Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati, duke theksuar se zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet. Këto deklarata Kurti i bëri në ceremoninë e betimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026, ku u betuan 515 ushtarë të rinj, të cilët kryeministri i cilësoi si gjeneratën më të madhe që ka pasur ndonjëherë vendi. “Sot, këtu në kazermën ‘Adem Jashari’, në një vend ku emri i kryekomandantit simbolizon qëndresën shqiptare dhe sakrificën për liri, jemi mbledhur për të shënuar një…
Autor: AD
Eurodeputetja Anna Strolenberg, ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim. “Jam informuar se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i rremë! Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës…
Ish presidenti amerikan Bill Clinton dënoi retorikën kundër myslimanëve dhe diskriminimin ndaj tyre gjatë një fjalimi në Qendrën e Adhurimit Koinonia në Florida, përcjell TV21. Ai tregoi se vajza e tij, Chelsea Clinton e kishte lexuar Kuranin kur ishte adoleshente dhe i kishte treguar për një pjesë. Sipas tij, mesazhi i Kuranit është se popuj të ndryshëm janë vendosur në Tokë për t’u njohur dhe për të mësuar nga njëri-tjetri, e jo për ta nënçmuar njëri-tjetrin. “Jam i lodhur nga njerëzit që i nënçmojnë myslimanët, vetëm pse janë myslimanë. Kurani thotë…dhe këtë e kam dëgjuar për herë të parë nga…
Pritjes po i vjen fundi! Big Brother VIP Kosova rikthehet zyrtarisht më 30 tetor 2026, duke hapur kapitullin e pestë të një prej formateve televizive më të suksesshme dhe më të ndjekura në hapësirën shqiptare. Pas katër edicioneve që kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm, sezoni i ri vjen më ambicioz se kurrë, me një kast të jashtëzakonshëm, dinamika të reja dhe surpriza që premtojnë një spektakël televiziv të një niveli tjetër. Një prej risive kryesore të këtij edicioni është numri i pjesëmarrësve. Për herë të parë, mbi 20 banorë do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë që…
Dy persona nga Kumanova, të moshës 45 dhe 52 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar dhe grabitur një 64-vjeçar, duke tentuar më pas ta detyrojnë të marrë kredi të shpejtë. Sipas policisë, gruaja e kishte joshur viktimën në shtëpinë e saj me pretekstin se kishte nevojë për ndihmë për të blerë një telefon. Kur ai mbërriti, 52-vjeçari e sulmoi fizikisht, ndërsa gruaja i mori paratë dhe telefonin. Më pas, dyshja e detyroi të shkonte në një kompani financiare për të marrë kredi. Viktima arriti t’i sinjalizonte një punonjëseje se po vepronte nën detyrim, e cila njoftoi policinë. Të…
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet. Si pasojë e përplasjeve, një punonjës policie ka mbetur i dëmtuar. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personi i arrestuar dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre dhe të institucioneve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë. Ndërkohë, një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një punonjës policie gjatë tubimit të zhvilluar dy…
Ish-deputeti Gani Geci është liruar nga masa e paraburgimit, sipas konfirmimit të dhënë nga avokati i tij, Besnik Berisha. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore pas kërkesës së vetë Prokurorisë për ndërprerjen e kësaj mase. Më parë gjatë të njëjtës ditë, Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën për anulimin e vendimit të shkallës së parë të datës 14 tetor 2026, i cili caktonte paraburgimin. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Geci kishte qenë i shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës që nga data 21 tetor.Masa e paraburgimit ndaj tij ishte caktuar pas dyshimeve të ngritura nga Prokuroria se më…
Në 10 ditë Protesta në Tiranë u shënuan përplasje të forta me dhjetëra të lënduar dhe qindra persona të shoqëruar nga policia. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë shoqëruar 646 protestues, prej të cilëve 283 janë arrestuar, ndërsa 363 të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lire. Sipas të dhënave zyrtare mbi 200 prej të shoqëruarve janë të mitur. Të 283 të arrestuarit kanë dalë përpara Gjykatës Penale të Tiranës për vlerësimin e masave të sigurisë. Për tetë persona është caktuar arrest me burg, për tre arresti në shtëpi, ndërsa për pjesën tjetër detyrimi për paraqitje dhe, për…
Një 24-vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga dy persona, të cilët i kishin premtuar ndihmë për privatizimin e tokës shtetërore që shfrytëzonte familja e saj. Njëri prej tyre ishte paraqitur rrejshëm si punonjës i Kadastrës, duke i marrë gjithsej 117.000 denarë në disa raste. Mashtrimi u zbulua kur e reja shkoi në Kadastër për të kontrolluar procedurën dhe mësoi se personi në fjalë nuk ishte i punësuar aty prej më shumë se dy vitesh. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa MPB-ja po punon për zbardhjen e plotë të tij.
Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, ku është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin dhe gjetjen e tij. Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë. Sipas informacionit paraprak, shtetasi i huaj raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar në komunikimet telefonike me të. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
