Për sot, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të zgjeruar të ministrave dhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste. Një ditë më parë u mësua se Rama iu kërkoi ministrave që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, ndërsa qeveria po përballet me protestat në Tiranë. Sipas burimeve të Top Channel, shefi i qeverisë i kontaktoi nga Budva, që të mbledhin drejtuesit e institucioneve në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Gjithashtu mësohet se këtij urdhri i kanë shpëtuar arsimi, shëndetësia dhe policia. Më parë, Rama paralajmëroi masa ndaj drejtuesve të administratës që…
Autor: AD
Pesë të mitur, të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç, sipas pretendimeve të një prindi, kanë ndaluar dy fëmijë 11-vjeçarë në qendër të Tetovës, i kanë kapur për fyti dhe janë përpjekur t’ua heqin xhaketat për të kontrolluar nëse mbanin veshje me simbolet e grupit të tifozëve „Vojvodi“. Incidenti, sipas prindit, ka ndodhur derisa fëmijët po shkonin në stërvitje. Për rastin ka alarmuar publikisht Darko Gavro, i cili në një postim në grupin e Facebook-ut „Go ljubim Tetovo“ pretendon se djali i tij dhe një fëmijë tjetër janë keqtrajtuar pranë ëmbëltores „Geopiko“ dhe objektit „Nashe dete“. Sipas dëshmisë së tij,…
Policia e Vlorës zbardhi djegien e një automjeti, mbi një muaj më parë, në lagjen “1 Maji”. Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale, për shkak të një defekti. Në kuadër të operacionit të koduar “Order”, u arrestuan dy persona, të dyshuar si porositësi dhe autori i djegies së qëllimshme të makinës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 22 shtator 2026, rreth orës 01:20, kur automjeti në pronësi të një 50-vjeçareje, banuese në Vlorë, u përfshi nga flakët. Pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve arritën të zbulojnë se zjarri nuk ishte shkaktuar nga një…
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur dje në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, të cilët këtë të diel do të garojnë së bashku në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Delegacioni, i kryesuar nga deputeti Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, si dhe përfaqësuesit më të lartë të tetë partive shqiptare të bashkuara në këtë garë zgjedhore, u prit në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës nga Myftiu Tërnava, i cili i përgëzoi për këtë hap të bashkimit dhe u uroi sukses në zgjedhjet e…
Një 47 vjeçar në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22 vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij, u kap në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Sipas Policisë, shtetasi me inicialet K.N., banues në fshatin Sanxhak, u ndalua pas koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në muajin korrik në Sanxhak, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V.P., 22 vjeç dhe më pas i ka…
Moti në vendin tonë sot ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje të dobëta shiu, sidomos në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit, vranësirat vijnë gradualisht duke u pakësuar. Reshjet e shiut me intensitet të ulët ishin të pranishme që në orët e para, në pjesën më të madhe të territorit. Pas mëngjesit, reshjet ndërpriten në të gjithë vendin. Era fryn nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Valezim i ulët në det, i forcës 1–2 ballë.
Pothuajse të gjitha ekosistemet e shkëmbinjve koralorë në botë përballen me rrezik të lartë kolapsi gjatë 50 viteve të ardhshme, kryesisht për shkak të ngrohjes së oqeaneve dhe valëve të të nxehtit, sipas një vlerësimi global. Në kuadër të konferencës së OKB-së për biodiversitetin të zhvilluar në Shqipëri, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) njoftoi se 96% e ekosistemeve të shkëmbinjve koralorë në ujëra të cekëta janë tashmë në rrezik kritik dhe mund të zhduken deri në vitin 2075. Shkëmbinjtë koralorë janë jetikë për peshkimin dhe turizmin, ndërsa mbrojnë brigjet nga erozioni dhe stuhitë. Të njohur edhe si “pyjet…
Tregu i sigurimeve po shfaq rritje të dobët gjatë këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 20.6 miliardë lekëve, në rritje me 1.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesërisht, ngadalësimi i rritjes së tregut të sigurimeve mund të shpjegohet edhe me efektin negativ të kursit të këmbimit. Këtë vit, kursi i këmbimit Euro-Lek po bie me ritme më të shpejta. Rënia vjetore e kursit arriti pranë nivelit të 5.5% në fund të muajit shtator. Sipas shifrave të AMF-së, afërsisht një e treta e kontratave…
Këngëtarja dhe artistja shqiptare, Rozana Radi, ka zbuluar arsyen pse së fundmi është shfaqur më rrallë në publik dhe në rrjetet sociale, si dhe pse është parë duke mbajtur syze. Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka bërë të ditur se ka pësuar një lëndim në syrin e djathtë pas një aksidenti gjatë aktivitetit fizik. Në fotografitë e publikuara, artistja ka treguar dëmtimin dhe ënjtjen në zonën e syrit, duke sqaruar se aktualisht është nën kujdesin e mjekëve. “Më pyesni pse mbaj syze këtë periudhë dhe përse nuk dal shpesh as në ekran, as në Instagram. Siç mund ta shihni,…
Dëmet e shkaktuara në bizneset e prekura nga protestat e ditëve të fundit në Tiranë vlerësohen në 2,15 milion euro, ndërsa deri tani janë evidentuar 127 subjekte të dëmtuara. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se një pjesë e bizneseve janë identifikuar nga kontrollet e kryera në terren, ndërsa të tjerat kanë paraqitur vetë raportimet përmes platformës elektronike “Dëmi im”. Konkretisht, 55 subjekte janë konstatuar nga grupet e verifikimit të administratës tatimore, ndërsa 72 biznese kanë përdorur shërbimin e dedikuar në portalin “e-Albania” për të deklaruar dëmet e pësuara. Administrata Tatimore vijon punën për mbledhjen dhe verifikimin…
