se po shfrytëzon anëtarësimin në BE për të bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për të imponuar çështje që lidhen me historinë dhe identitetin maqedonas. Në fjalimin me rastin e 23 Tetorit, ai paralajmëroi për provokime të mundshme dhe përpjekje që vendi të përfshihet në problemet e shteteve fqinje. Mickoski pretendoi se pas anëtarësimit në BE, Bullgaria nisi të përdorë mekanizmat evropianë për të penguar procesin integrues të Maqedonisë. Ai theksoi se asnjë veto apo presion nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, kujtesën historike maqedonase. Kryeministri paralajmëroi gjithashtu për veprimtarinë e shërbimeve…
Hansi Flick e ka ndërtuar Barcelonën rreth lojës sulmuese, presionit të lartë dhe kërkesës për ta mbajtur kundërshtarin nën presion. Në anën tjetër, Jose Mourinho njihet për organizimin taktik dhe aftësinë për t’i përshtatur ekipet e tij me kundërshtarin. Përpara “El Clasicos”, ky krahasim rikthen vëmendjen te përballjet e mëparshme dhe te mënyra sesi rezultatet historike mund të ndikojnë në pritshmëritë për një ndeshje të madhe. Për Barcelonën dhe Real Madridin përballja mes tyre është një test i rëndësishëm për ambiciet sezonale. Flick synon ta udhëheqë skuadrën katalanase drejt një tjetër rezultati pozitiv, ndërsa Mourinho mbetet një nga trajnerët më…
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, po ashtu dorëheqjen kanë dhënë edhe drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtor i Përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi. Burime pranë qeverisë i pohuan Top Channel se drejtorët e prekur do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë, ndërsa dorëheqjet e paraqitura do t’i nënshtrohen një procesi rivlerësimi. Në fazën e dytë do të analizohet performanca e secilit drejtues, për të vendosur më pas për vijimësinë e tyre në detyrë. Ky vendim duket se vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten…
Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, po kalon një periudhë emocionuese dhe sfiduese në jetën e saj, teksa është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga vështirësitë fizike që po përjeton gjatë kësaj shtatzënie, duke treguar se kjo nuk është një rrugëtim i lehtë. Me anë të postimeve në Instagram, Sara ka zbuluar se lodhja e madhe trupore dhe shqetësimet e ndryshme po e shoqërojnë këtë periudhë të veçantë. Ajo ka ndarë hapur përjetimet e saj, duke e bërë këtë proces më të lehtë për ndjekësit e…
Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje të ngadaltë. Edhe muaji shtator që zakonisht shënon fundin e sezonit veror nuk solli një përshpejtim të ndjeshëm të flukseve turistike. Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me vetëm 2.1% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në vend hynë rreth 1 milion e 287 mijë shtetas të huaj ose afro 27 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërsa për periudhën janar-shtator, rritja e hyrjeve të të huajve arriti në 4.9%, më e ulët kjo krahasuar me ritmin e regjistruar…
Policia ka arrestuar një 44-vjeçar nga Gostivari, pasi është kapur duke drejtuar një Rolls-Royce me 194 km/h në autostradën Tetovë–Gostivar, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h. Shoferi B.M. u ndalua sot rreth orës 12:05 nga njësia mobile e policisë rrugore. Ai dyshohet për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, ndërsa ndaj tij do të iniciohet procedurë përkatëse ligjore.
